top of page

JO SYTË E BUKUR TË GJYSMAKËVE


SHOQËRIA KA RËNDËSI TË DORËS SË PARË, JO SYTË E BUKUR TË GJYSMAKËVE


Më rastisi para shumë kohësh të shikoja publikimin e një shkrimtari jo vetëm të dëgjuar, por edhe paraardhës i dy shkrimtarëve, gjithashtu mjaft të dëgjuar në Shqipëri. Tema që trajtonte vërtitej rreth Zotit. Vetë ai ishte ateist, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Në një shoqëri të lirë secili është i lirë të besojë çfarë të dojë, madje edhe gurin apo drurët.

Më bëri përshtypje se jo vetëm ata që e përkrahnin shkrimtarin, por edhe ata që besojnë Zotin, e konceptonin gabim. Dëshiroj që gjykimet e vijuesve të mi në Fb të vijnë në nivelin më të lartë, të mundshëm. Bëhet fjalë për një vend besimtarësh shpirtërorë, ku përfshihet ajka e mendimit botëror. Sepse Zoti, kjo Qenie që askush e ka parë në botë, nuk mund të përfytyrohet si Njeri me mjekër, i hipur në një kalë të bardhë, me një bllok në dorë, që shënon mëkatet e njerëzve. Po u konceptua Zoti në këtë mënyrë, shoqëria mbetet në Mesjetën e vëllavrasjes dhe të kaosit. Sepse kur njeriu konsiderohet qysh në djep mëkatar, e ardhmja e tij ndërtohet keq qysh në djep. Zoti nuk është gjë tjetër veçse e Vërteta, Paqja, Dashuria, Liria, Harmonia, Bashkekzistenca, Universi, Koha, Misteri, Pafundësia, etj. Pra, pikërisht ky është Zoti në kuptimin e gjerë, jo të kasolles të mjerimit dhe të paditurisë.

E bukur ishte se kur i shkrova birit të familjes shkrimtare se ku dallohen konkretisht, jo teorikisht, gjurmët e Zotit në tokë, nuk u përgjigj fare. Është një veprim tipik i gjoja shkrimtarit apo studiuesit të madh, që mban pamje të patundur, qesharake, si statujë hijerëndë e Marsit, duke qenë krejtësisht bosh dhe i paditur nga brenda. Konkluzioni është se gjenialë si Dantja, Shekspiri, Hygoi, Gëtja, jo më gjysmakët, nuk mund të shkruanin pa iu futur thellë njohurive të domosdoshme cilësore. PËR TË NDRYSHUAR BOTËN, jo për kodra pas bregut, pa idenë e gjërave!... Por për fat të keq kjo është bota gjoja e lartë intelektuale që doli nga shkollat e verbra marksiste. E ardhmja është problemi ekzistencial, jo sytë e bukur të të falimentuarve. Sa për dijeni, shkrimtari i mësipërm ka më shumë se njëmijë vijues. Kjo është një tjetër temë e njerëzve pa gjykim, që flet për verbëri mbi verbërinë klasike.



16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page