top of page

KAPITALIZMI, EKONOMIA DHE INVESTIMET...



NGA KRISTO ZHARKALLIU

Kohët e fundit po bëhet shumë zhurmë në Shqipëri, nga opozita dhe ‘’analistë’’ dhe gazetarë që kundërshtojnë qeverinë aktuale e vendit për investimet e ndyshme që po kryhen nga vendas dhe , kryesisht të huaj, në Shqipëri.Ndihem shumë i befasuar nga ky qëndrim që mund ta quajmë dhe antishqiptar. Dihet se në çdo vend të botës kapitaliste(dhe jo vetëm) kërkohen investime nga shoqëri dhe shtete të fuqishme që të përmirësohet gjëndja ekonomike dhe të infastruktuës të çdo vendi. Paraja nuk ka as atdhe as dhe nuhatje-e aromës- madje në kohën e sotme që mbizotërojnë dy tre monedha botërore çdo vend ëndërron dhe shpreson që një pjesë të këtyre parave të investohet në ekonominë vendit. Do t’ju sjell një shëmbull kuptimplotë që të kuptojmë-më mirë të kuptojnë disa shqiptarë besëpakët- se si mund të përparojë një vend me investime të kapitalit botëror- me dollarë, evro akoma dhe rubla apo jen e juanë. Kina (komuniste të mos harrojmë!) ishte një vend i mbyllur dhe tejet i varfër (si ishte dhe Shqipëria komuniste) derisa pas vdekjes së Maos udhëheqja e re vendosi të hapë vendin për investime të huaja(të kapitalizmit të mallkuar!) Përparimi i Kinës ishte i paparashikueshëm sepse kapitali i huaj(dollarë dhe evrot e djallit!) vërshuan sapo u hapën rrugët e investimeve. ! Sot në Kinën e përparuar dhe të fuqishme funksinojnë dhe prodhojnë shoqëritë më të fuqishme amerikane dhe europjane- sidomos në fushën e elektronikës dhe prodhimet shtëpijake. Shumica sendeve elektrike shtëpiake, që përdorin qytetarët e botë kapitaliste sot, lexohet ‘’Made in China’’! dhe le të thonë se janë prodhime të industrisë së përparuar gjermane, franceze dhe amerikane që kanë investuar në Kinën ‘’komuniste’’ ku duqia punëtore është më e lirë,por kjo s’do të thotë se dollari dhe evro nuk vërshojnë në hapësirën e madhe kinez (diçka të përafërt bëhet dhe në Hindi).Ndërkohë ‘’Kina komuniste’’ bën dhe ajo investime në vëndet e mallkuara kapitaliste. Një shëmbull i vogël do t’ju sjell për Greqinë e vogël dhe e largët për Pekinin. Para disa viteve shoqëria kineze Cosko bëri investime serioze në portin kryesor të Greqisë, Pireun e famëshëm! (Është diçka e përafërt si është Durrësi për Shqipërinë)! Shoqëria Cosco funksionon kaq vite për bukuri (aso kohe patën zëra që e kundërshtuan, sidomo ata të së djathtës,por më vonë u bindën se ishte një investim me leverdi të madhe për Greqinë!) Një shëmbull tjetër për Greqinë është investimi gjigand në ish aeroportin e Athinës! Këtu do të ndërtohen kulla të larta, qëndra tregëtare, kazino dhe të gjitha këto nga investatorët e huaj-më duket arabë. Dhe është pranë detit, pothuajse në qëndër të lagjeve më të poasura helene. Askush nuk ankohet, ndoshta ankohen se vonohen si shumë të realizojnë projektin e tyre madhështor! Nga ana tjetër kryemninistri dhe ministrat grekë udhëtojnë shpesh në vendet e pasura arabe pr t’i bindur të invesojnë në Greqi!

