top of page

KOLEKTIV PEDAGOGJIK I PËRKUSHTUAR QË KUJTOHET ME RESPEKTE E MIRËNJOHJE


Qatip Mara

KOLEKTIV PEDAGOGJIK I PËRKUSHTUAR QË KUJTOHET ME RESPEKTE E MIRËNJOHJE NGA NXËNËS E PRINDËR




Kjo foto është e kolektivit pedagogjik të shkollës “Todi Koçeli” të qytetit Selenicë Vlorë e viteve 80 të shekullit të kaluar.Ishte një kolektiv pedagogjik i përkushtuar në procesim mësimor të mësimdhënjes e të mësimnxënjes. Drejtori i shkollës Novruz Abilekaj kishte shumë aftësi komunikuese dhe e drejtonte me shumë talent punën mësimore-edukative. Ishte shumë korrektë në zbatimin e disiplinës në shkollë. Kishte krijuar e harmonizuar një kolektiv kompaktë që punonte i motivuar për arsimimin dhe edukimin e nxënësve . Me thjeshtësinë që e karakterizonte motivionte çdo mësues duke e vlerësuar punën mësimore edukative. 



Kolektivi pedagogjik i shkollës “Todi Koçeli” Selenicë Vlorë në vitet 80 të shekullit të kaluar

Ndryshonte shumë nga disa drejtorë që kisha punuar në vite, kishte shumë aftësi njohëse e me shumë takt pedagogjik përhapte përvojën e përparuar në shkollë. Kujdesi i tij për një mjedis të rregullt e të pastër në shkollë motivonte gjithë kolektivin për të punuar në forcimin e disiplinës në shkollë. Shkolla “Todi Koçeli” me punën cilsore kishte arritje të larta në proçesin mësimor –edukativ. Drejtori shkollës Novruz Abilekaj udhëzonte metodikisht në mënyrë shkencore duke nxitur përvojën shumë të mirë të mësuesve të të gjitha profileve. Drejtori Novruz Abilekaj drejtonte me shëmbullin e tij personal , ishte edhe një prind shëmbëllor. .  Prindërit Selenicarë ishin shumë arsimdashës dhe vlerësonin me mirënjohje mësuesit e përkushtuar të kolektivit pedagogjik “Todi Koçeli”.Ata ndikonin me kujdes në zbatimin e orarit të studimit të fëmijëve të tyre duke u krijuar kushte komode në familje. Midis mësuesve të shkolles “Todi Koçelit” kishte një bashkpunim metodik e pedagogjik për punën mësimore edukative dhe dalloheshin me rezulate të larta mesuesit e përkushtuar Violeta Nervaj. Lutfi Mema, Panajot Vangjeli.. Leonidha Dhima,Paskal Bombaj, Liljana Musaraj, Margarita Dhrami, Natasha Simoni,Donika Rrapaj,Todi Mustaka,Ali Jakupi etj

Mësuesit duke punuar me pasion pedagogjik kishin arritur rezultate të larta në kalueshmëri e cilësi. Drejtori i shkollës Novruz Abilekaj me taktin e tij psikologjik-pedagogjik kishte nxitur pozitivisht kolektivin pedagogjik dhe si rrjedhojë e punës së mirë mësimore-edukative shkolla “Todi Koçeli” ishte ndër shkollat më të mira të Vlorës në rezultate mësimore dhe fituese të opilimadave kombëtare në lëndën e matematikës. Shkolla “Todi Koçeli” ishte bërë shkollë e përvojës së përparuar me nxënës cilësor dhe shumë të edukuar.

Procesi mësimor-edukativ në shkolla ka vështirësi, por drejtori Novruz Abilekaj organizonte me sukses relacionet familje –shkollë-nxënës duke perfeksionuar gjuhën e komunikimit të mësimdhënësit me nxënësin, duke nxitur përvojën e mirë të mësuesve më të mirë të shkollës duke vlerësuar edukimin e nxënësve përgjithësisht si pjesë përbërëse e jetës. Zbatimi me korrektsi i disiplinës në procesin mësimor edukativ në këtë shkollë ishte realizuar me punën këmbëngulse të drejtorisë së shkollës në solidaritet të plotë me trekëndëshin e komunitetit prindër-mësues-nxënës.  Qysh në hyrjen e shkollës dallohej fryma e disiplinës nga personeli . Në oborrin e shkollës mbizotronte një qetësi e plotë, të gjithë nxënësit ishin në mësim. Në mjediset e brendshme të shkollës ndriçonte pastërtia e stendat e bukura të afishuara shumë bukur. Kudo nëpër koridoret e shkollës personeli pastrimit ishte në lëvizje duke punuar me përkushtim për një mjedis sa më të higjenizuar e estetik. Në zyrën e drejtorisë së shkollës drejtori punonte materale studimore për edukimin. Dosjet e sistemuara për problemet procesit mësimor edukativ flisnin për punën e kualifikuar që bënte drejtoria e shkollës me kolektivin pedagogjik, duke i kushtuar shumë rëndësi edukimit të nxënësve.. Drejtoria e shkollës “Todi Koçeli” edukimit të nxënësve i kushtonte shumë rëndësi , duke përcaktuar me përgjegjësi synimin e vërtetë të sistemit të edukimit dhe arsimimit. 

