top of page

Jo paqe me “topuz”


Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Jo paqe me “topuz” dhe me gjenocid !

*** -Deklarata për paqe e patrirakut serb Porfirie, e lexuar në meshën e tij shuguruese në Patrikanën e Pejës, më 14 tetor 2022, se shqiptarët dhe serbët, duhet të jetojnë bashkërisht në paqe, më bëri, që t’ia rikujtoj këtë mesazh historik dhe human të Desmond Tutu, nëse vërtet dëshiron që t’i pajtojë dhe paqësojë dy popujt e armiqësuar në Ballkan. Ndryshe, neutraliteti i KOS-it nuk mund të sjellë materializimin dhe jetësimin e paqes mes shqiptarëve dhe serbëve.

Se çfarë do të thotë antihumanizmi, hipokrizia, heshtja, oportunizmi, servilizmi, asnjanësia dhe indiferentizmi në rrethana dhe në situata të rënda dhe të jashtëzakonshme të padrejtësisë po e citojmë ish-kryepeshkopin e ndjerë jugo-afrikan, Desmond Tutu, i cili në vitet e ’80 të shekullit XX fitoi Çmimin Nobel për Paqe si kundërshtar i ashpër i politikës së aparteidit në Republikën e Afrikës Jugore: “If you are neutral in situations of injustice, you have chosen the side of the oppressor. If an elephant has its foot on the tail of a mouse and you say that you are neutral, the mouse will not appreciate your neutrality.” Kjo, në shqip, do të thotë: “Nëse ju qëndroni neutralë në rrethana të padrejtësisë, atëherë ju keni zgjedhur anën e tiranit(shtypësit). Nëse një elefant ka shkelur me këmbët e tij bishtin e miut, dhe, ju thoni se jeni neutralë, atëherë miu nuk do ta çmojë neutralitetin e juaj.”(Desmond Tutu).

Pra, të gjithë ata, që nuk distancohen, duke dënuar krimet e gjenocidit serb në Kosovë, gjatë viteve 1989-1999 të fundshekullit XX, janë personazhe potenciale të këtij përkufizimi përmbajtësor të kryepeshkopit Desmond Tutu.

Pa asnjë dyshim se, ne dëshirojmë paqe me popullin serb, por kjo varet më së shumëti nga KOS-i, i cili është një nga faktorët kryesorë, që mund t’i pajtojë shqiptarët dhe serbët. Po qe se KOS-i është i vullnetshëm dhe i gatshëm, që t’i pajtojë shqiptarët me serbët, këtë mund ta bëjë brenda “24 orësh” ! Mirëpo, nëse edhe më tej qëndron neutral ndaj krimeve serbe në Kosovë, paqja e propozuar nga patriarku Porfirie është vetëm një utopi iluzore sikurse pema e tharë që nuk lëshon frute.

-Ne duam paqe dhe fqinjësi të mirë me popullin serb, por jo gjenocidin serb, në asnjë formë të manifestimit dhe të justifikimit të tij qoftë me heshtje, me asnjanësi ose me perfidije në emër të Zotit dhe të mohimit të drejtave të serbëve në Kosovë.

-Ashtu siç ndodhi gjatë viteve 1989-1999, kur Ibrahim Rugova (një dekadë të plotë) i luti për paqe regjimin pushtues çetniko-fashist të Slobodan Milosheviqit dhe KOS-in, por për habi, nuk doli asnjë patriark dhe, asnjë prift serb, që t’ia shtrinte dorën e pajtimit dhe të paqes në Kosovë!.

