
Jetojme vertet mes cudirave
Ne mes njerezve me shume ngjyra,
Te ndare me thike, ne besime e partira
Midis njerezve qe flasin mijra gjuhe,
Ne mes te atyre qe flasin me gishta, me buze,
Qe pohojne e mohojne me koke e me sy
Qe nuk duan te gatuajne tjeter… vecse
Gjelllen qe ju beri nena a gjyshja ne shtepi!
Jetojme mes njerezve qe nuk duan te dine
Me ke jane prane dhe ererat
Nga cila ane e horizontit fryjne…
Jetojme prane me njerez qe arriten
Ne kete gjysem sfere,
Per me shume atmosfere!
Njerez qe erdhen te puthin lirine,
Qe na e mohuan me dhune
E lame atdheun ne gjysem erresire,
Dhe vrapuam ne rruge e pa rruge!
Vertet bota jone eshte nje cudi
Jeton me shume njerez prane, te njejte me ty,
Ose kontroversare, qe ndryshe mendojne!
As nuk pyet per njeri, askush per ty s’don te dije
Ne se je me xhepin bosh, apo e ke me florinj!
Jetojme me njerez qe gjuhen e nenes ikone e mbajne
Ka plot qe s’ e shkrepin anglishten asnje fjale,
Po blejne shtepira me liqen e det ne fasade,
Pa le te mos e dine… kush e drejton shtetin e qeverine
A cila parti e ka rradhen te paraprije!
Me komshinjte shikohemi cdo cast
Ne ashensore, ne rruge, ne festa, ne garazh
Po asnjeri per tjetrin nuk ndjejme mall!
As xhelozia s’ te bren, te pyesesh sa kane…
Mire apo keq?…Shpesh ndjehesh I qete
Se me njerez te tille…as prishesh as ndreqesh…
Mund te jetosh ashtu neutral… dhe njeqind vjet!
Ehh, a nuk eshte bota e sotme plot larmi
Ku ata qe flasin me gishta…bejne cudira
E te tjeret qe filozofojne… ngelen plebej,
Enderrues mjerane, te ditur e modeste,
Portofolat … te tjeret le t’i mbajne.
Le te lutemi perhere qe zemra jone
Te ndjehet e pasur, e dlire, e ngrohte,
Si nje oaz me dashuri ajo qofte,
Per te gjithe ata qe na duan fort!
©ELKO N. Qeparoi
12 Shkurt, 2020@ N.Y.