top of page

Isuf Grajçevci: V O G Ë L U S H E ...

  • 14 hours ago
  • 3 min read

E di që më harron me dhembje, për të cilën ndoshta më ke harruar. Por i bindur jam që në zemrën tënde akoma ka vend për mua dhe ekzistoj në botën eëndërrimeve dhe dashurisë sate! Apo ndoshta më ke harruar vallë?

A e mbanë mend akoma dashurinë tonë? A i mbanë mend akoma ëndërrimet tona? Shtëpinë pa mure, shëtitjet tona, ndonjë takim apo ndonjë mosmarrëveshje? Jam i bindur që kjo letër imja do taprishë qetësinë në zemër. Se ne prapë dëshirojmë të kthehemi rrugës që patëm shkuar përpara!...

​Nesër prapë do të agoi dita. Dielli prapë do t’i përshëndet fushat e malet. E ti, ti sikur gjithmonë do të jeshë e lumtur, e gëzuar, pa telashe dhe do t’i gëzosh ato 18 vjetët e tua plot fat!... Terri moti është lëshuar mbi maje të qytetit, mbrëmje e nxehtë sikur shumë mbrëmje të ditëve tona fatlume të cilat i patem kaluar së bashku!...

Vetëm jam ... vetëm jam në këtë moment deri sa të medoi për jetën, për dashurinë, për ty, ... për fatin! Natë është. Hëna tani ngadalë lëvizë në qiellin e pafund. A thua tani ti çka punon? Ndoshta lexon romane, apo gazeta, ndoshta si vajzë e nderuar i ke ndihmuar nënës në ndonjë punë dhe e lodhur lezetshëm fle. Ndoshta je zgjuar dhe ëndërron diçka ose iu ke drejtuar qiellit duke më kërkuar mua!... Nuk di. Di vetëm deri sa të shkruaj dhe të imagjinoj njëqind dëshira pёr ëndërrim të bukur. Natën e mirë vogëlushe!...

Tani unë i mbështetur për një gur buzë detit  para meje shoh fytyrën tënde, mbi ujë të kaltërt shoh kujtimet kurse në maje të bjeshkës shoh harrimet. Po ... këtu qëndron para meje me sytë e tu si pishë! Puthemi ... me dashuri ... gjatë ... shikohemi me dashuri, kurse nga goja jote e ëmbël dalin fjalët ”Më duaj, të dua!”. Vetëm ëndërrime, shpejt po humb ... po e humb shiu, shiu prej syve të mi, lotët e kuq prej syve të mi, dhe ah më le ti në këtë qetësi të vdekur në të cilën gjeta të vërtetën!

Por ah kujtimet ... prapë mu kujtua vehtja si nxënës në klasë, me laps në dorë ulur në bankën e fundit! Atëherë ëndërroj, era më pinë me aromën e kaluar. Ma hudhë në det dashurinë e kaluar. E unë shikoj detin e qetësuar derisa valët e ulta të detit pa u dëgjuar rrahin bregdetin dhe ëndërrimet, ëndërrimet po e shpojnë kokën time! ...

​Tani unë jam në Prishtinë. Dita është me diell, e bukur, por pak e shqetësuar për mua. Dita e nisjes sime, dita e ndarjes prej qytetit të dashur në të cilin për një kohë të gjatë nuk do të kthehem!.

​Në stacion në mes të njerëzve dëgjohet zhurmë, fjalë të ndryshme, sharje, por në mes të atyre dëgjohen fjalët  ”Djali im ruaju ... Shkruaj! – ishin fjalët e nënës! Dhe fjalët ”Vëllau im qëndro krenar” – ishin fjalët e vëllaut! Treni fishkëlloi, u nis. Unë në faqët e nënës pashë që shkonin lotët çurkë, kurse vëllau u zverdhë në fytyrë dhe mbeti me gojë hapur sikur donte të thonte ”A me të vërtetë shkove a?”

Tani unë po ngutem dikund larg, në terr, pa dëshirë dhe pa menduar. Unë menjëherë fillova të mendoj për ditët kur prapë do të shihemi dhe do të jemi së bashku! ... kurse treni gjithnjë e më larg po më qon... të pashë si ec nëpër ëndërrime, ke qenë duke qarë dhe një kohë të gjatë sytë e tu u zvogëluan si yjet e mëngjesit! Pse qanë vogëlushe? A po të vjen keq që unë po shkoj kështu pa përshendetje, pa asnjë fjalë? A po të vjen keq që duartë tona nuk i dhanë përshendetjet e fundit dhe njeri- tjetrit me ia uruar fatin? Jo, ti je e gëzuar, ti je fatlume, me lot përqafon kujtimet e mia!

​Të lutem në netët e gjata mos mendo për mua!Sepse është dashtë me qenë ashtu, si ka qenë! ...

Hëna i lëshoi rrezet e saja në dritaren para meje dhe më befasuan ca pika të shiut, atëherë dëgjova ritmin e rrotëve të lokomotivës dhe ato m’i ndërpren mendimet. Shiu kishte qenë i rrëmbyeshëm... Pra:

Të shikoj ti nuk sheh

​Të dua ti nuk e di

​Të puthi ti se ndien.

Unë më nuk kam menduar për ty deri tani dhe qe, kjo po më duket e çuditshme! Unë jetoj larg nga ti, në detin e qetësuar, në detin e hatashëm, i vetmuar, i brengosur, qe dhe vargu do të tregojë:

​... Në qetësinë e thellësisë së detit

​Notoj ngadalë shikoj, gëzohem

​Me guacat ngjyrë kristale t’arit

​Me ritmin e detit trishtohem.

 

​Kurdoherë yti.

V o g ë l u s h i

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page