Përkundrazi, të gjithë mbështetën politikën e forcës dhe u bashkuan nën të njëjtin flamur nacionalshovinist dhe fashist serb, duke brohoritur nëpër demonstrate populiste: “hakmarrje”, “hakmarrje” shqiptarëve gjoja për diskriminimin e serbëve në Kosovë?! Kështu marshuan si të tërbuar nëpër Kosovë, Serbi, Vojvodinë dhe Mal të Zi, duke i shëtitur eshtërat e car Llazarit nëpër kisha, manastire dhe dioqeza serbe në Kosovë për të dëshmuar koherencën e “fuqisë ushtarake” ndaj shqiptarëve, se kush ishte “zoti” i Kosovës. Këta dy faktorë kryesorë: politika propaganduese shtetërore dhe KOS-i ishin forca e njësuar centrifugale e nxitjes dhe e indoktrinimit të serbëve kundër bashkëjetesës dhe paqes me shqiptarët në Kosovë. Si rrjedhim i kësaj dakordance kakofonike dhe simfonike antihumane dhe anticivilizuese, Kosova u pushtua nga forcat e armatosura ushtarake, paramilitare dhe policore serbe, të cilat më 1989, me tanke sulmuan mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë, me ç’rast i shtypën dhe i zhveshën nga autonomia që e kishin pasur sipas Kushtetutës së KSAK dhe të RSFJ-së së vitit 1974, ku Kosova ishte edhe njësi federale e RSFJ-së. Brenda një dekade (1989-1999), kur politika paqësore e Ibrahim Rugovës, nuk kishte pësuar asnjë ndryshim, forcat çetniko-fashiste barbare serbe përfituan nga kjo paqe shqiptare, që të vrisnin dhe masakronin mbi “11.800” shqiptarë,, t’i zhduknin mbi “1647” shqiptarë, t’i dhunonin mbi “22.000 “ gra shqiptare, si dhe t’i debonin mbi “1 milion” shqiptarë nga Kosova. Ky ishte bilanci i politikës paqësore rugoviste, e cila u vra nga plumbat dhe u dogj nga flaka dhe nga zjarri i gjenocidit serb (1989-1999).

Pas giithë kësaj tragjedie kombëtare shqiptare, të shkaktuar nga Serbia pushtuese gjenocidale, Porfirie mund të kërkojë paqje me shqiptarët në Kosovë, vetëm pasi t’u ketë kërkuar falje kolektive edhe shteti, edhe KOS-i. Vetëm kur KOSI-i dhe shteti serb, të kenë kërkuar falje për krimet e gjenocidit serb në Kosovë, atëherë mund të krijohen kushtet dhe klima e favorshme politike, që të ndërtohet paqja reale mes popullit shqiptar dhe atij serb. Ndryshe, thirrjet, mesazhet dhe deklaratat premtuese të peshkopëve dhe të patriarkut Porfirie, që të mbretërojë paqja mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, janë vetëm edhe një gënjeshtër, hipokrizi dhe mashtrim i radhës sikurse në dy shekujt e kaluar (XIX dhe XX).

Mirëfilli do t’i besoja sugjerimit të Porfiries, që të lidhej paqja mes serbëve dhe shqiptarëve, sepse alternativë tjetër nuk ka, këtë duhet ditur edhe lidershipi i sotëm i Serbisë, edhe ai i Kosovës. Mirëpo, derisa Porfirie dhe bashkëklerkët e tij të KOS-it, heshtin dhe qëndrojnë “neutralë” ndaj krimeve të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, lë për t’u nënkuptuar se ata kanë marrë anën e vrasësve të shqiptarëve , të cilët me ekspeditat e tyre pushtuese masakruan mbi “11.800” shqiptarë, zhdukën mbi “1647” sish (edhe sot evidencohen si të zhdukur) dhe dhunuan mbi “22.000 gra shqiptare, si dhe dëbuan me terror dhe me torture të pashembullt mbi “1 milion” shqiptarë jashtë Kosovës.

Ne duam dhe, gjithmonë kemi dashur paqe me serbët, por këta përherë e kanë keqpërdorur

Këtë e kanë provuar edhe krimet e gjenocideve serbe ndaj shqiptarëve (XIX dhe XX), mbase shteti serb dhe KOS-i kurrënjëherë nuk kanë pranuar ofertën paqësore të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë, për shkak të interesit ekonomik dhe të qëllimeve hegjemoniste, kolonialiste dhe ekspansioniste të pushtimit të territoreve të tyre autoktone (1876-2022).

Në këtë kontekst të politikës paqësore shqiptare, ia vlen ta rikujtojmë edhe patriarkun e ri serb Porfirie dhe presidentin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se shqiptarët gjithmonë kanë kërkuar të vendosin bashkëpunim, paqe dhe përbashkësi me serbët (ashtu siç kërkoi edhe Ibrahim Rugova, jo më pak se dhjetë vjet (1989-1999), edhe pse këta ishin pushtues, piromanë dhe kolonë të ngulitur në shtëpitë dhe në tokat shqiptare (XIX, XX), duke filluar që nga Nishi, Toplica, Vranja, Prokupla, Bllaca, Kurshumlia…etj. deri në Manastir, në Lumë , në Tropojë dhe në Durrës etj.

