KLLOGJER DËSHMI E EGËRSISË SË ORTODKSISË BIZANTINE GREKE



Në Kllogjer më 6 TETOR 2019.

Nga Fahri Dahri

Sigurisht më kujtohet ky vend, ose të jem më i qartë, më kujtohet se në fëmijërinë time kisha kaluar në këtë pllajë, por nuk e dija që quhesh edhe Kllogjer, deri vonë e njihja me emrin Xarrë.

Në parantesë: Kllogjeri është një pllajë ose më saktë një kullotë e gjërë në Bashkinë e Konispolit. Nga biseda me djalin tim, i cili na e bëri “dhuratë” këtë rrugëtim aq të dëshiruar, nga që unë e përmendja shpesh, sidomos kohët e fundit, u përqëndruam edhe në kuptimin e emrit “Kllogjer”, nga ku djali bëri një zbërthim gjuhësisht të pranueshëm. Ky diskutim lindi mbasi në takimin tonë me një konispolat, i cili në bisedë e sipër kur ne i treguam se kaluam andej nga Kllogjeri, tha se nuk e dinte kuptimin e emrit- Kllogjer. Ne qeshëm dhe në mes shakave i thamë se emri Kllogjer, nënkupton “kullotë e gjerë”: Spjeguam gjithashtu se në dialektin thesprot-çam, fjala kullotë, shqiptohet kllotë, pa zanoren “u”, pjesa tjetër është fjala gjer, pra: Kllo-gjer= kullotë e gjerë. Këtë të shprehur e ndeshim edhe në rastet kur themi: kullon gjak = “kllon gjak”; apo kullon djersë = “kllon djersë”, etj.

Afro 75 vite më parë, të gjithë banorët e Çamërisë së sipërme, gjatë 15 - 25 gushtit 1944, të ligështuar, të uritur, të sëmurë me plagët e pleqërisë dhe plagët e shkaktuara nga dhuna e ushtruar prej zervistave kanë kaluar, shumica e tyre në këtë rrugë. Pjesë e asaj turme isha edhe unë 6 vjeç e gjysëm bashkë me tre prinderit, katër motrat dhe vëllain. Familja jonë në kapërcimin e kufirit përbëhej nga 9 veta. Më pas nga kalimi i kufirit, pikërisht në këtë zonë na vdiq motra e vogël 11 muajshe nga uria. Siç dihet tashmë, në këtë pllajë ishin të shumtë njerëzit që nuk arritën të vazhdonin rrugëtimin për ti shpëtuar “kanibalëve të ortodosisë greke”.

Ky vend është vendi simbol, i mbi 2,770 banorëve çamë, nga të gjitha moshat, të cilët lëshuan frymën e fundit të jetës së tyre, u mbuluan me dheun e Kllogjerit, i cili ka mbi 10 vjet që është kthyer në pelegrinazh për të gjallët që shpëtuan dhe vazhduan rrugëtimin, por dhe për pasardhësit e farë-fisit çam, që nderojnë me respekt të parët e tyre dhe mban të gjallë trashëgiminë e fisit më të vjetër të Gadishullit të Ballkanit.

Le të kthehemi tek qëllimi i udhëtimit tonë Tiranë, Sarandë, Kllogjer, Qafë Botë, Konispol dhe kthim.

I lindur në Çamëri, para vitit 1944-1945, dëshmitar okular i masakrave ç’njerëzore dhe dëbimit të dhunshëm i të gjithë banorëve myslimanë të prefekturës së sotme greke të Thesprotisë, duke u bazuar në dy shkaqe dashakeqe të palës greke:

- të qenurit myslimanë dhe jo ortodoksë, sipas strategjisë së “MegalloIdesë” për të bërë të mundshme helenizimin e territorit të Çamërisë, e cila asnjë herë dhe në as një kohë nuk ka qenë territor grek, dhe as e helenizuar deri para vitit 1913 dhe,

- qenia e territorit të Çamërisë, vahzdimësi e territorit të Shqipërisë etnike, ishte dhe mbetet një ankth i përhërshëm i qeverive dhe kishës Greke, fakt i cili ka trazuar dhe trazon keqas mbarështimin e helinizmit në Epirin e kaonëve, thesprotëve dhe mollosëve.

