top of page

KEQARDHJET … !


Odise KOTE

KEQARDHJET … !

Gjithë natën, zgjuar, vë në rradhë keqardhjet

gjer në ag, kur nga buzë e çarë

e pendimeve që nderen dritares,

plas gjaku dhe lind ëndërr e bardhë…

Që befas ikën. I ngjitet malit të shpresës,

e etur, – më tha, për miqësi të reja me pikëlat e vesës.

Duke mbështjellë muzikën e kujtesës,

me besimin e ngrohtë të erës.

I therrin kurthet brisk, i dhembin plagët e ditës,

e ndalet, e dremit paksa, në hijen e lisit degëgjerë.

E kemi shpikur gjuhën tonë të pakrijuar,

nuk ankohet, por i dëgjoj zemrën si dënes…

Dhe vonë, tepër vonë, kthehet sërish tek unë,

e grisur, e lodhur, e çjerrë, me baltë, me uri.

Por gabohet, se batica vjen, me vete më merr,

dhe e humb përsëri…

Gjithë natën vë në rradhë keqardhjet…

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page