top of page

Ilusionet e tretura


Minush Hoxha

Ilusionet e tretura në paradoksin ose Vitet e ankthit të z.Mendo

Tek këthehej nga Spitali ku kishte lënë gjakun për të mësuar gjëndjen shëndetësore, nga një frymëmarrje që ia vështirësonte ecjën po edhe nga nostalgji për ditët e rinisë, ndalojë te një kafeteri paksa të errtë dhe, pasi shikoj nga të gjitha anët u fut në te. U ul në karrigën ballore të tavolinës së fundit sa për të patur pamjen nga rruga të zgjeruar , nga pas me një poster të trimit vizatimor mbi kokë dhe një tjetër në të djathtë me një artiste gjysëmlakuriqe. “Urdhëroni” ardhi nga banaku fëtefët dhe pyeti kamerieri- shihej i sikletisur, një djalosh i pashëm, i pastër dhe më flokë të ngjyrosura me losion yndyre. E hetoj atypëraty dhe zu t´a shikoj më gjatë dhe mendueshëm. Ai i qëndronte pothuajse mbi kokë duke pritur porosinë, dhe tek e shihte të veshur shkujdesshëm, me flokë pakashumë të çrregulluara të thinjura përkundra kësaj me një shikim të mpreftë të syve të zi, shihej qartë me durim që i skadonte por- ndonëse jo nga droja- nga mirësjellja profesionale-përmbahej. “Dëshironi të pini ndonjë gjë …?” përsëriti pytjen tani gadi të iki nga aty. “ Një kafe… turke…pa sheqer” vendosi më në fund z. Mendo. “ Vetëm espresso kemi… “ ia tha ftohtë. “Espresso? Keq…” e tha i dëshpruar dhe vazhdoj njësoj gjatë të shikojë kamarierin. Në një çast-sikur u qetësua-ndalojë. Kamerierit i hipen nervat, nga kjo, nuk humbi më kohë dhe vajti për shërbim mysafirëve të tjerë. Z. Mendoi hidhëruar nga sjellje mospërfillëse e kamerierit- zu të shikojë gjithandej kafeterinë paksa me habi dhe sa përfundojë, me një ” eja,eja…” të shoqëruar me një lëvizje të shkurtër e të lehtë dore, lutëshëm thirri sërish kamarierin dhe kur iu afrua pranë e pranë, ai, sikur në përshpëritje- pothuajse si një suflim teatri- pyeti: “ Më njeh …?” Atij i ardhi befasi dhe e tepërt pyetja që më nëfund i bëhet atij me të cilin kishte intimitet. Nuk imagjinonte se nga do dal zotëria. Ç’ishte ai për te!? Një mysafir i moshuar që ashtu i rënë, ndofta nuk arrinë as deri tek shtëpia e vetë. “Zotëri, nuk ju njoh …! Nuk kam moshë!” ia dha një përgjegje fare qartë dhe me nerva paksa të ngritur, pasi më parë dha si fshehurazi një nënqeshje sarkastike. “ Jam Mendo…!” ia tha. “Gjithandej qytetit, më njohin..?” dhe me kokën paksa të ngritur ia nguli shikimin djaloshit akoma më fuqishëm sa ai, nga një tmerr që atij i dilte nga syt gadi se mori një frikësim. “ Zotëri, më vie keq por… ua thash” plotësoj mendimin me një zë akoma më të butë pothuajse lutes gjithnjë në pritje të Mendos. “ Dreq! Të gjithë njohin Mendon e ky…jo” tek zbriti shikimin e tha nëpër dhëmbë, jo pa deshprim po djaloshi e dëgjoj. Ata që ishin aty, të pamësuar me mysafir të ikur nga mosha, tek dëgjonin muzikë të kohës, ate si i thonin rep dhe ate ”pushteti është i poshtër, pushteti është i poshtër-veç ha mut-veç ha mut…” njëherë ia hedhën një shikim pyetës që ia thoshte se çfarë e solli aty-midis të rinjëve, më pas-duke respektuar privacinë, ulen sytë te tavolina e vetë dhe, vazhduan biseden duke u qeshur por tani me zë më të ultë. Ndofta shpejtësisht më isharet e përfolën matufllëkun e tij e për këte edhe qeshën. ”I kohes së defatorit-qafështrembërit është” e kanë thënë në vete. ”Zgërdhilaq të shëmtuar. Përgojues djerrakohës” ua tha atyre dyve sa t’a dëgjonin dhe shtoj: ”Turp! Të paedukatë!” e pastaj ashtu sikur bëri një rrotullim nga ata, u këthye në pozitën e më parë. Djaloshi tek pau se atmosfera do mer zjarrë, me diplomaci dhe kinse me sedër të lënduar, reagoj: “ Po më fyeni zotëri. Unë nuk jetoja në kohën kur bëtë ju legjendën. Nuk e mohoj” vazhdoj me një sherr të fshehur por pa u diktua nga Mendo. Shihej, i kishin hipur nervat dhe më pas, sërish me ironi të pavërejtshme dhe vazhdojë: “ Dhe, mbeta me ilusionet e mija! Kështu i thjeshtë me dy fëmijë e më këte pagë, secila ditë më pllakos nga pak…deri t’më vras! Jo!?