Sipas dokumenteve historike, kjo histori e refuzimit të paqes shqiptare nga ana Serbisë dhe e KOS-it, daton që nga viti “1829, kur shqiptarët dëshironin dhe kërkonin të lidhnin marrëdhënie paqësore me Serbinë. Këtë kërkesë e përsëritën edhe në vitin 1847. Mirëpo, Serbia ngeli e shurdhër edhe ndaj kësaj thirrjeje, kështu që, pas vitit 1829, dërgoi çetat dhe batalionet e saj për të shuar në gjak një revolucion në Veriun e Shqipërisë. E dimë se shqiptarët gjatë vteve 1875 dhe 1876 deshën të formojnë një Union me Serbinë. Mirëpo, Serbia në vitin 1878, i dëboi dhe i spastroi shqiptarët nga katër qarqe, që i kishte pushtuar në Shqipërinë Lindore (menjëherë pas njohjes së Serbisë nga Kongresi i Berlinit, më 13 korrik të vitit 1878-M.H.).

Ndërkaq, në vitin 1904, shqiptarët dërguan në Beograd një delegacion të vetin, ku nuk kërkuan asgjë tjetër përpos mbështetjes miqësore të Lëvizjes së tyre për Autonomi. Dhe, më 1912, krerët e fiseve shqiptare arritën në Beograd dhe mbajtën disa takime me Qeverinë serbe dhe me Nikola Pashiqin, me ç’rast i vunë në dispozicion depërtimin e ushtrisë serbe nëpër Shqipëri, me kusht që Serbia t’u ndihmonte atyre të çliroheshin nga Turqia dhe ta fitonin autonominë e tyre. Mirëpo, shpresat dhe kërkesat e shqiptarëve ngelën në baltë, ngase nuk u morën parasysh nga Serbia. Në vend se Serbia, e cila në atë kohë luftonte për çlirimin e saj, të bënte gjithëçka që edhe shqiptarët të fitonin lirinë e vet, Serbia dërgoi ushtrinë e saj për të kaluar nëpër Shqipëri për të dalë në Detin Adriatik, me dëshirën që të pushtonte popullin shqiptar dhe ta vinte nën robërinë e saj. Serbia ka mundur të ndihmonte që Shqipëria të fitonte autonominë dhe shtetin e vet kombëtar. Sikur Serbia ta bënte një gjë tillë, do të bënte të mundur miqësinë dhe bashkëpunimin, si dhe do të krijonte kushtet për lidhje të forta, edhe për krijimin e një unioni ekonomik mes Shqipërisë dhe Serbisë. Kjo do të ishte pikënisja edhe për arritjen e marrëveshjeve politike…” (Srbija i Albanci,1878-1914, Knjiga prva, Casopis za kritiko i znanost, Ljujanë, 1989, f.125).

Patriarku Porfirie mund të fitojë Çmimin Nobel nëse e dënon gjenocidin serb në Kosovë !

Përndryshe, paqja deklarative, pa asnjë rezultat konkret, nuk ka kurrfarë dobie dhe, kurrfarë vlere praktike për popullin shqiptar dhe për Kosovën e pavarur dhe sovrane. Këso lloje “paqeje” boshe dhe mashtruese, shqiptarët kanë provuar mbi supet e tyre, jo më pak se dy shekuj (XIX, XX), sepse në vend të paqes së rreme të premtuar nga KOS-i, përjetuan vetëm luftëra të përgjakshme dhe gjenocid, sikurse edhe në dekadën e fundme të shekullit XX (1989-1999), kur politika pasive paqësore e Ibrahim Rugovës, vritet keq nga plumbat, nga masakrat, nga terrori, nga flaka dhe nga zjarri i gjenocidit serb.

