top of page

Ja pse dështoi drejtësia e tranzicionit në Shqipëri


Skënder Sadri KAPITI

Ja pse dështoi drejtësia e tranzicionit në Shqipëri


Skënder Sadri KAPITI


Prej 30 vitesh tranzicion Shqipëria nuk doli nga tranzicioni për arsyen kryesore sepse dështoi tërësisht drejtësia e tranzicionit.

Dështoi drejtësia e tranzicionit sepse ajo mbeti ashtu sic ishte, mbeti drejtësi politike, e kapur dhe që i shërbeu politikës edhe pas komunizmit. Reformat në drejtësinë e tranzicionit ishin të tilla që cilado parti politike që mori pushtetin regjimi i saj kapte , emëronte dhe e zgjidhte e caktonte gjyqtarët e prokurorët dhe organet e sistemit të drejtësisë; apo i detyronte, urdhëronte dhe i kërcënonte për largim nga puna e gjyqtarit e prokurorit ata të cilët kishin guximin për mosbindje e mosshërbim ndaj politikë dhe ndaj pushtetit politik që rastisnin që të kishin pushtetin.

Drejtësia e tranzicionit në Shqipëri dështoi pasi ajo u bë palë me politikën e korruptuar dhe të kriminalizuar, u bë palë me krimin ordiner, të korrupsionit dhe të drogës; u bë palë m,e vjedhjen dhe grabitjen e pronave ë shqiptarëve dhe të shetit shqiuptar. Drejtësia në Shqipëri u shndërrua në një korporatë shumë e fuqishme juridike, financiare dhe ekonomike me lidhje piramidale kapilare mafio-oligarkike me pushtetin, politikën dhe me krimin.

Sistemi gjyqësor në Shqipëri mbeti nën kopetencën e drejtësidhënies prej ishgjyqtarëve dhe prokurorëvë të regjimit komunist, të cilët ishin avokatët e krimeve të komunizmit, mbrojtësit e luftës kriminale të klasave, avokatët ligjorë të përsekutimit politik dhe ideologjik të shqiptarëve, vendimdhënësit e burgosjeve, pushkatimeve dhe të internimeve. Këta gjyqtarë në demokraci, pasuesit e tyre dhe njoranca jurike e amoraliteti i tyre ligjësuan krimin dhe korrupsionin juridik, vjedhjen , grabitjen , ligjësuan paranë e krimit ,drogës dhe korrupsionit prej të cilave ata u bënë oligarkia juridike financiare më e fuqishme në Shqipëri, sa që e ka shumë të vështirë edhe VETTING-u për ta luftuar atë.

Këto ishin dhe arsyet kryesore se përse ndërhynë me vendosmëri dhe këmbëngulje SHBA dhe BE të cilët e detyruan politikën shqiptare për miratmin e VETTING-ut , si i vemi mjet dhe e vetmja reformë që mund ta cmontojë këtë sistem kriminalo-politik të sistemit të korrupsionit në drejtësi të montuar në Shqipëri.

Sistemi i drejtësisë së tranzicionit në Shqipëri dështoi pasi drejtësia e tranzicionit nuk hetoi dhe as nuk ndëshkoi krimet e komunizmit , as autorët e tyre; nuk bëri minimalisht as lustracionin politik e juridik , por la dhe u dha atyre të drejtën e ushtrimit të profesionit të gjyqtari e prokurorit, si dhe vijuan politikën dhe qeverissjen ishpërgjegjësit, persekutoret dhe ekzekutorët e krimeve dhe të padrejtësive që u ishin bërë shqiptarëve gjatë regjimit komunist.

Drejtësia dhe sistemi i tranzicionit dështuan në dëmshpërblimin e atyre të cilëve u ishin shkelur liritë dhe të drejtat njerëzore nga shteti totalitar komunist, si dhe në kompensimin dhe kthimin e pronës të të shpronësuarve nga reformat socialiste.

Drejtësia e tranzicionit dështoi edhe moralisht pasi ajo manipuloi me të drejtën , me ligjin dhe me të vërtetën. Pra me pak fjalë drejtësia e tranzicionit dhe tërë tranzicioni në Shqipëri dështoi pasi ajo fuksionoi si drejtësi që manipuloi, vodhi ,shiti e nxori në ankand vëndin, shtetin, liritë dhe të drejtat civile njerëzore, kryesisht së pari atë të pronës. Po kështu duke qenë si e tillë ka dështuar drejtësia edhe në Kosovë.Dështimi drejtësisë ka cuar në prag të falimentimit edhe të shtetit e të shoqërisë.

31 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page