Nga Fatmir Minguli
Intersektime kulturore në Festivalin Veror të Librit në Durrës 17-21 gusht 2022
(Impresione per pesë netët e Festivalit të përbashkët të shtëpive botuese të Durrësit dhe Tiranës )
Në pesë netë të gushtit të sivjetëm në qytetin e Durrësit u luajt drama ngadhënjyese e kulturës durrsake.E ndarë në pesë akte kjo dramë përjetoi dyzimi sinkrion të ngjarjeve. Kur shtepitë botuese dhe tre libraritë durrsake, pjesmarrëse në Panair ishin në " ALARM" për shitje të librave, në skena të antikitetit durrsak shfqeshin virtuale drama, poezi, recitime nga librat e panairit, takime homazhi për emblemat apo ikonat e kulturës durrsake Gjergj vlashi dhe Mokiom Zeqo sië i ka përcaktuar Mjeshtri Haxhi Rama.
Ky ishte intersektimi i parë shitje dhe virtualitet skenik.
Në sheshin "Taulantia" ku u improvizua shkëqyeshëm ky panair i organizuar nga Ministria e Kulturës. Bashkia Durrës dhe Shoqata e botuesve shqiptarë, pesë netë qenë "beteja" për kulturë.Njerëzit e shumtë që vizitonin stendat durrsake dhe tiranase përmes një lloj habie bleni libra dhe pyesnin për libra. Ky ishte intersektimi i dytë real.
"Një det me libra - shprehet administratori i Shtëpisë botuese 2M, zoti Aristark Osmani - një det me kulturë pranë valëve të Adriatikut, aty ku ajri është aq i pastër e i pandotur nga mendime hezituese."
Takimi i vecantë që pranë kësaj stende me Ministren e Kulturës Znj. Margariti dhe znj. Kryetare të Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako si dhe organizatorin e këtij panairi z. Petrit Ymeri ishte sa emocionues për shkrimtarët e rinj që janë me librat e tyre pranë kësaj stende si Pol Milo, Jani Koçillari etj por dhe një lloj programi në të ardhmen për afrimin dhe afirmimin e shkrimtarëve të rinj.
Ndërsa stendat e shumta luanin rolet e tyre reale në kontakt me lexuesit në pesë netët iu luajtën drama me pak akte, me një akt e me shumë art e emocion nën drejtimin e moderatores origjinale Teuta Dhima dhe regjizores absolute Driada Dervishi. Te Forumi Durrësit poetë e poezi shpërthyen plot larmi e art dramtik, në Oborrin e qendrës së Durrësit u disktua për krijimtarinë e Loer Kumes dhe Rei Hodo; në në galeritë e thella të amfiteatrit durrsak u shfaqën pjesë nga drama e paprfunduar por në përsosmëri "Shkurorëzimi" e shkrimtarit dhe kritikut Enton Bido e kur në ambientin e hapur të këtij amfiteatri, që zoti i ka falur Durrësit, u fol për Gjergj vlashin dhe Moikom Zeqon nga studjues të ndryshëm durrsakë dhe të ftuar nga Tirana; diskutim ceremonial në faqe të mureve të kalasë durrsake mbi veprën e re të Pol Milos "Medalioni i Dyrahut" dhe për librin e tij të parë "Shtegtimi i dinosaurve fluturues" si dhe diskutimi regjizoial i romanit të durrsakut të ri Brajan Sukaj, "Ciklopi";
Në këtë shkrim timin do të sjell pjesë nga statusi i moderatores Teuta Dhima, ku ajo jep disa mendime përfundimtare mbi pjesmarrsit e dramës virtuale që shoqëruan veprimtaritë e shitjevet në distancë.
“ Në këtë Festival, si moderartore që isha për mua ishte një eksperiencë e bukur, të cilën do ta kujtoj gjatë.
Në netët e tij, kam njohur shokë e miq, kemi shkëmbyer mendime, libra, autografë, duke pasur si emërues të përbashkët gjithmonë librin.
Qëllimi i këtij statusi është që të ndaj me ju miq një eksperiencë unike dhe të falenderoj:
Organizatorët e këtij eventi: Shoqata e Botuesve Shqiptarë, kryetarin e saj z. Petrit Ymeri, znj. Mariana Ymeri që besuan në mua dhe në punën time.