Natyrisht, do t’i besonim patriarkut Porfirie se e ka me zemër dhe përnjëmend, që t’i pajtojë shqiptarët me serbët në Kosovë, sikur ai nga Patrikana e Pejës, t’i drejtohej popullit shqiptar të Kosovës me një KËRKIMFALJE për krimet e gjenocidit serb, gjatë viteve 1989-1999. Vetëm kjo “poslanicë” paqësore, në emër të Zotit dhe të paqes së njëmendtë mes serbëve dhe shqiptarëve, patriarkun e ri serb Porfirie, do ta bënte engjull paqësor të vërtetë dhe të admirueshëm ndër shqiptarë. Ndryshe, leximi dhe përsëritja e deklaratave triviale të pararendësve të tij, që asnjëherë nuk janë jetësuar mes shqiptarëve dhe serbëve, mbase në thelb përbënin urrjetje dhe armiqësi, mund çojnë vetëm në konflikte të tjera të paparashikueshme. Paralajmërues i një mosbesimi të tillë, është qëndrimi dhe kursi i përbashkët politik dhe kishtar i Srbisë millosheviqiane, përkatësisht vuçiqiane-mosnjohja e Republikës së Kosovës. Kjo parullë lë të hapur opsionin e luftës në Kosovë, sepse bazohet edhe në Kushtetutën në fuqi të Serbisë së vitit 2006, ku thuhet se “Kosova është krahinë e Serbisë”.

Paqja deklarative dhe simuluese prodhon kaos global, jo vetëm ndërnacional rajonal

Shkas për të shkruar ca rreshta të këtij esej është oferta e patriarkut serb Porfirie për arritjen e paqes mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, të cilën e paraqiti me rastin e shugurimit të tij në Patrikanën e Pejës, më 14 tetor 2022, ku mori pjesë edhe mysafiri i ftuar, kryetari i Komunës së Pjesë, Gazemnd Muhaxheri.

S’ka dyshim se kjo ofertë është e pranueshme , edhe si ide, edhe si alternativë e konfliktit dhe e luftës si në kuptimin e veçantë, ashtu edhe në atë të përgjithshëm.

Mirëpo, për t’u realizuar në praktikë kjo paqe e propozuar e patriarkut Porfirie, është e vështirë, sepse nuk mund të ketë pajtim mes popullit serb dhe atij shqiptar, pa kërkimnfaljen paraprake të KOS-it dhe të SHTETIT serb për kryrjen e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë, dhe më gjerë (1876-2022).

Në lidhje me këtë çështje shumë serioze dhe të rëndësishme që të pajtohet populli serb me popullin shqiptar në Kosovë, shtrohet kjo pyetje e pashmangshme, edhe për KOS-in, edhe për shtetin serb: - Po, pas pushtimit të Kosovës, më 1989 nga soldateska agresore e Slobodan Milosheviqit, ku ishin patriarkët e atëhershëm, dhe patriarku i sotëm Porfirie; pse nuk u shfaqen në Gazimestan, më 28 qershor 1989, (kur Slobodan Milosheviqi me mesazhin e tij çetniko-fashist dhe racist i paralajmëroi shqiptarët për “hakmarrje”…) që me ofertën e tyre paqësore ta kundërshtonin Slobodan Milosheviqin për shkak të okupimit të Kosovës, si dhe për kërcënimin e hakmarrjes ndaj shqiptarëve për shkak të disfatës së Betejës së Kosovës (1389), të humbur nga Perandoria Osmane (jo nga Perandoria Shqiptare!-MH). Edhe pse shqiptarët ishin rreshtuar në anën e koalicionit të krishter të car Llazarit. Pse në vijimin e shekujve të mëpastjamë, as shteti e as KOS-i nuk i kurseu nga shfarosja dhe nga dëbimi i tyre nga vatrat dhe nga tokat e tyre autoktone pellazgo-iliro-shqiptare?

Me një darkë a drekë kishtare, , nuk mund të shlyhen gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve në Ballkan (1876-2022)

Patriarku Porfirie e gostiti me një drekë Gazmend Muhaxherin ( kryetar i komunës së Pejës), me rastin e shugurimit të tij në Patrikanën e Pejës, më 14 tetor 2022, por na befasoi se nuk foli asnjë fjalë për dënimin e krimeve të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë (1989-1999). Atëherë, lind pyetja sa ia vlen dhe, kush u beson frazave të bukura të mesazhit paqësor të patriarkut Porfirie, drejtuar serbëve dhe shqiptarëve, që të jetojnë në paqe e në harmoni të përbashkët si “vëllau me vëlla” ?

