top of page

KOLERA DHE MASKA

  • Dec 11, 2020
  • 1 min read

MYSLIM MASKA


POEZI

Kolerën e takoj përditë,

Më buzëqesh,

Ma bënë me sy,

Më vjen vërdallë…

Shtirem se KUÇKËN

Nuk e shoh,

Dhe pse me vjen

Ta shqyej të gjallë…

Dhe do ta shqyej

Se vërtetë,

Unë e kam

Mbiemrin MASKA

Me qindra vjet…

* * *

Nuk them

KE FAJ TI

Që s’bënë dot DRITË,

Me mua

Ç’dreqin ke

Që ma fik DRITËN?...

***

Kur morëm flakë

E u shkrimë,

Heshtëm si llavë e ngrirë;

Atë çast

Si një gjethe e florinjtë

Ra hëna në rrugë.

E mori një i verbër

Dhe deshi ta fuste në shpirt

(Meqë atë çast sikur pa dritë!)

Po kur ndjeu ulërimë yjesh,

E hodhi prapë

Në qiell…

Unë dhe ti u bëmë prapë Dritë…

4 Comments


mich.maska
Dec 13, 2020

I nderuar z. Athanasiu. Faleminderit per vleresimin. Nuk jam shume prodhimtar, shkruaj rralle e per mall, sic thone, si ne proze dhe ne poezi. Disa poezi jane te tanishme. Te uroj suksese, perqafime, Myslimi.

Like

sotir.mimi
sotir.mimi
Dec 13, 2020

Xing.

Lexoj këto poezi kaq të ndjera dhe që të mos "hesht si llavë e ngrirë", po shpreh

Kënaqësinë time bashkë me urimin për autorin tejet prodhimtar. Urime! / Xing.


Like

mich.maska
Dec 12, 2020

Kaq shume kujtime qe po t'i kishim shkruar do te ishte nje poeme e

mrekullueshme... Faleminderit, te perqafoj, Myslimi.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Dec 12, 2020

Ja dhe një tjetër treshe poezish elitare e mikut tim të çmuar Myslimit. Përveç kënaqësisë artistike që më përcjellin, më ngacmojnë të rikujtoj nga kujtimet tona. Miqësia e sinqertë është me të vërtetë një minierë floriri që s'shteron kurrë së të të pasuruari.

Përqafime! Kozmai.


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page