top of page

Jo si Shqipëria


Ilir Levonja

Ilir Levonja

Jo si Shqipëria

Dje në Shkup në një Forum të ministrave nga vendet e Ballkanit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kundërshtoi hapur sugjerimin europian për një reformë në drejtësi. Megjithëse ky qe një sugjerim me modelin shqiptar, ai e refuzoi atë po me modelin shqiptar madje duke e cilësuar disa herë si një katastrofë. Po sipas tij sot Shqipëria është në një krizë të thellë politike pikërisht nga mungesa e organeve gjyqësore, një defiçit i të ashtuquajturës reformës në drejtësi. Zoran Zaevi e tha disa herë se kemi gjithsej kaq e aq juristë dhe se një sitim i tyre a një kalim në veting do e fironte thellë këtë shifër dhe se Maqedonia nuk ka kontingjent të ri për ta rikuperuar menjëherë. Krahasimi me Shqipërinë është një brutalitet kohor, një dhuratë që do na mbaj gjatë në kalendat e kohës. Ndofta në letër mund të dukej si një model i përsosur, por realiteti po tregon se jemi bërë gazi i botës. Në një farë mënyre sipas Zoran Zaevit i bie që shoqëria maqedone të bashkëjetojë me të korruptuarit se sa të mbetet pa institucione si rasti i Shqipërisë pa Gjykatë Kushtetuese. Duket si diçka e pamoralshme në raport me ne, ose më saktë e pa pranueshme për shijet tona ''reformatore'', pasi po na tall edhe Maqedonia etj., por ja që qenkemi bërë.

Jemi bërë derisa njerëzit nuk dinë se kush ka të drejtë përshembull Presidenti apo Kuvendi? Njerëzit nuk dinë kujt t'i besojnë Presidentit apo Taulant Ballës që del menjëherë pas numrit një të shtetit dhe e quan të çmendur që do pushuar nga puna. Thtotë ka shkelur Kushtetutën nga që nuk di ta lexoj. Kujt t'i besojnë? Vërtetë Presidenti i tyre nuk di të lexoj? Si ka mundësi që Taulanti me Edi Ramën u dha për president një analfabet? Kujt t'i besojnë një zonje që shkon e betohet tek noteri apo asaj tek Presidenti? Ka një boshllëk social plot mëdyshje sa me të drejtë Zorani na tregon me gisht. Se sa do ta pranojë Europa këtë, pra bashkëjetesën e Zoranit a Maqedonisë me të ''korruptuarit'' mbetet për tu parë në muajt në vijim. Megjithatë kësaj strategjie prej Zorani, kjo Europë, pra kalo kë të mundesh dhe mbyll sytë kur të mundesh se në fund të fundit hoqëm një pjesë të mirë të të korruptuarve etj., por jo korrupsionin, iu rikthye vet së fundmi në Shqipëri. Mirëpo a kuptojnë shqiptarët se ky nuk është shpëtimi përfundimtar nga të korruptuarit dhe se nuk mund ta quajmë më reformë në drejtësi? Të paktën Zorani në Maqedoninë e Veriut e ka kuptuar, e bëri publike, na mori si shembull krahasues. Absolutisht që shqiptarët nuk e kanë kuptuar. Janë të gjithë të sugjestionuar në luftën e ashpër mes Presidentit dhe qeverisë, mes asaj filozofie hip se të vrava, zbrit se të vrava. Ndërkohë që një ministre financash deklaron ngrirjen e fondeve ose zero para investime për vitin 2020, që në një farë mënyre ka një shpjegim, mbartje faturash të pa paguara nga 2019 ose zero efiçensë nga partneriteti publik privat dhe përqindjet në xhepat e firmëtarëve. Që domethënë këta firmëtarët ia kanë lëruar nënën deri në skutat e fundit pusit të buxhetit dhe me të drejtë, se, kush do i gjykoj. Shkon zëvendës kryeministri vet, prezent i gjallë në sallën e gjyqit. Megjithatë ka akoma që besojnë në një reformë në drejtësi dhe tek partneriteti ndërkombëtar pa e kuptuar asnjëherë ulërimën e Zoran Zaevit nga Shkupi, Jo si Shqipëria. Ka akoma disa kategori, njëra palë verbane pas mjekrës së Edi Ramës dhe tjetra pas xhelit dhe hekurosjes së Lul Bashës, ky ka më priore njoftimin e partive popullore për gjendjen alarmante se sa gjendjen vet. Kjo është me e bërë politikën nga lart për poshtë dhe jo e kundërta. Por po shoh në internet që më rastin e 28 nëntorit do ketë një asfeksion pakënaqësie sociale deri mbarë kombëtare. Nga ana tjetër një ridalje sutendore për të drejtat e tyre në lidhje me kushtet ekonomike dhe integrimin e diplomave në tregun social, qofshin lajme të vërteta se boll më me parë e dëgjuar Edi Ramën e Taulant Ballën. Boll me reformat që kthehen në sherr, zhurmë, çreforma etj.


11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page