–Ja një fragment i përmbajtjes së këtij mesazhi të Porfiries : “Bekimi i Zotit mbron të gjitha vendet tona të shenjta në Kosovë, të cilat janë si një yll në qiellin e verës, mbron Kishën e Krishtit dhe mbron popullin ortodoks serb që të mbijetojë në shtëpinë e tij, sepse Kosova është shtëpia e popullit serb”,( https://www.tpz.al/ballkan/serbet-duartrokasin-kryetarin-shqiptar-mori-pjese-ne-shugurimin-e-patria-i191772 ).

Në këtë pasus flitet për disa vende të shenjta serbe në Kosovë, të cilën patriarku Porfirie e quan “shtëpia e popullit serb”. Mirëpo, edhe ky ka ndërruar tezat, sepse në Kosovë nuk ka “vende të shenjta serbe”, por KA momumente, manastire, kisha dhe dioqeza të shenjta serbe, të cilat shqiptarët i kanë mbrojtur dhe ruajtur me qindra vjet, këtë e bëjnë edhe sot në shekullin XXI. Këtë do ta bëjnë edhe nesër, sepse ndodhen në truallin shqiptar . Mirëpo, kjo varet edhe nga qëndrimi dhe sjelljet e Serbisë ndaj shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Pse KOS-i ende po i gënjen dhe po i mashtron serbët, se gjoja Kosova “është vendi i shenjtë” i tyre, kur e di se deri më 1912 (kur Serbia e ka kolonizuar dhe aneksuar me agresion dhe me gjenocid), Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë tokë legale serbe, por vetëm një plaçkë koloniale pothuajse 100-vjeçare. Kjo është historia e Kosovës së Shqipërisë Etnike, e cila dikur ishte vetëm koloni e Serbisë, kurse sot është e pavarur dhe sovrane. –Është vetëm një shtet fqinjë i Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999). Pra, në Kosovë nuk ka “vende të shenjta serbe”, por ka monumente, kisha, manastire, dioqeza serbe, të ngulitura në tokën shqiptare. Kjo është e vërteta historike e Kosovës, jo siç thotë Porfirije se në “Kosovë ka vende të shumëta të shenjta serbe”!? Ky është mashtrim, shpifje dhe dezinformim i opinionit publik ballkanik dhe ndërkombëtar për të dëshmuar se “Kosova është tokë serbe” !? Këtë e thotë, edhe socialdemokrati dhe luftëtari i paepur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe të vlerave dhe standardeve demokratike evropiane perëndimore , Nenad Çanak (kryer i LSV-së së Vojvodinës) ,se “ Kosovo je srpska prevara, SPC nije hrišćanska crkva. Nema veze nikakve sa hrišćanstvom. Kad god se pozivaju na nešto, pozivaju se na Stari zavjet a ne na Hristove riječi. I upravo je u tome problem što su se postavili u poziciju neupitnog tumača Hristovog učenja i napravili jeres hrišćansku a to je etnofiletizam. Jer ne možeš biti Srbin ako nisi zatucana klerikalna budala. To je otprilike plan i koncept. I onda se od toga proizvodi čitav niz netrpeljivosti. Najveći krivac za to što se događa proteklih dvadeset godina je Zoran Đinđić.” (https://volimpodgoricu.me/novosti/region/canak-kosovo-je-srpska-prevara-spc-nije-hriscanska-crkva ). Kosova is gone, there’s no more Serbian colony !

Këtë realitet e ka pranuar edhe Nenad Çanak, duke dokumentuar se “Kosovo osvojeno sabljom 1912. a izgubljeno NATO bombama 1999. Ideja o opstanku Kosova u teritorijalnom jedinstvu i celini države Srbije je toliko nerealna, da je to čisto varanje ljudi, izjavio je FoNetu predsednik Lige socijaldemokrata Vojvodine (LSV) Nenad Čanak, koji smatra da bi sa tim što pre trebalo prekinuti.” (https://autonomija.info/canak-kosovo-osvojeno-sabljom-1912-a-izgubljeno-nato-bombama-1999/ ).

