top of page

Jehona e një fjalori frazeologjik




(Përsiatje për botimin e “Fjalorit frazeologjik të gjuhës shqipe” nga prof. dr. Eshref Ymeri )


Këto ditë kur i nxehti përvëlues i korrik-- gushtit ia ka lënë stafetën shtatorit të bekuar e këto ditë shtatori sikur duhej ecur paralel me hapjen e shkollave në vendin tonë, Shqipëri, erdhën në Vlorë, në shtëpinë e gruas së madhe shqiptare, mjeshtren e madhe të letrave shqipe, zonjës Vilhelme Vranari librat e fundit të prof. dr. Eshref Ymeri. Janë librat “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” dhe “Shqiptarët përballë politikës ruso madhe”.

Është një botim “sui generis” pa akademi e institute, por me një parathënie të prof. Dr. Rami Memushaj me nivel të lartë shkencor. Ky shkencëtar, ish profesor i shkollës pedagogjike “Jani Minga” Vlorë, ish normalist i Elbasanit në vitin 1958, shkruan për këtë fjalor:

“ Fjalori Frazeologjik i gjuhës shqipe është më i arriri, vepra më e madhe monumentale në frazeologjinë e gjuhës shqipe me 19 280- zëra. Eshref Ymeri zë vendin e parë sot në historinë e gjuhësisë shqipe.”

Ndërsa prof.dr. Hajri Shehu shkruan:

“…është më i madhi fjalor në gjuhën shqipe, kurorzimi i pesëdhjetë vjetëve punë Eshref Ymerit ku shpalosen tre pasuri: sinonomia frazeologjike, variantësi frazeologjike duke shtuar fjalët e urta, frazeologjia popullore.”

Tek lexoj këto përkufizime mendja më çon te një fjalor i frazeologjisë së gjuhës angleze ku në shumicën e rasteve të shembujve ishin fraza të shkruara nga shkrimtarët dhe poetët anglezë, e që nga ky shembull mund të kuptohet fare mirë “tre pasuria” e fjalorit frazeolpgjik të gjuhës shqipe përgatitur nga Eshref Ymeri.

Dhe përsëri si shembull mund të na vijë në mëndje se studjuesi Mehmet Gjevori botoi në Prishtinë n.2 vitin 1972, “Frazeologjizma të gjuhës shqipe”, botuar në Tiranë në vitin 1991 me 10 500 zëra.

Por jehona e botimit unikal të veprës së prof. Eshrefit është tejkaluese. Mjeshtrja e madhe e letrave shqipe, zonja Vilheleme Vranari shkruan se “ pse vallë nuk njihet frzeologjia si nëndegë e shkencës gjuhësorë” dhe vazhdon: “ vlerat e këtij fjalori janë gjuhësore, sintaksore, fonetike, sinonimike, stlistikore dhe mënyrë leximi.”

Ndërsa Fitim Haxhiraj, studjuesi vlonjat është më konçiz në vlerësimin e tij duke shkruar se Eshtref Ymeri është, personalitet i shquuar i Labërisë e i kombit, sot përballë Akademisë dhe pseudoakademikëve.”

Diku në një vlerësim tjetër thuhet se Eshref Ymeri është vazhfdues i veprës së Jani Thomait.

Po t’i hedhim një sy titujve të veprave të prof. dr. Eshref Ymeri do të habitemi për përmbajtjen e tyre që kuptohet nga titujt dhe që po i rendis më poshtë:

1.Përkthimi, një histori pasioni

2.Shtigjeve të botës artistike

3.Fjalor frazeologjik rusisht- shqip

4.Arti i përkthimit gojor

5.Fjalor i madh frazeologjik italisht -shqip &shqip -italisht

6.Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe

7. Fjalor frazeologjik anglisht- shqip

8.Fjalor frazeologjik frëngjisht -shqip.