Kështu funksionon bota sot. Në Shqipëri çdo investim që bëhet shahet dhe anatimohet nga pseudoepozita që çdo përparim të vendit i tërbon dhe shajnë në mënyrë të egër qeverinë dhe sidomos Kryeministrin të cilin e quajnë (paturpësisht!) hajdut, kriminel, diktator akoma dhe...komunist! Kur filloi të ndërtohej aeroport i Vlorës (megjithse nga një shqiptar nga Kosova çfarë nuk vollën, ashtu si bërtasin për çdo rrugë që ndërtohet-që të mos përmendim ndërmarrjet e përpunimit të plehrave që e ka bërë flamur ‘’i ndershmi’’ Ilir Metaj me shokë. Asnjeri nuk mund të thotë se çdo gjë bëhet me pastërti dhe se nuk ka korrupsion-kudo në botë paraja krijon ‘’korrupsion’’ por për këtë ma merr mëndje prandaj ekziston drejtësia. Jo se në drejtës nuk ka korrupsion, Edhe ajo është pjesë e shoqërisë kapitaliste ku çmohet dhe shënjtërohet pasuria..Prandaj shpeshher shpërthejnë skandale në këtë drejtim në të gjitha vendet kapitaliste (sot nuk ekziston ndonjë sistem tjetër as dhe në Kinën e ashtuquajture socialiste! Atje janë shfaqur miliardherët më të shumtë e më të mëdhenj dhe nuk kanë munguar rastet e kusarëve të cilët atje, të paktën, i dënojnë me vdekje! Ata që mundin të kapin se në përgjithësi këta rrëshqasin si ngjala.). ...Prandaj habitem me zhurmën që o bëjnë masmediat dhe opozita kundër investimit gjigand ë portin e Durrësit. Pse? Ka korrupsion thonë ! Madje ‘’shënjtori i ndershmërisë’’ Ilir Metaj bërtet më shumë se të gjithë! (nuk duam të përmendim nongrata se ai e ka nga halli se është shpallur botërisht i korruptuar dhe kriminel!) Padashur ose me dashje Likë Floriri tha një të vërtetë kohët e fundit duke treguar se edhe ai don diçka të fitojë: ‘’ Rama don t’i hajë vetëm fitimet korruptive!!!’’ Domethënë, don dhe Likja pjesën e tij! E din ai se si merr përqindjet nga investimet dhe nga paratë e të tjerëve! Nuk është rastësi që është filmuar me bllokun në dorë dhe me 700.000! Atëhere? Në se vjedh Rama dhe ministrat e tij t’i japin dhe atij pjesën që i...takon! Kaq e thjeshtë është!

Opozita e sotme duketse e duan Shqipërinë si e kishte bërë Saliu deri në shpërthimin e skandalit të firmave piramidale kur Saliu bërtiste: Me ne fitojnë të gjithë! Ju kujtohet si ishte katandisur Tirana me Saliun? Ju kujtohet Lana dhe parqet e Tiranës? Jo, ata që i ndjekin këta kështu e duan Tiranën: e mbushur me plehra dhe me ujra të zeza duke majtur hundët në rrugë ngaqë Tirana ishte katandisur një nevojtore primitive! Nuk duan aeroportet, nuk duan kanalet, nuk duan rrugët, nuk duan stadiumet, dhe nuk duan as transformimi i Durrësit në një port madhështor që do të ndryshojë jo vetë Durrësin por edhe Tiranën, akoma dhe për Kosovës! Ashtu si nuk duan dhe transformimin e Vlorës dhe qyteteve të tjera të vendit, akoma dhe tuneli i Llogarasë u rri halë në sy!...

Thamë se ka korrupsion, si ka drogë, prostitucion, kriminalitet dhe kusari, si në të gjitha vendet kapitaliste. Ata duan sistemin e Enver Hoxhës të mbyllin vendin dhe të hajë dhjamin e vet, në se i ka mbetur dhjamë? Këta na premtuan çekun e bardhë, na premtuan se do ta bëjmë Shqipërinë si Europa dhe e bënë...si nevojtore në kohën e otomanizmit... Për asgjë nuk janë dakort, asgjë nuk i gëzon, se kanë konceptin e mirënjohur i Likë Floririt: ‘’Unë ç’do të fitoj nga kjo?’’

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 16 Nëntor 2022.

15 views1 comment

1 bình luận


Minush Hoxha
Minush Hoxha
17 thg 11, 2022

Kohë më parë lexova se Ilir Meta është akcionar në fabriken e diamantit në Kongo në një vlerë afro 700 milion dollarë. Nuk dij a është dhe sa është e sakt. Por, më gudulis pyetja: po qe e saktë, si ndodhi që ai të ketë akcione në diamante të Kongos në vlerë marramendse? E akicionet nuk përfitohen me një regjistrim në regjistër sikur në shkollen fillore. Ka parakushte aty...e sigurisht se duhert participim kapitali financiar.


Thích

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page