top of page

KAPJE NGA E SOTMJA


Fatmir Terziu

KAPJE NGA E SOTMJA (Ri)krijimi i Botës


Nga Fatmir Terziu


Atëherë, atëherë, atëherë, le ta bëjmë këtë kohë shend e verë le t’i buzëqeshë vetmia stinës, e bardha retinës për të vetmin kryengritës që mbeti mbretëruar e balljet nëpër kubatura të mistershme me virusin e padashjes së trazuar. Si një ndukje e punëve të brendshme, pa kushtetutë, pa parlament, pa qeveri, anarki në vetën e parë, të dytë ëndrra ime m’i lexon sytë edhe sot kërkojnë nëpër terr pak dritë dridhen, shtrëngohen dhe lotojnë rikrijimin e Botës së kotë, ri, ha, pi... i izoluar brenda katër mureve Shtëpi?! Si atëherë vetëm kaos nga zbrazëtia shkelmon Erebusi, vendin e panjohur ku banon përhumbja, natës nën mend-afsh çdo gjë tjetër ishte bosh, e heshtur, e pafund, errësirë e plotë. Pastaj lindi disi dashuria sillej nëpër hapësirë si ftilluesja e rendit, nga dashuria erdhi Drita dhe Dita pas tyre Gaea gati në flakë, toka u shfaq. Pllakosi gjumi i gjatë Erebusi fjeti pakuptim me atë Natë, lindi Eteri, drita qiellore, dhe ne pritëm ditën e dritës përrallore. Kjo u duk se ishte më e mira, doli për fat të keq virusi i errët nga errësira rihyri ngadalë e përditë na vuri maskën në fytyrë duke riprodhuar tinëz fate të trishta, vdekje, frikëra masive, varfëri, vetëizolimin në mes të ditës kaq e kishte e mira kudo zuri vend errësira. Këtë herë, këtë herë, këtë herë, le të mos dehemi menjëherë natyrisht duhet të kemi kujdes më shumë sot se shuam edhe një pranverë prodhojmë mendërisht ciklopë dikush na përpëlitet i vdekur si i gjallë të tjerrët bëjnë rolin e ëngjëjve..., në këtë përrallë. Dhe ne? Përherë, përherë, përherë, këmbana qerpikësh poshtë syve klapitjeve u kemi vënë melhem të lëngët e dashur, as kjo vetmi nuk na trisht të dyve dashuria jonë tek besa i ka rrënjët!

51 views17 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page