top of page

KACIDHJARI




Kacidhjari rrinte ulur,

Pa rrënjë si trung i çkulur,

Bërë kuspull e i tkurrur,

Rrecka-pecka e i shthurur.

Asnjëherë buzëçelur,

Me fukarallëk i velur.

Mirë-mirë e kanë vjelur,

Si lopë e kanë mjelur.

As i falur, as i folur,

Mbetur si arë e korrur,

Shtrirë si zorrë e çkordhur.

Mirë-mirë e kan’ përdredhur,

Jasht’ nga dera e kan’ nxjerrur,

Me një shgun e kan’ pështjellur,

Me një shqelm e kan’ përcjellur.

Ka një këngë popullore,

Që i shkon shumë për dore:

-Kacidhjarë batakçinj,

Dejeverdhë, faqezinj.

Gjithë-gjithë guxhule,

Kacidhjari në hale.

Gjithë gjithë bashkë,

Kacidhjari jashtë.

Portjeshofshi, portjeshofshi,

kokekëmb’ u shtrëmbërofshi.

E gjeçi nga mos pandehçi,

U hiftë pas hundëleshi.

E të tjera, e të tjera,

Nëpër shkarpa, nëpër ferra,

Duke bërtitur: o derra!

Për sot kaq më zuri hera

34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page