KANGURJA DHE DHELPRA
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 22, 2021
- 1 min read

KANGURJA DHE DHELPRA
Fabul
Një kangureje në kullotë Dhelpra i qaset me nge: "Nuk gjej fjalë, mike,- i thotë Të të mburr vlerat që ke.
Po sot do ta them në sy, Për gjithçka të kam zili.
Po më shumë e më shumë Të lakmoj xhepin në bark, E dëshirë do kisha unë Bashkë ne të shkonim larg.
Brenda xhepit, e marr me mënd Do më mbash si fëmijën tënd.
Gjatë këtë mendim e bluaj T'i shoh hajrin atij xhepit tuaj..."
" Të madh oreks paske moj dhelpër E po lakmon ti xhepin tim, Përveç të mive, askujt tjetër Nuk i kam bërë e bëj shërbim.
Ndaj ndrikull të të mbushet koka As xhep, as prehër s'i kam për qoka."
Comentários