Një falenderim të veçantë për regjisoren Driada Dervishi. Të punosh me të, është një eksperiencë e bukur dhe e veçantë.
Qendra Kulturore "A.Moisiu", Elio Bajramaj Art, për vënien në dispozicion të stafit përkatës për foninë, videoprojeksionin, përgatitjen e skenave në pika të ndryshme të qytetit.
Një falenderim për ata që u bënë zëri ynë në këto netë dhe pasqyruan me përpikmëri dhe përkushtim çdo aktivitet, gazetarët, reporterët, fotografët (Mila Ballhysa, Griseld Hoxha, Gezim Domi,etj...)
Ata që zbukuruan mbrëmjet tona me prezencën e tyre autorët( sipas netëve)
Përkthyesi Sokol Çunga, Loer Kume, Rei F. Hodo, Prof, Artan Fuga, Bido Enton, Brajan Sukaj, Pol Milo.
Një falenderim për miqtë që sollën mendimet dhe ngritën diskutime në takime:
Flora Gjondedaj Dervishi, Marisa Kerbizi, Vali Vali,Mirjam Reçi, Fatmir Minguli, prof. Perparim Kabo, Haxhi Rama "Mjeshtër i madh", Elitjona Doko, Suela Kastrati.
Një falenderim për miqtë e librit që u ofruan në lexime: Eva Esat Kacanja, Alba Dajlanaj, Mimoza Erebara, Merita Kuci, Anila Varfi, Flora Gjondedaj Dervishi, Daniela Kortoci
, Kiara Juba, Joana Dhima, Frosina Bardhi, Oltsen Gripshi, Dorina Xheraj, Eda Deveja, Julia Sulstarova, Genciana Çako, Dorina Isufi, Enea Papa, Valbona Shkurti-Sakollari.
Një duartrokitje për ata që i zbukuruan këto mbrëmje duke na sjellë emocion . Aktorët: Mim Marjanaku, Marvin Tafaj, Xhuliano Brisku, Gezim Rudi, Adelina Muça.
Së fundmi, por jo për nga rëndësia, një falenderim zemre për të gjithë miqtë e mirë të librit që ishin prezent dhe na ndoqën në takimet tona dhe që iu dhanë atyre, vlerën e duhur.
Dhe në mbyllje, një falenderim të veçantë për kordinatoren e këtij Festivali, znj. Jeta Shyle për korrektësinë dhe efikasitetin e komunikimit me të.
Uroj që ky festival, të bëhet një traditë e bukur për qytetin tonë të mrekullueshëm, të bukurin Durrës.”
Po, këto ishin intersektimet e bulura të kulturës ku gjithçka fliste me gjuhën e artit se ishte pikërisht ashtu siç u shpreh shkrimtari i ri Pol Milo në takimin dramatik të natës së pestë që “letërsia hyn te artet e ashtu si të gjitha llojeve të artit, edha ajo është e lirë, pa korniza, prandaj letërsia është kaq manjetike në shpirtrat dhe mendjet njerëzore në mbarë botën.”
Durrësi këto netë që nuk ra edhe një pikë shi, ishte pjesë e këtij magnetizimi të botës letrare. Edhe pse me lodhje si pjesamrrësit në panair me stendat e tyre ashtu dhe aktorët, shkrimtarët, regjizorët e shumë diskutantë ishin koshientë për sa vepronin. Edhe pse ndonjë referues shfaqi sindromën e belulit, përsëri çdo gjë mbaroi për së mbari. Edhe pse nuk pati vizita nga shoqatat e ndryshme të Durrësit si ajo e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve, përsëri ishte shoqata “ Durrësi autokton” me në krye zotin Abdulla Deliallisi që shprehu mbështwetjen e plotë të shkimtarëve durrsakë e sidomos atyre të rinj. Po kështu vlen të përmendet vizita e shkrimtarëve durrsakë Vladimir Muça dhe Meçan Hoxha të cilët shoqëruan të dyja llojet e kësaj drame të bukur me pesë akte.
Durrësi ka mirëpritur për pesë ditë me radhë letërsinë dhe artistët në emër të librit. Në destinacionet e ndryshme antikiteti është bërë bashkë me poetikën dhe interpretimin dhe interesktimet e kulturës në të aktet e kësaj drame ishte takimi ftonin këdo të bëhej mik me librin.
Durrës 25 gusht 2022
Comments