top of page

Katarsis shpirtëror përtej absurdit dhe reales...



 

Tema: Katarsis shpirtëror përtej absurdit dhe reales, si kumt për njeriun, në poezinë e Nurie Emërllahu-t

 

Modelet e gatshme poetike shpeshherë mbeten jashtë vetëdijes së poetit, duke kuptuar edhe distancën artistike në kontekst me komponetët dhe modelet verbale ose jo, (në kuptimin intuitiv). Kumtimi dhe qasja ndaj poezisë, ndodh në një moment kompleks, jashtë sferës së ligjërimit linear, si për poetin, ashtu edhe për interpretuesin (pra lexuesin), duke përcaktuar në mënyrë specifike edhe karakterin letrar intrasubjektiv (Culler: 1976). Përkundrazi, analiza deduktive e një poezie përcaktohet:

a)    përshkrimi dhe papërcaktimi i elementëve poetike,

b)    performanca dhe maksimalizimi i hapsirave shprehëse,

c)     aspektet e nevojshme të interpretimeve përtej kodeve gjuhësore,

d)    karakterizimi i  efekteve poetike aktuale,

e)     marrëdhënia e pavetëdishme strukturore në ekuivalencat kohore të ndryshme.

Efektet poetike dhe konteksti i pritshmërisë së lexuesit me përtej “kornizave” ku konteksti historiko-kulturor dhe aspekti letrar- estetik, dominon mbi normat dhe vlerat, kur përrok vetëm përqëndrimin e mesazhit në  poezinë “Gjurmë të gjetheve” në  librin “Për gjysmën tjetër të hënës” (Emërllahu: 2019).

 

Kthehem këtu për të të gjeturPor asgjë nuk mbeti pasi ti shkove.

Kthehem këtu për të ndjerë erën e duhanit mbi gushëPor asgjë nuk ka veç bishtash të vjetëruar cigareje.

Kthehem këtu për të ta dëgjuar zërinPo asgjë s’dëgjoj pos këtij ujiQë s’u ndal edhe pas ikjes sate.

Kthehem këtu për të të gjeturDhe krejt çka gjej është unë.

                                                        “Gjurmëve të gjetheve

 

Por, ana tjetër e variacionit kontekstual dhe shumëfishimi i kuptimeve është invarianti racional, si bazë për kuptimet, prej të cilave një shenjë e dhënë, mund të dëshmojë në kontekstualizime të ndryshme përmes vargjeve: kthehem këtu për të të gjetur/Por asgjë nuk mbeti pasi ti shkove./Kthehem këtu për të ndjerë erën e duhanit mbi gushë. Poezia mëton të sjell një realitet nga përditësia ku askush nuk është i përjashtuar, ku gjithkush është pjesë e realitetit të kotësisë, absurdit dhe asgjësë. Përsëritja katër (4) herë e vargut: [kthehem këtu] në formën e përsëritjeve dhe anaforës, në rotrespektivë:

a)    në kthimin, ose tek kujtimet e fëmijërisë,

b)    në kthimin tek koha e shkuar,

c)     ose në kërkim të dashurisë së parë, pikërisht ky (ri)kthim, poezinë e përdor si katrasis 

shpirtëror (Ajdini: 2021). Aty është përgjithsuar kuptimi, jo vetëm si emërues i përbashkët i elementeve përçuese të njësive stilistikore, pa marrë parasysh çfarë ndryshimesh ose ndikimesh, përmes kanalesh semike, që mund të përdoren në ndërtimin e mesazheve. Çdo mesazh/shenjë si  shumësi komplekse, përfshin elemente të cilat përsëriten, jo detyrimisht, ka njësi dhe elemente kuptimore të cilat komunikohen gjithmonë përmes mesazhdhënies pavarësisht nëse janë një mënyrë “ e nevojshme” apo jo, përmes të gjitha kategorive gjuhësore, më përtej “ trillimeve mimetike”, në fiksionin (art real), fiksionet gjuhësore supozojnë një rol të rëndësishëm të gjuhës së përditshmërisë, në lidhje indirekte me të gjitha kategoritë jashtëgjuhësore (Frye: 1957). Përmes vargjeve: por asgjë nuk ka veç bishtash të vjetëruar cigareje./ Kthehem këtu për të ta dëgjuar zërin/Po asgjë s’dëgjoj pos këtij uji gjetja individuale e metaforës së cigares, aspak krahasim aapo ndonjë trop tjetër gjuhësor, përpos cigares si mbetje e veprimit njerëzor të stresuar, të vetmuar, të frustruar, të nervozuar e bën “veprimi” përmes foljes [kthehem] një esteitezim vepror të realitet të ashpër vendor, ku poetia derdh edhe pensimizmin e saj, duke lëvizur  edhe lexuesin ndaj fenomeneve negative të shoqërisë, ku vetë veprimi në poezi  “gris” shpresën për të nesërmen (Aliu: 2021).  Mbështetur tek modelet, modeli dhe mënyra përmes vlerave poetike, jo vetëm si konstrukt kulturor, por edhe aq si performancë individuale, e lirikës së subjektivitetit/ vetërefleksivizmit nuk dëgjohet një “unë” e vetmuar sepse vargjet: që s’u ndal edhe pas ikjes sate./Kthehem këtu për të të gjetur/Dhe krejt çka gjej është unë, ajo gjen aty “Uni-n” poetik duke  “kërkuar Uni-n” e saj individual, jo vetëm si proces letrar, por edhe në atë lloj përshpirtshmërie për ta artikulluar rrënjën e saj etnike, në gjithë hapsirën dhe dinamikën e jetës dhe kohës që lëviz poezia. Paradigmat lirike, nuk përcaktohen në bazë të ndarjes së modelit logjik (Einarsson: 2012), ku analogjia është e fshehur përmes fenomeneve të vetëdijes dhe përvojës, përmes mëtimit të një modeli të qartë shkrimor, dëshmon modelin e ndërsjelltë të një poezie të “zhveshur” nga tepricat me parimin se në letërsi: gjërat e vogla shihen si të mëdha, gjërat e errëta shihen si të ndritshme.

 

 

 

BIBLIOGRAFIA:


1.      Ajdini, Ejup. (2021): Poetika e gruas shqiptare në RMV, “Menada”, Tetovë.

2.      Aliu, Ali. (2021): Një lexim i poezisë, “Agora”, Tiranë.

3.      Culler, Jonathan. (1976): Ferdinand de Saussure. Hassocks, Susses: The Harvester Press.

4.      Einarsson, Robert. (2012): The concept of Rhythm in Literary Prosodic Analysis:  University of Alberta.

5.      Emërllahu, Nurie. (2019):  Për gjysmën tjetër të hënës, “Syth”, Tetovë.

6.      Frye, Northrop. (1957): Sound and Poetry. New York: Columbia University Press.

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page