Drejtoria e shkollës vlerësonte punën e përkushtuar të mësuesve të talentuar Violeta Nervaj, Luffi Mema,Dafina Rrapaj, Natasha Simoni,Liljana Musaraj,Margarita Dhrami,Todi Mustaka etj, të cilët ishim modeli shëmbullor i mësuesit i prindërit të dytë për çdo nxënës Drejtoria e shkollës vlerësonte se familja është një ndër shtyllat më të rëndësishme në edukimin e individit,si pjesë e pandashme e shoqërisë. Ajo në takime me prindërnë shkollëi I kishte orientuar shumë prindër në rrugën e duhur për të eleminuar indisiplinimet e fëmijeve të tyre dhe në kushte të veçanta kishte ndihmuar që fëmijtë problematikë të mos ndiheshin të lënë pas dore, por të ndjehen si pjesa më e rëndësishme e shoqërisë,ashtu siç edhe janë, Gjithashtu të gjithë pjesmarrësit e veprimatrive në proçesin mësimor-edukativ kishin arritur bashkarisht t’iu përmbahen rregullave shkollore duke siguruar disiplinë të ndërgjegjshme në parandalimin e largimit të nxënësve nga dukuritë negative shoqërore . Me trajnime profesionale drejtoria e shkollës kishte rritur aftësitë psiko-pedagogjike shkencore të stafit mësimdhënës e mësimnxënës. Në shkollë zhvilloheshin në vazhdimësi aktivitete kulturore-sportive, konkurse të ndryshme me qëllim të motivimit të nxënësve për dituri, duke krijuar vetëdijesim dhe shprehi leximi.Punohej me kujdes e merak pedagogjik duke mos harruar edhe sjelljen kolektive të nxënësve, të cilët nuk shkaktonin asnjë shqetësim tek banorët që jetojnin pranë këtij institucioni të rëndësishëm edukativo-arsimor 

Drejtoria e shkollës me stafin pedagogjik e komitetin e prindëve të shkollës kishte zgjidhur e sheshuar konflikte e mosmarrëveshje si me prindërit ,ashtu edhe me nxënësit problematikë .Drejtoria e shkollës i kushtonte rëndësi trajnimit të mësuesve me synim,ngritjen e tyre profesionale ..  Ndjeja kënaqësi që jepja mësim në shkollën “Todi Koçeli”, punoja me përkushtim e pasion sepse edhe drejtori i shkollës Novruz Abilekaj na vlerësonte punën mësimore –edukative me objektivitet shkencor . Një punë shumë e mire bëhej me komisjonet e lëndëve mësimore duke rritur bashkpunimin midis mësuesve sipas profileve. Në komisionin e lëndëve histori-gjeografi punohej për rritjen e aftësisë metodiko-shkencore të çdo mësuesi. Kryetari komisionit Leonidha Dhima me thjeshtësi e dashamirësi kontrollonte orë mësimi duke nxitur punën e mirë mësimore edukative.Kolegun e mikun tim Leonidha Dhima e kujtoj me respekte e mall.Mësova me dhimbje largimin nga jeta..Kujtimi tij është i paharruar në komunitetin mësues-nxënës- prindër të qytetit të Selenicës ,ku i ndjeri Leonidha Dhima së bashku me bashkshorten,kolegen e nderuar Bebi Dhima kontribuan shumë vite në arsimimin e edukimin e nxënësve

Me përkrahjen e drejtorit të shkollës “Todi Koçeli” Novruz Abilekaj fillova të grumbulluam fotografi të nxënësve në vite të shkollës “Todi Koçeli” dhe nisëm punën për ngritjen e muzeut të shkollës. Duke aktivizuar dizenjatorin të ndjerin Aleks Jerasi përfunduam stendat e muzeut të shkollës me një tematikë të larmishme historike të shkollës “Todi Koçeli”. Muzeu vizitohej me interes nga nxënësit e shkollës sepse nëpër stenda ishin afishuar informacione e fotografi të nxënësve në vite të ndryshme shkollore.

U largova nga shkolla “Todi Koçeli” me mbresat më të mira për kolektivin pedagogjik të përkushtuar dhe drejtorinë e shkollës që drejtonte shkollën me aftësi të talentuara.

Qatip Mara

Nju Jork 18 qershor 2020

284 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page