Ku ishte “paqësori” Perforie me klerikët e tij të KOS-it, që përmes një APELI paqësor, në emër të Zotit, të Humanizmit dhe të Drejtësisë, nuk e parandaloi agresionin pushtues dhe gjenocidal të harangave çetniko-fashiste paramilitare, militare dhe policore serbe, që e dogjën dhe e shkrumuan Kosovën shqiptare, në emër të rremë dhe mashtrues : “Srbi i srpkinje! Secajte se uvek da na zastavi nezavisne Srbije stoji napisano: Za Kralja i Otdzbinu s verom u Boga. To je zavet vas, zakletva vasa. Ispuniti je. Kosovo je osveceno ali Srpstvo jos ujedinjeno nije. Ono na vas oceekuje. (Op.cit. “Hriscanin”, 1913:12).

Kur dikush nga redaksia indeksonline e Prishtinës e pyeti Gazmend Muhaxherin se a kishte marrë pjesë në shugurimin e patriarkut Porfirie në Patrikanën e Pejës, më 14 tetor 2022, ai ishte përgjigjur: -“ Po kam shkuar ja kam uruar festën dhe kam marrë pjesë në drekën zyrtare. Nuk ka pas deklarata kundër Kosovës gjitha kanë qenë në frymën e paqes dhe tolerances” ((https://indeksonline.net/muhaxheri-demanton-mediat-serbe-porfirije-nuk-dha-deklarata-nacionaliste-e-respektoi-kosoven/).

-Po, sikur Muhaxheri të mos ua kishte uruar festën, popat gjumi nuk i kishte marrë!

Muhaxheri në drekë te Porfirie E pabesueshme, si ka mundur të ndodhë që një lider politik me shumë kredibilitet (madje lider i LDK-së së Rugovës), aq më tepër kryetar i Komunës së Pejës, Gazemnd Muhaxheri, të ketë marrë pjesë në ceremoninë e shugurimit të patriarkut serb, Porfirie në Patrikanën e Pejës, më 14 tetor 2022, kur dihet se KOS-i dhe drejtuesit e tij, edhe pasi kanë kaluar 30 vjet, ende nuk janë distancuar nga kryerja e krimeve të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999). Pikërisht këta patriarkë me KOS-in e tyre, ende nuk e kanë lutur dhe detyruar shtetin e tyre gjenocidal, që t’u kërkojë falje shqiptarëve për masakrat masive të vrasjes së mbi “11.800” shqiptarëve dhe të mizorive të tjera, që dogjën dhe shkrumuan Kosovën (1989-1999). Measzhi i apelit të Porfiries, që serbët dhe shqiptarët të jetojnë nën një “kulm” dhe të ndërtojnë paqen e përbashkët, do të konsiderohej i sinqertë dhe i pranueshëm, sikur patriarku Porfirie dhe Kisha Ortodokse Serbe, deri tani ta kishin njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008). Duke qenë se, historikisht dihet se KOS-i ka meritat më të mëdha për formimin e shtetit serb në Ballkan. Andaj, pse nuk po e lut lidershipin e Serbisë, përkatësisht presidentin Aleksandër Vuçiq, që ta njohë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës në kuadrin e Dialogut të Brukeslit (2011-2022) ? Ky është kushti kryesor, që serbët dhe shqiptarët të pajtohen, të jetojnë dhe të bashkëpunojnë në paqe me njëri-tjetrin në Kosovë. Për t’u arritur paqja dhe mirëbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovës, së pari, duhet punuar shumë për drejtësi dhe demokraci. Pastaj, mbi këto dy postulate parësore, mund të ndërtohet paqja dhe toleranca mes njerëzëve, edhe në Kosovë. Ndryshe paqja pa drejtësi nuk ka kurrfarë kuptimi. Dreka e Muhaxherit me patriarkun e ri serb ishte OK, por mesazhi i Porfiries për paqe nuk ishte i ri, sepse i mungonte KËRKIMFALJA shqiptarëve për krimet e fundit të gjenocidit serb në Kosovë ( 1989-1999)

-Po kjo fjali e nënvizuar e mesazhit të Porfiries nuk ka karakter nacionalist negativ serb, se gjoja Kosova është shtëpia e popullit serb”!?

Ky nuk është vetëm nacionalizëm negativ serb, por është edhe racizëm, diskriminim dhe mohim i të drejtave dhe lirive elementare të njeriut.