-e thoni.,,E shihni ç’kohë është. Ta nxjerrin kokerdhoken e syrit për asgjësend” dha një biografi fare të shkurtër nga jasht të sinqertë kamarieri sa për të sprapsuar furrinë e plakut. Ai u gjetë i hutuar nga çiltëria e kamerierit të rinjë dhe tek ishte akoma nën ndikimin e përshtypjes së parë, nuk dinte për çastin çfarë të ndërmarrë. E iritonte qëndrimi injorues i fillit i djaloshit dhe në çaste sa nuk i shpërthente një duf jo se e trajtonte të fajshëm për injorimin, se e drejta ishte në anën e kamarierit se te pikë e fundit, përse do kishte një detyrim që të dinte për historirat e lavdinë e një plakut, por nga fakti, se, kishte një kohë paksa të gjatë që gjërat i morren ters. Nga një tjetër pikëqasje shikuar, tek këthehej nga vetja, kishte dhe një qortim se, përse ate që kishte bërë me vullnetin e vetë e sipas tradites si një konventë e pranuar nga të gjithë dhe në gjëndjen shpirtërore esëll kishte dhënë dhe miratimin. Ashtu, në intimen e vetë por dhe publikisht kudo që ishte gjetur dhe pa asnjë rezervim, thjeshtë kishte lejuar që të shtrihej sa mund të përthekonte kohë e tij të cilën e kishte jetuar. E tani, nga një nevojë, duhej ta futte nën rregulla tregtie dhe të lypte interesin për këte e kështu dhe ti dilte vetja në një imazh të keq. Kur e analizonte këte i drejtohej vetes: ,,Z. Mendo, hë de, je pak hipokritë!” dhe ndotej. Kjo dhe bëri që të rezervohet në gjykimin ndaj kamerierit bile t’i jap dhe një mirënjohje për sjelljen e mirë të kamarierit…Si instiktivisht dhe pa e hetuar sa duhet e tha: pazar hileqar! Nuk e mendoj se vendi ku qëndronte ishte i përshtatshëm sa për t´ia dale në skaj këtij mendimi ndaj mblodhë vetën dhe u ngritë. Në të hecur takoj me shikim kamarierin ia la një ”më fal” të sinqertë kurtoazë dhe me ritmin e ardhjes aty, ashtu me plogështi dhe duke e mbajtur për kornizen e deres tek kaloj pragun, nisi të dal nga kafeteria. Para se të dale fare, këtheu kokën pas dhe ia la kamarierit të rinjë ” E po, megjithate duhet të mësoje historinë. Je vazhdim i saj…” dhe doli. Kamarieri, njëherë ia pohoj me kokë dhe i gëzuar që vajti, për një çast e takoj shikimin me të tij dhe në të dalur me një zë paksa të ngritur ia tha: “Patjetër!” e më pas shtoj: ” Kalofshi një ditë të bukur, zotëri” që e përkthyer në kuptimin e vërtetë do thoshte “ bëre mirë që vajte…!” Plaku nuk është që nuk e dinte këte se. ia pau kamerierit që në të hyrë aty. Përveç kësaj, nga jeta e dinte se ç’trajtim ka njeriu në moshë të tillë. Nga kjo, këtheu kokën nga ai, e shikoj paksa më gjatë, sikur donte të shikoj tej uratës ate që ia tha djaloshi dhe për këte t’a qortoj dhe doli. Shikoj lartë-poshtë, tej rruges për të gjetur mënyrën më të lehtë të vajtjes. Disi sikur nuk e kishte parë ate rrugë dhe orientohej në te sipas udhëzimit ngas ndonjë kalimtarë. ,, Më fal, kjo rrugë shpie…?” e pyeti një zotëri të veshur bukur me çantën zyrtare në dorë. Ai u ndal duke buzëqeshur dhe e pyeti: ,,Nuk jeni nga këtu?” ,, Po, po! Por, qyteti s’është sikur ishte…Është komplikuar” iu përgjigj. ,,Me të drejtë! Ashtu…Këtheni nga e djathta, pastaj nga e majta. Përballë një market me emërtim ,,Ananas”…” ,, Ee, tani e di…Flm.” dhe duke ia shtrirë doren u ndanë. Vazhdoj tutje. Vërejti se, si gjhithnjë në atë kohë të ditës, rrugëve me trotuare të ngushta të denivelizuara, vende vende me plehëra e plastqese të hedhura, plotë njerëz e në veçanti fëmijë që me ato piskamat e tyre si hordhi sorrash e neveritnin, me vështirësi çante rrugën dhe pas disa minuta, u gjetë të derë e hyrjes e shtëpisë. U ndalë para saj të bëjë një copë pushim duke marë frymë thellë dhe duke klithur. ”Mushkëri rangallë! Mushkëri plakuriqi! S’mbajnë as 10 metra rrugë!” Pastaj, tek dinte si do shkoj puna me derën tha në vete: “Dreq o derë! E mallkuar…Islam gënjeshtari…” dhe sa provoj t’a hap i vajti huq prova. ”Tërë jetën e mbyllur! Tërë jetën shëmti! Ndëshkim për josyqeltësi! Ç’dreq më përplasi nga kjo anë!” i shtoj fjalisë së pare tek i mëshoj me grushtë. Një herë shikoj më gjatë nga të dy anët e rrugës e pastaj përsëri provoj ta hapë dhe shtypi dorezën, po me ata gishtat reumatik nuk ia doli. Nga mllefi për këte që dikur e bënte me aqë lehtësi, foli me vete: ”Të mos isha fare…Të shoh këte shkretiren shtrirë para! Shkretirë është. Pa fund!” Si zakonisht, dera ishte kyqur me çelës dhe kjo ia ngritte nervat gjithnjë, në veçanti së fundmi, ngaqë, brava ashtu pa vaj ishte gryer nga koha dhe thuaja që kishte dalur funksionit. Më pas, zu t´i bie derës me llamën e dorës derisa i dhëmbi, por ia huqi. Përmëtepër duke thirrë ”Uuh” e dridhi ca. Pastaj përsëri me grusht dhe në fund me krah tek dyshonte në fuqinë e vetë. Tek kalonin dy të rinjë dhe një nuse, e shikuan habitëshëm egërsinë e tij dhe në heshtje i dhanë një qortim në vete se, ja matufi, tek di krahun e vetë, në mënyrë akulturore i bie derës aqë sa për të trembur dhe foshnjen në djep. E mendonin: ndofta në moshën e vetë kishte qenë një polic ose sëpaku ndonjë drejtues i shkallës më të ultë që dikur kishte zdrurë njerëzit sikur gomarët ose i kishte urdhëruar me rreptësi e tashti ka grushtin thatë. Me atë tomangen të zezë të gjatë! “Po, të ikën ato kohëra more i mbetur keqi...” e mendonin në vete tek e tejkalonin kinse të painteresuar. “Si nuk të mer Zoti…!” Po dhe z. Mendo sikur t’ua lexonte mendimin, ashtu me disponim të keq, shlyente borxhin ndaj tyre e e mendonte: ,,Pas asaj pispillosjeje lara-lara ka një idiotsi dhe është kohë e imja-ajo e lavdishmja, që ua fsheh. Hiqkushet! Maskarenjë të parfumosur!”. U bë i mendueshëm dhe nguli në vend pa mundur të vendosi nga t´ia mbaj dhe gadi të kërkoj ndihmën e ndonjë kalimtari më të fuqishëm. “Përherë u gjeta para një dere të mbyllur. Mallkim!” e mendonte në vete nga kjo dhe të largohet nga aty. Në të vërtetë dhe po vendosi të ik nuk kishte nga t´ia mbaj. Dy shokët Dini e Suto me të cilët kishte kaluar aqë vite dhe bënte muhabete të gjata e të këndëshme, me njërin për politikë me tjetrin për vejusha obeze. Dini, kur merak i pijes kishte vajtur më largë, ia thonte: ,,Mendo! E mendon veten për gjeni, por budalla je.!. ,, E përse” pyette Mendo. ,,Sepse, i mendon zgjedhjet sikur në Amerikë. E këtu, propozojmë dhe dijmë se janë hajdut. Por, i zgjedhim. Pandehim: ndofta nuk fut doren në xhepin tim!”. Kënaqësia kishte prajtë kur kishin hikur ashtu të rinjë nga jeta: i pari nga nefritisi, i dyti nga karcinomi në pankreasin. Nga alkoholi-sikur ishin të prirur t’a thonin familjarët të mënishëm tek ai. Të futej në shtëpinë e komshinjëve, Musai kryefamiljari-ai torollaku që flitte paartikullueshem e pa prajtë e nuk të dëgjonte po që dallonte nga familjarët e tjerë, në të vërtetë ishte që moti pa gojë nga hemoragjia në tru po dhe nuk ia donte me te se gadi e kishin çmendur ndonjë vite më parë kur e deklaruan një pjesë të trollit të tij për të vetin. “Zotëri, ja ku kam dokumentin mbi pronësinë marrë nga Drejtoria” - i kujtohej t´ua kishte thënë. „…Dhe shihet se është brënda vijës së jashtme të trollit tim. Brënda gabaritit!” kishte vazhduar sert. ”Xhanem, ç’më çanë kokën kjo fjalë”-i ishte përgjegjur plaka ngulmonjëse me njërin sy të verbër, ashtu kokulur ”Të jetë ashtu, po pronari i më parë, duke patur para e njohtësi me pushtetarët, na e rrëmbeu. Ishte njeri i haramit, apo jo! Ia shpagoj Zoti…kukuriq mbeti!” “Moj zonjë” i patë thënë në atë rast “ Unë nuk di për ato historira…t´a vëmë punën tek gjyqi dhe si ta vendosë ai” ”Na merr për budalla neve? Se na hiki mendja? E kini të kot këte: të kishte patur gjyq, kjo s´do gjetej në sqepin tuaj. Më mirë t´ia lëmë Zotit”. Dhe kjo mosmarrëveshje sado që ka rënë në gjumë është e gallë dhe njësoj acaruese sapo një ditë të hap syt. Nuk diti se si iu këthye në mendje gruaja. Si një fuqi që zë më se shumti hapësirë e që bënte boshtin e shpirtit të tij. Ndonëse për çastin kishte nevojën për te, nuk dëshiroj që t’i vie në mendje. Ndofta ia detyroj asociimin komshinka që në ngatrresën që kishin-njësoj sikur ajo- nuk tërhiqej as sa një fije peri. Iu kujtua se gjithnjë kishte patur një mospërfillje të lindur. Në fillim të martesës jo dhe aqë të fortë, se ishte kohë që i drejtohej me “xhan” e ”jemi çift për lakmi” dhe, ashtu të rinjë shihnin njeri-tjetrin të bukur e të dashuruar, por sa iknin vitet e në veçanti këto të fundit, nga që i binin asaj interesimet apo nga që i kishte mësuar karakterin po edhe nga që i zvogëloheshin hiret e iu rrudhnin mundësitë, i bëhej e padurueshme. “Kjo gruaja ime, u lind nga mbarsimi me djallin! Po,po!” mendonte duke ndejtur para derës e duke shikuar poshtë-lartë. Tek mendonte kështu, me një frymëmarrje të rënduar, i ardhi gruaja nga pas. U trembë dhe rrahi çërpikët. “E përse nuk futesh brënda. Shikon zoçkat e egëra…? Të bukura, a …?” Pas pak ia shtojë: ” Nuk ke më frymën për to. Kot të ndizet syri. Ato duan djelmoshat e rrëmbyer e jo uloket me prostaten shoshë”. “ Lë denglat djallushe, lë… hap derën!” e urdhëroj. “E përse nuk e hap vetë?” e pyeti ajo duke futur në bravë çelësinë. “Tërë jetën të hap derë e rrugë për ty. Je ti një pasha osmanlli…?!” “…Se ti je, jo më shumë se një portere dhe është sikur ti, e ia di rrebet kësaj të mallkuare…!” Nga konsiderata për kalimtarët dhe sedra që e ruante për aq sa mundej, e ndaloj t´mos e thot më shumë nga ai mendim që i fryhej në mendje e që mund të shpërthente si një tullumbace kalamajsh, po ja se hoq dorë për më shumë. “Hape më shpejtë rangallën e dreqit. Hape se nuk më mbajnë këmbët” ia tha goxha me tension gjë që i shihej nga sytë që e shikonin pingul. “Të mbajtën ndonjëherë…? Kurrë…! I kishe përherë rahitike!” iu përgjegj në tension sikur burri. Ai vetëm e shikoj me sy të tërbuar dhe dhëmbështrenguar, kurse ajo shtoj: ”Kur të mora, më dukeshe, me ato këmbët e holla, sikur dilja nga ortopedia rakitike! Me një guralecë do i theja…” Pas kësaj, nxorri çelësin dhe teksa e provoj njëherë-dy, çuditërisht dera u hap. “Futu…!” ia tha duke e shtyer lehtë nga krahu. Kaloj më ngadalë nëpër oborrin e kalldermosur dhe fëtë-fët u fut në korridorin ku qëndronte një karrikë mu afër telefonit. Duke tërfatur nga lodhja, u ul në karrikë dhe u mbështet mire për te. Derisa kishte kaluar oborrit, në pjesën e parë në të djathtë, vërejti një koder plehërash dhe desh t’ia thot grues këte, por pasi e mendoj se ajo do lëshonte një baterdi mbi te, e heshti kalim e sipër. Kur pushoj pakës dhe vajti në dhomën e ndejes në të cilën që më pare kishte hyrë gruaja, gadi se u përplas në divan nga lodhja. Për disa caste mbylli syt teksa mendonte ç’të bëjë më andej. Ashtu, pas përplasjes së më parë, nuk e mirte se ishte çasti, po dhe kjo nuk ishte se ndodhte hera e parë. Ishte si një ilaç i idhtë pa të cilën nuk ndryshon gjëndja. “ Do më bëni një kafe zotërote” ia tha më në fund edhe për që ishte paksa më e re dhe më e fortë. “Sa të mbaroj me këto flliqësira enë që ke lënë nga mbrëmë. Po dhe vaktin e drekes” iu përgjigj mu te lavamani. “Ama mua më pihet tash, në këte çast!” spikaste, jo aqë nevojen sa autoritetin-konfirmimin e tij. Ajo e shikoj me një qortim dhe duke u përgatitur për një atak të cilin ia njihte fare mirë sikur edhe përfundimin, ia tha: “Mirë…mire! E bëjë vetë” dhe u ngritë për ta bërë. “Nuk është dhe një marifet kjo…” “Sa mirë që e di... Po, ti do që të vuaj…Dhe ti nuk më hape mundësi tjetër. Bile kënaqeshe, si një sadist!” shtoj më pas. Duke servirë kafenë mbi tavolinë, më parë, nxorri nga frigo ca torte e pastaj zu t´i ha. Ajo tek lante enët ktheu kokën nga ai, ashtu nga lemeria e shikoj me kërcnim për disa çaste e pastaj ia tha ” S´të ha palla për tregliceridet. Katër e gjysmë i kishe vlerat herën e fundit“. “ Do shohim sa të marrë raportin” e më pas vazhdojë t’i përgjigjët në ate që i tha më pare:: “ Dhe kjo e shqetëson zemren e butë të babaxhanit tim…?” Pas pak ia shtoj dhe këte: “Mos ma thuaj se të therr në zemër”. “Çdo gjë që të bënë të varur nga unë, më shqetëson” iu përgjigj sert dhe në shpejtësi. “Po pësove damlla, kujt do i bishë në barrë?! Vëllaut, vajzes në Zelanden e Re. Dreqit!” Pas pak, ashtu në nerva, shtoj: “Kam të drejtë të bëjë gjumin e nates të qetë e jo të dëgjoj gjëmimet dhe rrenkimet tuaja”. Dhe vazhdoj punën që kishte nisur. “Hëë, shikon se si kam rënë” u këthye nga ai me gishtin drejtuar nga stomaku. ” Lukthi, nervat, zemra! Më shiko lëkurën e rrudhur! Të gjitha! Po vdes!” “ Nuse, ke kaluar të pesdhjetëepestat dhe në këte moshë nuskat bëhen plaka” ia këtheu qetë pak në shaka e pak në ironi. “ E tillë jam dhe ti di përse…” aludojë në te. “E kam mbajtur në mendje se ma the qindra herash!” iu përgjigj butë nga frika për ate që mund të ndodhte. ”Por, di se ç’më ardhi në mendje…ashtu… si reflektim i raporteve!” Ajo këtheu kokën nga ai, njëherë e shikoj me qortim e më pas i qeshi: ”Nuk është vështirë t’ia qëlloj…apo jo!” iu përgjigj ajo. ”Pra, ç’thua për këte që t’a përceptoj inteligjenca jote” ia tha z. Mendo. ” Do divorcin apo jo? Një karikaturë emfizmike, do divorcin” ia tha me sarkazëm tashme edhe e fyer. ” Kam padinë bukur të arsyetuar në komodë. Po ti e di këte…” shtoj ai. ”Po nga do ia mbaj kukuriqi! Tek koteci i ndyrë i pleqëve. Hëë…” Më pas shtoj: ” Ndofta tek ndonjë zusk. Nga ato që të këthejnë bythet e të rrëmbëjnë të hollat. Pasuritë!” Tek fshinte me pecetë enët e lara, këtheu kokën nga ai dhe ia tha: ”Do që tani t’a jap pëlqimin të shkruar e të nënshkruar me autografin tim?” Z. Mendo, ashtu duke sulmuar, dukej i qetë bile, duke pirë kafenë ndezi dhe një cigare dhe kur mbarojë më këto u ngritë. Njëherë ndaloj mu në fillim në përpëlitje të thot ndonjë fyrje. Në caste dhe t’i hedhte dhe ndonjë objekt përdore. Tek e mendoj këte, dridhtoj paksa, e muar të rrezikshme në veçanti po t’a lëndoj dhe nga kjo lëvizi nga aty për dhomën e vetë. Ndofta dhe u frikësua nga furia që gatiste gruaja. Ajo e përcjellte dhe kur zu të dalë nga dhoma, e tëra mlleh, ia tha: “ Je njeri i kot… Ulët në divan dhe jasht kontrollit të mendjes dërdëllis lakuriqi i nates. Do divorc përmetepër! Lexon dokrra debillesh dhe nxjerrë vetën autoritet…” Ai vetëm e shikoj me një mllef tashmë të guftë dhe nga droe e një përfundimi të keq, doli nga dhoma. Akoma pa u zhdukur nga aty, e që të mos i jap kohë për përgjigje ia la: ” Je një neurastenike e pashërueshme! Një bastardh gjenetik!” Ajo desh t’ia këthej përgjigjën, por ai tashmë s’ishte në dukje të sajë. Kur mbërrijti aty, ashtu me shqetësimin në rritje nga konflikti që kishte me gruan në veçanti nga hovet mësyejtëse, ia donte të mendoj se duke hikur nga ngatrresa verbale me te, do relaksohet duke u futur në tema ciladoqofshin ato. Vëri syzet e leximit dhe shtypin e ditës në tavolinën e vogël para vetes dhe zu të lexoj. Ndonëse ishte në zgrips monetar, e mendonte në vete ”edhe ndonjë kohë…” dhe vazhdonte akoma të blente gazetën më të shtrenjtë dhe me të lexuar. E blente ngaqë tek i lexonte e joshnin kolumnat politike dhe ato për ekonomi të kolumnistëve të jashtëm po tek-tuk dhe te vendit. Pastaj tërhiqej në vete dhe i jipte një shikim të shkuares së vetë për të konstatuar paksa me trishtimë: ”E vërtetë e trishtë! Do vdes sikur jetova: i varfër, cikrrim margjine. Sikur ma parafytyronin në fëmijëri! Pas gjithë rropatjes…!” Atëherë, në tension hedhte këte faqe dhe dilte në ate ku eksplodonte si një bombë. Në faqen për familjën ku jipeshin këshilla të urta të specialisteve nga psikologjia, sociologjia, pedagogjia, duke përfshirë dhe jetën bashkëshortore, dhe ndonjë analizë ose kolumne, ose insert libri për problemet që dilnin në raportet familjare. Por, sikur e mendonte: nuk ia doli as njëherë sëpaku të has përshkrimin e bashkëshortes së vete. “Kjo grua ka një profil të dreqosur! S’bie tamam në asnjë këllef dhe cilido që do të bëjë potretin e saj, i del karrikaturë llahtari.” Tani e mendoj se nuk është çasti t’i hyj këtij lëmëshi se do tretet dhe vetë në te tek ia kërkon fijën. Nisi të lexoj për politikën dhe ekonominë se-sikur e kishte konkluduar që moti-këto bëjnë fatumin e njeriut. E mendonte se ishte atraktive të futej në labirintin të quajtur shtet dhe për këte të jipte dhe mendimin e vetë: ”Kllasa politike mori pushtetin pa një stërvitje të duhur dhe shteti do thej qafën. Do përplasët” këte e përfundonte dhe në ndonjë takim me ndonjë të njohur a qark kurreshtar e thonte haptazi. “ E ç’propozim ke ti…” e pyetnin. “Ke ndonjë ide, thuaje” i kujtohej t’a pyetnin. “Ndofta e thua djerrakohësi e sipër. Sa për t’a thënë” ”Unë… unë…E dini, e ndoqen një frymë po këte të renë ska kush e bënë. S’ka! E kuptoni!” ua thonte i sigurtë për vërtetësinë e mendimit të vetë, tek rrudhnin ata supet duke mos e kuptuar sa duhet. Kur mendimi tij ndeshej me ate të politikes, me ato idetë e shkruara në botime jovëllimoze e të deklaruara tek mediat dhe i ngriteshin nervat nga kjo, hedhte me nj’anë shtypin, ndonjëherë me rrëmbim mbyllte dhe tv., fikte dhe dritat dhe qëndronte dhëmbështrenguar në errësirë, me pas, njësoj në errësirë, ngritej, dhe, duke vajtur tek ballkoni e duke ulëritur me zë që kumbonte në katin: “Më qijtët nënen! Në plehëre më shndërruat jetën!”, thrritte nga ballkoni dhe ndezte cigarën e truar të cilën në ato caste e pinte me një andje të veçantë. Sa i shkonte tek gjysma, me dy gishta hedhte bishtin nga ballkoni dhe ashtu i mllefosur thorrte: “ Si nuk e djegë këte shtëpi Dhe mua në te” Pastaj ndizte tjetrën tek hidhte pas krihesh ate që-tek kollitej me orë të tëra- ia kishte thenë pulmologu, që ka rrezik të arrinte tek kanceri i mushkërive dhe që dhimbjen nga kanceri nuk ia shuan as morfiumi. ,,Ky, metastazon furishëm dhe qelbë deri në zhbërdhje mushkëritë!” Po ky ndjente siklet të madh e nga kjo, e pinte dhe e pinte. ”Ç’është një kancer i një plaku përballë një dhimjeje shpirti! Kanceri të vdes, shqetësimi të dredhë shpirtin! Zgjedhë…!” e thonte në vete. Ra ora 14,00 dhe që t’i iki ballafaqimit me gruan, doli në kopsht dhe zu ta rregulloj ca. Këputi krizantemat e sosura, rregulloj lulekadifetë, mblodhi gjethet e sarihta të hardhisë e të molles, pastaj ca ashkla druri që ishin shpërndarë gjithandej oborrit të vogëla gjatë shkurtimit të tyre ndonjë dite më parrë, dhe sapo sosi punën, ngulojë të çezmja e oborrit për të larë duart e fytyrën. Tek lante duart në çesme në të hzrë të shtëpisë, një miku i tij ia solli razultatin e ekzaminimit të gjakut. “ Mendova sa të mos shkoje te laboratori. Merre…” ia tha Miku me një buzqeshje miqësore dukej e sinqertë. “ Më paralajmërojnë vdekjen. Inshallah…!” ia tha në qeshje. “Flm. ia tha Z. Mendo në vazhdim dhe e ftoj të hyj brënda jo dhe aqë ngulmëshëm nga acarimi që zotëronte aty dhe miku e kuptojë këte dhe ia këthej “Flm. për ftesën ama më duhet të iki për në shtëpi. Laku i varjes rri varur në qershinë…!” ,,E dij miku im, e dij. Këto gjëra i kuptoj mire! Nxito…” ia tha me seriozitet. Pasi ia bëri me dorë në largim, mbylli derën e oborrit paksa më rrembim dhe me nxitim iku që aty. Pasi iku, shikoj rezultatin dhe vërejti se vlerat ishin të ngritura ndonëse më të ulta se herën e kaluar. “Nuk bie rrëfeja në hithëra, jo!” e mendoj në vete. Gruaja doli nxitimthi në oborr dhe, pasi mbathi këpucët, me nguti eci stazes duke anashkaluar burrin dhe kur e bëri këte, ia tha” “ Tani s’kam kohë për divorcin… ime moter me thrret. Urgjentisht!” ”Po takove djallin, ate babain tëndë-lute të të bëjë një vend tek vetja” ia tha sall ironi. Kurse ajo, këtheu kokën dhe ia dha përgjigjën. ”Natyrisht! Më mirë se me ty, të birin e lugatit!” Më pas, tek iu kishte afrue daljes mu në të dalur këtheu kokën dhe ia hedhi: ” E vlerat…! Të pjerdhta…!” Z. Mendo tek aludonte në të motren e saj, kur veç nisi të largohej, ia tha: “Po, tani është vakti i racionit të këshillave. Të ëmbëlat nga Masterantja e budalleskur e psikologjisë…Të të gjenë devijimin psiqik tek psikologët që themeluan dhe teori e shkolla!” Ajo këtheu tek derë e oborrit dhe ia la një “ i krisur… ” dhe duke përplasur derën e shtëpisë, iku. Ashtu i tensionuar sikur ishte, zu të endej rrugëzes së oborrit, herë me shpejtë e herë më ngadal, por pa pushuar. Njëherë vajti tek punëtoria e vetë të cilën e kishte instaluar për meremetime, për kursim duke kryer vetë punët dhe për angazhime kur s’kishte punë tjetër. Mori një çekiq, njëherë i qëlloj me fuqi tavolines së punës nga kërcyen dhe e u shpërndanë ca cikërrime e më pasë, bashkë me ate, e këtheu në vend. ”Jetë e padurueshme. E huqur!” Pastaj morri një sharr dore dhe tek e mendoj ”e topitur sikur unë” bashkë me kacavidhën që e mori në ndërkohë i vendosi në vendin e vetë. ” Ndofta do isha më i lumtur të isha salldator, ashtu më e thjeshtë” e tha. Ç´të bëjë…Kur të duhet, Zoti nuk të çon për mëshirim asnjë punë, asnjë angazhim. Veç mallkime…!” Kishte kohë që nuk punonte dhe e gjitha që i kishte mbetur si një mundësi, ishte leximi, shkrimi, dhe televizioni. Dhe punët e shtëpisë. Me shkrime nuk mirrej ngaqë-sikur thoshte- nuk kishte pamje të plotë mbi personazhet dhe i dilnin joharmonik, të çakërdisur, në të vërtetë keq.Po dhe kohërat i përkufizonte me vështirësi. Në orët e para të pasmesditës, në vaktin e darkes, ulej para ekranit me ushqimin dhe grigllen me birro mbi tavolinë. Ia kishte preferuar mjeku i veshkave sa për të mos i bëhet rëra gurë. Në të kundërten, do të të bëhet guri kërsh,ndaj-sado jo nga ku shkak- ky do e pinte. Ashtu, tek shihte televizionin, drekonte pa folur me asnjëri dhe këto ishin ato çastet e njëfarë paqjeje shpirtërore, çastet e një relaksimi që ia përtritnin forcat. Dhe kur kishte në prani ndonjë, sa për ta detyruar të iki nga aty, përgjigjej shkurt dhe vetëm kur e pyetnin, ose dilte dhe në qytet nëse nuk kishte durimin t’a përballoj prezencën aty. Pas pensionimit dhe pasi organi i pushtetit i kishte caktuar një pension të vogël, një pension që nuk i mbulonte as dhjetë dite të muajit, ato kursimet e pakta kishte shpënzuar brënda jo më shumë se 13 muajve. Pas kësaj, kishte rënë në një skamje dhe kjo i hapi një pamje tjetërfare të jetes. Ndenjat me ata që dëshironte i ishin bërë të pamundura. Ndonjëherë kur kishte në grusht ndonjë para që ia dhurronin-e bija nga Zelanda e Re ose i vëllai kur i kishte për dore, ose në ndonjë mënyrë i fitonte me ndonjë punë intelektuale të thjeshtë, bahte tek Restoranti “Meraklinjtë”. Restoranti akoma mbahej në këmbë të vjetra por i pasigurtë dhe të dukej se shpejtë do mbyllej. Nuk kishte mushterinjë se kishte mbetur prapa kohes. Me enterierin të përkujtonte kohen kur më shumë mirrej me shtesat për fëmijë se vetë rroga. Kur vëte aty, sapo hynte, Saidit-kamarierit të vjetër me të bardhët e syve të skuqur nga alkooli, ia deklaronte: “Është ditë imja. I qëllo portofolit tim!” dhe derisa të zhvatte të hollat nuk hikte nga aty. Saidi ia dinte hallin e i dhimbësej ndaj me konsideratën më të madhe, ia thoshte butë te veshi : “Ua shkruaj vetëm një qark pijësh se… dihet puna” “ Mos mi bë bisht qejfit tim, Saido. Do vdes! Këte ditë kam e këte nuk ma lë.” Pas kësaj Saidi tek dinte se të gjitha ditët tjera do i kalonte me xhepat bosh, kafshonte lehtas buzët por i shkonte vijës së dëshirës. Dhe në këte ditë kur zu të ndjej lodhje nga te ecurit, i relaksuar nga vajtja e grues ashtu i vetëm dhe i vetmuar, u fut në dhomën, në shpejtësi mori diç për të ngrënë, zakonisht djathë, vëri grigllën e birros para dhe servietat që kishin mbetur nga dje dhe fillojë me ngrënie e pije. “Jetë me të shkruara në tefter… Jetë i thënçin!!” Sa e vëri në punë televizorin, zu në shfaqje një film që e kishte parë dhe dy herash të tjera- s´paku, i quajtur “Exsorcis” e që tashmë i kishte ikur gjysma. Ishte një llahtar që të rrëmben qetësinë e shpirtit bile për gjatëkohë e të detyron t´i bësh trajtim të thelluar moral midisit e vetës dhe të mësosh për raportin midis tyre. Bile-bile, tek e ndiqte, syzheu mbërrinte tek largësitë e të menduarit pa mësuar një të vërtetë. Dhe mendonte: Ironi! Të gjithë të fusin djallin mu në mes të shpirtit e pastaj të gjithë të torturojnë duke dashur të të shpetojnë, ta nxjerrin. Torturë kafshërore! Një vajze i injektonin morfiumin që të zbus dhimbën tek e lemerisin ilusionet, fantazmat dhe pamjet që nuk shiheshin në jetën reale. Ato pamjet tek do e vrisnin vajzen apo ajo ata, ajo duke u përmbajtur nga krimi ose duke u mbrojtur t’mos e vritnin ose t’a lëndonin. Larja me ujë të ftohtë lakuriq në sy të të gjithëve me konsiderata të bllokuara ndaj rrethit. Ata sy, ai shikim tmerri! Hamendësimet nëse të hidhet nga kati. Ulrimi, përplasja për derën, thyerja e xhamave dhe përgjakja e trupit…Dreq kallvar i zi, e mendonte tek shikonte dhe tek i hedhte një pamje kujtesës së vetë, gjente në te ndonjë ngjajshmëri me ate që shihte aty. ,,Kam ngjashmëri me këte të gjoren! Dy botëra e përjetime dramatike të njejta. Dramatike…? Në të vërtetë tragjike janë këto. Dreq pune. Të mbërthejnë me thonjë hekuri si një grusht buldozeri tek rrëzon muret e ndonjë shtëpie kala...” Kishte kohë që gruaja në shoqëri të ngushtë me motrat dhe nënën e tyre që ashtu pa vetërespekt por të bashkuara bënin një fuqi, e më pas taktizonin, Nisen njëherë më të butë t’a pushtojnë, e pastaj imponueshëm, t’ia kërkonin të bëjë s´paku ndonjë intervistë tek ndonjë neuropsikiater. Bënë edhe psikolog, e kishin thenë në një gojë që të trijat. ,, Zot! Ç’harmoni e keqe mendimi!”-mendonte në shqetësime. Pastaj, përkujtonte: ,,nëse ishte i shquar se harku i tij i veprimit është më i ngushtër. Bënë dhe me ndonjë të klerit. Bile nga zori që përjetonin-sikur e mendonin- që t’a qetësojnë mund të angazhonin dhe një klerik. ”Ta shpetojmë nga sikleti!” Në fakt, jo që shkallimi i Mendos kishte mbërrijtur tek detyrimi i pamenjanueshëm për kurimin e sëmuarjes, por që gruaja në mendjen e vetë kishte bërë hesapin: një do të vente në vendin e vetë s’paku tre gjëra: t’i mirte hak për dështimin e jetes që –sikur e thonte-ia kishte katranosur ai, dy, ndaj botes të jipej me përceptimin e një bashkëshorteje lojaleje e skofishme dhe-tre duke e izoluar në ndonjë institut a spital - t’i lironte hapësirën e të jetuarit sipas tekeve të veta atij trekëndëshi mizor . ”Njëherë në jetë s’paku” e mendonte. “Të ka rrembyer mendje e keqe…Djalli të prinë!” ia thoshte motra e madhe e saj gadi sadoherë që takoheshin. Dhe kjo, për aqë sa ishte bindje e të së motres edhe më tepër ishte konspiracion përmbyses i treshes dhe i një qarku më të gjerë. Pra, i gruas, motres dhe nënës së saj dhe të ndonjë tjetër që këto i kishin bindur për gjëndjen shumë të rëndë shpirtërore. “Unë dij për këte se jam psikologe…Di për rrugën tënde jetësore. Përplasjet që të ndodhën me prindërit…! Me shtetin! Më heret grindavec! Tani violent! Të futen djajtë në shpirtin tendë! E ti i gjori-i gjori i pafuqishëm, t’i ndalosh! Të duhet kurimi pra…!” ia kishte thenë e motra Ferideja teksa Mendo, i ulur në kaush ashtu i molisur dhe-sikur e mendonte-me shtigje të mbyllura, kishte mare pamjen e një idioti. Në një çast, tek pritte përgjigjen nga Ferideja, z. Mendo si i zgjuar nga diçfarë brënda, pshtyu përpjetë vetës, ajo iu këthye dhe ra mbi flokët e tij. ” E kjo…” e kishte pyetur ajo dhe z. Mendo fare i qetë, sikur t’i kishte dalur puna si e priti: ”Po pshtyj vetën! Po ndëshkoj trabantin! E drejtë apo jo?” Por, ndonëse ndjente në vete këte pamje dhe ate me pshtymen, tek e analizoj më pas, nga droe ndëshkimi, u alarmua nga brënda dhe duke dashur të ndaloj rebeshin e sulmin në korr të tyre kundër vetes, me mundimin më të madh, e kapërcente e pastaj pinte sa ta marrë gjumi në pozitën të ulur. “Dreq punë” instiktivisht e thoshte në vete. “Gjëndjen e idiotisë sime nuk mundem ta mendoj se e kam., e zhytja në thellësi të vetës për ta zhbërë, me bënë të dridhem. Ka rrënjet e thella e shumë lemeri. Sa e pata menduar se shtrigat janë vetëm personazhe nga përrallat e mesjetes. Dhe djajtë. Bashkëveprojnë të mallkuarit! ” Tek mendonte kështu të asaj dite, pas një trokitjeje të lehtë dhe një lejeje përtace “hyr” u fut brënda një grua e të gjashtdhjetave, një akraba e largët në farefis por e afërt me gruan e tij se kishin-sikur e mendonte z.Mendo- idiotësirat binjake, me një besim të pathyeshëm tek Zoti. “Qenkeni vetëm z. Mendo” ia tha tek u ul ballë tij dhe lidhi duart. “Pikërisht…E ndofta…edhe jo… Ashtu… e merni në mendje këte!” “Po Zonja…” e pyeti. “Zonja? Po dhe kur është, unë jam vetëm. Po tani vajti si një lepurushe në ligjëratat e së motres masterante! Dini se çfarë…! Ato eksplikimet shkencore të devijimit tim ” iu përgjigj. Ajo e shikoj njëherë me habi nga kjo drejtëpërdrejtëshmëri pastaj krijoj dyshimin, ndofta dhe me një qortim jo edhe të pavërejtshëm por nuk ia tha me fjalë. Sa për ta davarisur dyshimin që i dukej në mimikën e fytyres, pas pakes ia tha: “ Z. Mendo! Ju jeni njëri i një shkalle të lartë të të kuptuarit të jetës dhe që këtej, i konsideratave të thella. Keni mbaruar universitetin “ ” Ashtu e mendoni Ju…!” si në qeshje ia tha. “ Sa më disponon kjo! Më jep fuqi. Ndjehem si një div!” „ Jo se e them unë, por kjo tashmë është pranuar e vërtetë! Mirë, ka gjëra të pakuptuara që i thoni” zbulojë ajo mendimin „ por ato ndodhin kur vetja u hikën kontrollit. Secilit…” Pas një pushimi vazhdojë: Vetëm Allahu i di të gjitha”. Bëri përsëri një pushim sikur të gjurmonte mendimin që i duhej çastit e më pas shtoj:” “ Më takoj një shoqja ime në një tubim-si e thon të shkolluarit- promocional. E dini, ajo drejtuesja kryesore dhe e përkushtuar në lidhje me t´i bëjmë një qare midisit tone… e dini përse e kam fjalën.. dhe kur z. Mendo ia këtheu : ”Jo, nuk dij” ajo e plotësoj mendimin:,, Po, t’i kthehemi besimit tek Zoti! Plotësisht! Pa, kusht!” ”Ashtu, a?” ia tha z Mendo pa iu dukur fare i rendësishëm ky mendim. Kurse Ajo vazhdoj: ”Se si ra llafi e ma tha: “ Zonjë, ai plakushi, ai i afërmi juaj është një lartësi mburjejee e mendjes. Se si rrjedhëshem na dha nasihat dhe bëmë një punë të paqme. Ia dolem me sukses” ” Po,po. S’ka një dyshim…” ia thash dhe unë. ” Eee, tani do na vijnë fonde nga një shtet i pasur i lindjes së largët. Kështu e thanë…” shtoj ajo. “ Zonjë e nderuar. Flm. për lajkën, ama i hedhni dhe ca kokrra kripe” bëri vërejtje Mendo në sinqeritetin e mendimit të saj. “ Disi, çorba do ishte më e shijshme!” Pas kësaj pushoj një çik e vazhdoj: “ Ime grua kurdoherrë që them diçka të tillë ose e thot dikush tjetër për mua, më hedhë fluturimthi në çmenditore: „Aty ke ti vendin …i lidhur!” më thot tek kryqon duartë. „Smirë z. Mendo! Smirë!” ia këtheu ajo ndonëse u gjetë e fyer nga fjala e tij. „Dini ju se kurohesha në spitalin neuropsikiatrik” e pyeti paksa me inat se nuk ia besonte mendimin. ”Dhe mjeku Asim, tek më shihte, dëshprimisht shikonte shërimin tim. E dini, kundrimi Frojdist për këto gjëndje, kërkon një infrastrukturë të begatë shpirtërore, e unë nuk dij nëse e ka…?” e pat thënë doktor Asimi. ,,Njihte zotëri Frojdin. Njihte Jungun plus!” „Ua ka thënë këte ime grua, ashtu në mënyrë diskrete: si mikja-mikes” Pas një pushimi shtoj: ”Duket jam karizmatik dhe ajo përcjellë ecjen e personit tim, e më pas, bashkë me motren at eksperten e mendjes sime, bëjnë diagnozen dhe pastaj më denuncojnë tek neuropsikiatri. Dhe i shtojnë: Dini z. doctor-e themi pa te keq- ai ka qenë i shtrirë në neuropsikatri dhe është lëshuar nga aty i pakuruar deri në fund!” Ajo shtihej sikur nuk kishte dëgjuar dhe nga kjo picrroj syt njëherë-dy. “ Epo, e vërtetë është ama! Nga ankthi, znj. Fate! Dini ç’do të thot kjo? Kjo, në kulmin e vetë më së miri që mund të përfundoj është vetëvrasja…Kjo është, në një kohë shqetësim i padurueshem e shtangje truri! Më pas panik! Paranojë!” „ O Perëndi asnjëherë nuk hetova diç të tillë tek Ju. Ishit përherë i qetë, i kuptueshëm…Në humor” “ Ime grua, kur unë kisha makthe e zgjohesha netëve të dimërit të ftohta dhe dilsha rrugëve të errta si një sumnabul sa për ti hikur llahtarit që më jipej në mendje, ajo, pa të dijtur unë, thrritte mjekët ordiner të ma veshin këmishën demenciare.” