top of page

Irma Kurti: Jyotirmaya Thakur


Irma Kurti: Jyotirmaya Thakur (Indi - Angli)

JYOTIRMAYA THAKUR ka lindur në Indi. Ajo është një drejtoreshë e dalë në pension e një shkolle të binjakëzuar me Kembrixhin, autore dygjuhëshe e pesëdhjetë librave në shumë zhanre si dhe të tjerave në pritje për t'u botuar. Poezitë e saj janë përkthyer në mbi 44 gjuhë; ajo është gjithashtu bashkautore në shumë Antologji Ndërkombëtare. Poezitë, tregimet, artikujt dhe punimet e saj shkencore janë botuar gjerësisht dhe përkthyer në shumë gjuhë në gazeta të njohura dhe revista me reputacion. Jyotirmaya Thakur është një autore dhe poete e shquar, ambasadore e paqes dhe një akademike me përvojë. Një zë që duhet dëgjuar në kohët e trazuara. Përvoja e saj akademike dhe intelekti kombinohen për t'i bërë librat e saj një shoqërues të dobishëm për këdo që kërkon një shteg në një labirint kaosi.

 

NUK ËSHTË KURRË VONË

 

Të fortë apo të dobët, të guximshëm apo frikacakë,

Të gjithë ndihemi të dobët a të frikësuar jo rrallë,

Pozitivë apo negativë, të ndritur apo të errët,

Ne të gjithë përballemi me errësirën e thellë.

Të humbur ose të gjetur, të harruar a të kujtuar,

Ne të gjithë i kalojmë faza të tilla, të vetmuar,

Shpresë apo dëshpërim, urrejtje apo dashuri,

Të gjithë jemi të pafuqishëm, kemi nevojë për ndihmë.

Besim ose mosbesim, besnikë ose jobesnikë,

Ne vazhdojmë të ndryshojmë herë pas here të gjithë,

Paqe ose trazira, gëzim apo fatkeqësi,

Fati ynë ndryshon vazhdimisht.

Probleme apo zgjidhje, stres apo qetësi,

Ne përballemi me sfidat që na rrethojnë të gjithë,

Ecim përpara ose tërhiqemi, por le të vazhdojmë drejt,

Nuk është kurrë vonë për t'i ndryshuar gjërat në jetë.

 

DHEMBJA

 

Kam ardhur për t’i dhënë zë

atij që është i privuar nga fjalët,

agonisë së shpellave

solemnitetit të stuhive

shprehjes së fytyrës sime,

atij që nuk ka gjurmë

për t'i dhënë shpirt kozmosit,

për të gjetur unitetin në diversitet

për të lidhur heshtjen me pafundësinë

për të treguar dhembjen pa kufi

kështu që ajo mund të shprehë vetminë,

për të zgjatur butësinë e turmave

që janë të destinuara të zhduken

mes dhunës së ditëve

pa pendimin apo keqardhjen e hijeve

që shpërdorojnë pushtetin për të gjymtuar

dhe rrëmbyer të ardhmen e dritës

dhe ndryshojnë historinë e së kaluarës,

rrëmujën dhe kaosin kthejnë në tokë.

Dhembja e kozmosit shuhet në horizont

në mungesë të fjalëve

unë linjat e universit kërkoj.

 

LINJA E FUNDIT

 

Të zotërosh nuk ka më rëndësi

kur kalon vijën e fundit të kufirit.

Të kesh nuk ka më rëndësi

as pritja nuk vlen më aspak,

realizimi i vendimeve pa kufizim,

mbërritja e kufijve

të paimagjinuara kurrë më parë.

Fuqia e parave nuk ngushëllon askënd

përveç politikanëve që kërkojnë lavdi,

ndërsa largohen nga streha e shtëpive të tyre

drejt destinacionesh të panjohura.

Sepse jeta ka rëndësi vetëm

Për aq sa keni dashur

Dashuria është ajo çfarë merrni

Dhe që mbetet pas.

Në tokën e kujtimeve të zhdukura

Në relativitet, pakuptueshmëria s’mund të gjendet

Në mungesë, absurdi nuk mund të gjendet

Misioni i universit

Përvoja derdh në tokë

Shi të dendur ose bubullima

Ato krijojnë brenda teje shpirtin heroik

Bagazhi i dinjitetit është vërtet fisnik.

PËRKTHEU NGA ANGLISHTJA IRMA KURTI

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page