-E ku mbeti shtëpia e popullit shqiptar mbi 90% dhe e minoriteteve të tjera: turke, rome, ashkali, kroate, boshnjake, egjiptiane, gorane ?

Edhe patriarku i ri serb Porfirie, sikur të gjithë patriarkët e mëparshëm serbë, në të njëjtin “stil” politik retrograd propagandistik dha mesazhin për paqe mes shqiptarëve dhe serbëve, si dhe të “tjerëve”, që jetojnë në Kosovë.

Kush janë ata të “tjerë”? –Pse nuk ka përmendur emrat e tyre , siç janë: turqit, ashkalinjtë, romët, boshnjakët, goranët, egjiptianët, kroatët? Të gjitha këto minoritete jetojnë në Kosovë së bashku me shqiptarët dhe me serbët. Prandaj, as patriarku serb Porfirie dhe, askush nuk ka të drejtë ligjore e as kushtetuese, që në vend të emërimit të tyre të “përveçëm”, t’i anatemojë dhe diskriminojë, duke i quajtur “të tjerë” !

–Mospërmendja e tyre në rastin konkret nga patriarku serb Porfirie, është akt cinik, antiligjor, antikushtetues, antidemokratik, racist, primitiv dhe anticivilizues , sepse ka shkelur të drejtat dhe liritë elementare të njeriut, duke mos i përmendur të gjithë shtetasit e Kosovës, por vetëm shqiptarët dhe serbët në mesazhin e tij:

““Bekimi i Zotit mbron të gjitha vendet tona të shenjta në Kosovë, të cilat janë si një yll në qiellin e verës, mbron Kishën e Krishtit dhe mbron popullin ortodoks serb që të mbijetojë në shtëpinë e tij, sepse Kosova është shtëpia e popullit serb”,( https://www.tpz.al/ballkan/serbet-duartrokasin-kryetarin-shqiptar-mori-pjese-ne-shugurimin-e-patria-i191772

Ky mesazh i patriarkut Porfirie, i drejtuar nga mesha shuguruese e tij në Patrikanën e Pejës, bërë më 14 tetor 2022, thërret për harmoni, për përbashkësi dhe për paqe mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, por nuk i përmend fare pakicat e tjera (turq, romë, ashkalinj, egjiptianë, goranë, kroatë, boshnjakë), që jetojnë në të njëjtën “shtëpi” me minoritetin serb. Ky është diskriminim, racizëm, antiqytetërim dhe mohim flagrant i të drejtave dhe lirive të njeriut sipas Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut (në këtë rast, Porfirie ka sheklur nenet: 1,2,3,4…etj.), të miratuar nga OKB-ja , më 14 dhjetor 1948 dhe sipas të të gjitha konventave, protokolleve, deklaratave, rezolutave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Jo jovetëm patriarku Porfirie dhe KOS-i , por të të gjithë titullarët dhe bartësit e insntitucioneve shtetërore dhe shoqërore, si dhe individët e tjerë, kur flasin për strukturën etnike në Kosovë, patjetër, me emër dhe me mbiemër, duhet t’i përmendin edhe minoritetet etnike (turq, ashkalinj, romë, egjiptianë, boshnjakë, goranë, kroatë), jo vetëm shqiptarët dhe serbët, sepse të gjithë janë kategori e ligjshme dhe kushtetuese, që shtet të përbashkët kanë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës. Prandaj, në asnjë mënyrë, askush nuk ka të drejtë, që këto minoritete t’i diskriminojë, t’i margjinalizojë dhe t’i përbuzë, duke i quajtur me “pezhorativin” “të tjerë” ! Kush janë ata “ të tjerë” ?!

Dashtë Zoti, që kjo uratë paqësore të konkretizohet dhe të përmbushet në praktikë për të gjithë qyetarët: turq, romë, ashkalinj, egjiptiuanë, boshnjakë, goranë, kroatë, jo vetëm për serbët dhe për shqiptarët (të cilët nuk janë vëllezër me serbët, në asnjë kuptim, por vetëm shtetas të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës) në Kosovë, duke e njohur de fakto dhe de jure si shtet të tyre të pavarur dhe sovran. Për t’u realizuar paqja e përbashkët, është e domosdoshme që të gjithë të punojmë për DREJTËSI, sepse pa të nuk ka kurrfarë kuptimi as paqja e as demokracia.

Derisa Kisha Ortodokse Serbe dhe priftërinjtë e saj nuk e njohin Kosovën e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008), por e quajnë “tokë të shenjtë serbe” dhe “koka e trupit të Serbisë, shqiptarët nuk mund të kenë kurrfarë besimi ndaj deklaratave paqësore të patriarkut Porfirie, të cilat i pohoi me rastin e shugurimit të tij në Patrikanën e Pejës, më 14 dhjetor 2022.

Ndër thirrjet e tjera për paqe e bashkëjetesë të shqiptarëve dhe serbëve, patriarku Porfirie theksoi se “Bekimi i Zotit mbron të gjitha vendet tona të shenjta në Kosovë, të cilat janë si një yll në qiellin e verës, mbron Kishën e Krishtit dhe mbron popullin ortodoks serb që të mbijetojë në shtëpinë e tij, sepse Kosova është shtëpia e popullit serb”,( Serbët duartrokasin kryetarin shqiptar, mori pjesë në shugurimin e patriarkut në Patriarkanën e Pejës).




-Po kjo fjali e Perfories nuk ka karakter nacionalist negativ serb, se gjoja Kosova është shtëpia e popullit serb”!?

-Jo për Gazmend Muhaxherin përmbajtja e kësaj sintagme politike, është krejtësiht në rregull ( pa primesa nacionalshoviniste), edhe pse Porfirie pa të drejtë Kosovën e quan vetëm “shtëpi të popullit serb” !?

Me këtë parullë se “Kosova është shtëpia e popullit serb”, metropoliti serb Porfirie, Muhaxherin e bëri me dije se ai, përkatësisht “ populli serb është zot në shtyëpinë e vet në Kosovë, kurse Muhaxheri vetëm “muhxher” në “shtëpinë e huaj”!?

-Nuk është ky nacionalizëm negativ? –Po nacionalizmi nuk ka brina, ja ky është nacionalizmi, racizmi dhe primitivizmi i patriarkut serb Porfirie, që sheshit gënjen dhe manipulon se gjoja “Kosova është shtëpia e popullit serb” e jo popullit shqiptar?!

Mirëpo, për Muhaxherin ky togfjalësh i deklaratës Porfirie, se “Kosova është shtëpia e popullit serb” nuk do të thotë kurrfarë “nacionalizmi”, sepse Gazmend Muhaxheri (ndonëse kryetar i Komunës së Pejës, jo më pak se dy mandate, madje po synon edhe të tretin) nuk di ose nuk do ta “lexojë” drejt, sepse me gjasë i ka lënë mbresa të thella birra dhe dreka e ngrënë me patriarkun Porfirie në Patrikanën e Pejës! - I bëftë mirë dreka Muhaxherit, por me dreka e as me darka të tilla nuk mund të bëhet paqja mes shqiptarëve dhe serbëve, pa kërkimfaljen paraprake të KOS-it për krimet e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999). Së pari, KËRKIMFALJA, si dhe njoha e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, pastaj PAJTIMI dhe PAQJA e qëndrueshme jetëgjatë mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Ndryshe, çdo paqe tjetër, qoftë e premtuar dhe e dhuruar edhe nga patriarku Perforie, do të jetë fiktive dhe sterile. vetëm një shkronjë e shkruar në letër sikur gjatë gjithë historisë së derisotme të marrëdhënieve serbo-shqiptare në Ballkan.

Sa më sipër, në parim, edhe unë e dua paqen, por jo atë surrat paqeje, që ka vrarë (1876-1999) dhe, që synon të vrasë popullin dhe atdheun tim vetëm për hir të zgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe në kurrizin e tërësisë së territoreve indigjene të Shqipërisë Ilirike në Ballkan. Kjo strategji afatgjatë shekullore për shfarosjen e shqiptarëve si komb dhe si shtet në tokën e vet, nuk ka asnjë element të artit dhe të filozofisë së paqes, POR është thelbi i konfliktit ndërmjet kombit shqiptar dhe atij serb. Kjo është barriera betonarme, që ka shkatërruar dhe që, edhe sot po synon të pengojë dhe minojë çdo përpjekje dhe angazhim për ndërtimin e paqes mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, dhe më gjerë (Preshevë. Bujanoc dhe Medvegjë etj.).

7 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page