KANINA E NJEREZVE TE MEDHENJ




Qatip Mara

Kanina, Vlorë - Treva e njerezve te medhenj, e fiseve te shquara. Nga muret e Kalase, shpaloset historia 3000-vjecare e kesaj qendre te banuar, qe eshte me shume se nje thesar per kombin. Aty ne ate kala, perzihet lashtesia e qytetit, trimeria e Gjergj Arianitit, zgjuarsia dhe shpata e hekurt e Donika Kastriotit, trimeria dhe bukuria e princeshes Rexhina, qe luftoi me turqit dhe u mbulua me dheun e Himares ne Korfuz, ku prehet edhe sot. Nga kjo vater dolen 5 kryeministra, qe drejtuan edhe Perandorine Osmane, qe sot prehen aty, ne sheshin e Teqese. Kanina eshte vendlindja e familjes se Ismail Qemalit, qe ngriti flamurin e shpalli Pavaresine e Shqiperise. Kanina, eshte legjenda e trimerise, e bukurise. Ajo eshte nje trup edhe me Vloren, ku here ka qeverisur Kanina, here Vlora, asnjehere te dyja bashke.

Kalaja dhe veprat e tjera...

Kanina dhe Kalaja, kane nje ditelindje. Ky tempull i hershem rrefen per bemat e kesaj treve, te intelektualeve, qe kane bere epoke ne periudhen qe kane jetuar. Sipas literatures, Kanina permendet per here te pare nga gjeografi Ptolemeu qe ka jetuar ne Greqine e vjeter ne Aleksandri, ku nga qendrat e banuara permendet edhe Kionina.

Kalaja Kush eshte ngjitur ne kala, ka shijuar bukurine e rralle nga kjo pike vertet strategjike, nga ku sheh si ne pellembe te dores Karaburunin, Sazanin, gjiun dhe vete qytetin e Vlores. Historianet vene theksin tek nje e vertete historike teksa permendin Kalane e Kanines, se kjo kala eshte e lidhur me historine e tere vendit. Kjo histori starton qysh nga luftrat iliro-romake deri ne Luften e Dyte Boterore. Lufta e Vlores e kishte epiqendren ne kete kala, ku ishin garnizonet me te forta te pushtuesve italiane dhe aty u be qendresa me e madhe. Nga vlerat ndertimore, gjurmet arkeologjike flasin qarte se i perket periudhes ilire, se eshte bere rikonstruksioni ne periudhen bizantine te Justinianit. Kanina ndodhet ne listen e rindertimeve te kalave ne kete periudhe. Edhe ne periudhen osmane, provohet te jete bere nje rindertim i saj, pasi duken fragmentet e gurit, aty jane te shkallezuara edhe ndertime te tjera.



Kanina

Kalaja, eshte pika dominante e zones se ulet te Vlores. Interesantja qe eshte vene re nga specialiste te Monumenteve te Kultures dhe arkeologjise, eshte lidhja ne vije te drejte edhe me fortesa te tjera te ndertuara. Nga kjo kala, sheh Kalane e Kropishtit, nga ajo e Kropishtit sheh kalane e Amntias. Ato kane nje strukture ndertimi, nga ku luftetaret e nje shteti apo te nje fisi merreshin vesh sa here shfaqej rreziku. Per Kaninen te flasin faktet, historia e shkruar, gjurmet e hershme, flet edhe kalinjoti me i ri, qe e di historine e fshatit te tyre ne pellembe te dores. Por per te sjelle argumentet historike qe do te shpalosin ne kete dossier, ku flene 30 shekuj, folem me drejtorin e Muzeut te Vlores, Novruz Barjami. Ai e nis biseden me disa zbulime te kohee te fundit, qe eshte nje gurore antike ne preher te malit te Shashices, gurore e njejte me guroren e Grames. Aty duken blloqe te medha te gurit. Forma e tyre ka cuditur edhe studiues te huaj, qe ende nuk kane marre pergjigjen e pyetjes, se si jane transportuar e vendosur ne hyrjen e portes se kalase, por edhe ne hyrjen jugore te popullit.

Ne lagjen "Kapllanaj", ne perrua, jane zbuluar dy kollonata, me permasa shume te medha, qe hedhin drite per nje kishe shume te vjeter, ndoshta nga me te vjetrat ne vendin tone. Prane Kalase shohim gjurme te nje rruge kalldremi, qe daton periudhen romake, shume interesante, qe plotesojne pamjen antike te kesaj qendre banimi. Para dy vjetesh, nje ekspedite qe germoi ne Kanine zbuloi germadhat e nje Manastiri shume te madh, Manastirit te Kolgjerit. Aty faktohet se ne brendesi te tij ka pasur edhe shkolle per prifterinjte. Ne afersi ka edhe disa shpella qe duken qarte edhe sot, qe kane qene te banuara nga njerezit. Keto gjurme, te tjera qe lidhen me qeramiken, formen e tyre, flet qarte per vazhdimesine e jetes edhe ne mesjeten e hershme.


Rexhina, princesha e Kanines...

Kanina, kjo treve me nje bukuri perrallore, kjo fortese e luftrave te te gjitha koheve, qendrese e principatave shqiptare, ka pasur edhe nje princeshe, Rexhinen. Ajo vjen deri ne ditet e sotme permes legjendave, kengeve qe i ka thurur populli, dhe emri i saj eshte skalitur ne nje krua, cezme, mal, rruge... Nga literatura e shfletuar, ciceronet e kalase se Kanines, qe flasin ne shume muze te botes, tregojne se Kanina iu dha fisit te Bashajve si prike, bashke me qytetin e Vlores dhe te Beratit. Kjo familje e madhe ia dhuroi Rexhines, princeshes se Kanines se Vlores. Jo vetem historianet, por edhe kalinjotet e sotem te tregojne nje histori shume interesante, qe lidhet me qendresen e kesaj princeshe ne vitin 1417, kur u pushtua Vlora dhe Kanina. Kronistet e kohes, turq dhe vendas, flasin per luftime te ashpra, qe ajo nuk mundi t'i perballoje deri ne fund. Por, nuk u dorezua. Rexhina, sebashku me 400 besnike te saj, beri qendresen e fundit ne kalane e Gjon Pocarit dhe vendosi qe te largohet. Ajo urdheroi besniket qe t'i mbushnin kuverten e anijes me dhe nga Himara. Me ate dhe te tokes se saj, ajo la amanetin qe ta mbulonin kur te vdiste. Dhe vertet ashtu u bë.

22 views

Shkrimet e fundit