Prof. Fatmir Terziu në një artikull të botuar në shtator të këtij viti në “Fjala e lirë” shkruan mes të tjerash vlerësimet e tij shkencore për “Fjalorin frazeologjik frëngjisht shqip” se “Si libri i parë referues i këtij lloji që synon të përshkruajë frazeologjinë aktuale në shqip-frëngjisht, fjalori është një arritje e vlefshme në frazeologjinë shqiptare. I destinuar si për lexuesit shqiptarë dhe francezë, ai mund të jetë i dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për gjendjen aktuale të frazeologjisë në të dyja gjuhët - studentë të drejtimeve të filologjisë, përkthyes, profesorë universiteti, leksikografë, gjuhëtarë, albanologë, etj. Koncepti i zhvilluar për paraqitjen e gjendjes aktuale të frazeologjisë së tillë është i përshtatshëm dhe mund të shërbejë në zhvillimin e fjalorëve të tjerë frazeologjikë dygjuhësh të gjuhëve të tjera.

Si përfundim, duhet theksuar se vështrimi i përgjithshëm, që synon të evidentojë meritat kryesore të botimit nga puna shkencore e dy autorëve Prof. Dr Eshref Ymeri dhe Sefulla Kata „Fjalor i frazeologjisë frëngjisht-shqip“ (2021) dhe për të theksuar vlerën praktike të saj, bën të mundur që të kuptohet qartë vendi i kësaj pune të rëndësishme dhe në kohë në frazeografinë përkthimore, si dhe arritjet e rëndësishme jo vetëm praktike-përshkruese, por edhe teorike te autorët e saj.”

Është një gjykim që unë do ta quaja paralel edhe për botimin e “Fjalorit frazeologjik të gjuhës shqipe” të sapo botuar.

Duke parë shumëllojshmërinë e botimeve të prof. dr. Eshref Ymeri mendja të shkon te shkrimtarët apo studjuesit e kritikës shqiptare të cilët duhen t’i kenë këta fjalorë si armë për të mbijetuar me shkrimet e veta, sepse në këta fjalorë ndodhet e gjallë gjuha shqipe, ndërsa për përkthyesit nga shqipja ne gjuhë të huaj apo e anasjellta, këta fjalorë janë diamante që e shkëlqejnë akoma më shumë bukurinë e gjuhës shqipe.

Dhe është Carl Gustav Jung që bën këtë koment në aspektet e përkthimit të librave në përgjithësi:

“Të gjithë njerëzit që takojmë në jetë që kanë një fuqi magjepsjeje mbi ne, janë në fakt fragmente të vetvetes që i hoqëm dhe i sollëm përsëri. Pra, nëse preferojmë të mos mashtrohemi nga iluzionet tona, duhet të vëzhgojmë me kujdes çdo formë mahnitjeje në mënyrë që ta marrim atë, si kuintesencë, një fragment të personalitetit tonë, dhe do të kuptojmë pak se, gjatë rrugës së jetës, gjithmonë takohemi përsëri, nën një mijë maskime. “

(C.G. Jung - Psikologjia e përkthimit)

Pra dr. prof. Eshref Ymeri është një nga këta njerëz që me veprat e tij ndodhet nga pak te secili duke rrezatur përparim dhe perspektivë.

Ky njeri i veçantë jeton e punon në Sh.B.A.

Po e përfundoj këtë shkrim me një paragraf të shkruar nga prof. Fatmir Terziu i cili e quan dr.prof. Eshrefin si filozofin e dy kohëve: “…E kёshtu fillova tё lexoj ngadalё dhe me vёmendje, hap pas hapi njeriun qё kishte lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Ndёrkaq nё jetёrrugёtimin e tij do tё gjeja edhe shkollimin e tij qё fillonte me arsimin fillor nё Mesaplik, shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe me Gjimnazin “Ali Demi” tё Vlorёs qё e kishte mbaruar në vitin 1959 me rezultatin “shkёlqyeshёm”.


Durrës shtator 2023

36 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page