Ngarkesat e ndryshme historike të cilat ndodhin në jetën e çdo njeriu, sigurisht të ndryshme, jo të njëjta dhe as të plota (sepse jo të gjithë arrijnë të kapërcejnë të tetëdhjetat apo të nëntëdhjetat), sepse jo gjatë gjithë jetës kanë intensitet kujtues, por intensiteti kujtues, shpeshtohet pikërisht kur moshat “thyhen”. Është ky fenomen që më shtyu për të kryer një rrugëtim, i cili sillte në kujtesë udhëtimin e para 75 viteve, ku turmat e njerëzve shpresë humbur ecnin drejt të panjohurave.

Natën e të shtunës e kaluam tek nipi, djali i motrës në Sarandë. Në mëgjes morëm udhën për të plotësuar qëllimin tonë. Me ne erdhi edhe nipi, por në një lokal, pa dalë nga Saranda ku pimë kafen, na u afrua një person, ai përshëndeti italisht. E takuam dhe e ftuam të ulej me ne. U prezantuam. Djali i tregoi për udhëtimin që do bënim si dhe shkurtimisht arësyen. Ai u ndje i qetë dhe shfaqi dëshirën të ishte pjesë e udhëtimit. Kështu ekipi ynë prej 4 vetash nisi rrugën e qëllimtë. Mbasi dolëm nga Saranda, zbritëm në Gjashtë, vazhduam rrugën e drejtë dhe mbas 20 minutash u ngjitëm kodrave në drejtim të Konispolit.

Bisedat në makinë ishin të përqëndruara rreth ngjarjeve të viteve 1944. Djalit i duhej ta njihte shoqëruesin italian me ngjarjet e viteve 1944-1945, për të cilat mua nuk më “pushonte” goja. Damiano, kështu quhej italiani, jo vetëm që habitej, por nuk arrinte të kuptonte që shteti Grek të kishte kryer një gjenocid fetar dhe etnik, akoma më keq vazhdon të mos pranojë ta njohë, të pendohet, të kërkojë falje duke rikuperuar sa më shumë të jetë e mundur. Ai shprehu keqardhje edhe për BE-në e cila qendron indiferente ndaj një masakre makabre dhe që nuk ndërhyn për zgjidhje, brenda të gjitha të drejtave ndërkombëtare.

Makina ecte në rrugën me kthesa, sipër fshatit Xarrë dhe më pas ndaloi. Zbritëm nga makina. Djali, i cili kishte qenë edhe herë të tjera në këtë vend bashkë me shumë vizitorë në përkujtim të datës simbol të 27 qershorit 1944, na tha se arritëm tek përmendorja e “Gjenocidit ortodoks grek ndaj banorëve autoktonë të shqiptarëve të besimit mysliman të Rajonit të Çamërisë”.

Ja, erdhi kjo ditë që unë, dikur një fëmijë i trembur, i tromaksur, i hutuar, që nuk kuptoja se ç’farë po ndodhte, të rikthehem në këtë vend, por tashmë një i moshuar, ku kanë kaluar 82 vite jete, me ngarkesa pozitive dhe negative, i kompletuar me ndodhira të shumta, të ndryshme dhe me horizonte të mjaftueshme për dijet lidhur me historinë, gjeografinë, etninë dhe identitetin tim dhe të farë e fisit thesprot-çam.

Jo vetëm i paisur me informacion pothuaj të plotë për trevën e Thesproti-Çamërisë dhe trashëgimisë së prejardhur nga lashtësia e hershme e deri në ditët tona, por dhe me ndjenjën e një kënaqësie të brendshme për arritjen e të shkruajturit në disa libra gjithçka që kam përjetuar dhe për gjithçka që kam arritur të informohem. Nëpërmjet hulumtimeve dhe gjurmimeve të shumta në shkrimet e autorëve të ndryshëm, dhe dokumenteve të kancelarive ndëreuropiane etj, ku janë trajtuar ngjarjet e shumta tepër agresive, të vazhdueshme dhe prej disa lloje pushtuesit të egër, të pamëshirshëm gjatë gjithë dymijëvjeçatit të erës sonë, sidomos dhe kryesisht ndaj” FARËS” së fisit thesprot-çam. Mbasi zbritëm, me hapa të ngadalta dhe me kërshërinë e ligjshme për ta parë dhe ballafaquar me këtë vend, simbol i shëmtisë dhe marrëzisë njerëzore të etur për ekspansion pa kufi të helenizmit, nëpërmjet shfarosjes së popujve që nuk janë të besimit ortodoks grek dhe as që e flasin ndonjë fjalë greqisht, u përfshimë nga një heshtje, ashtu sikur po ecnim nëpër varrezat e sapo ndërtuara, ku nën këtë dhé të Kllogjerit dergjeshin prindër, motra, vllezër, fëmijë, lindur në dhéun mat’anë kufirit “Shqip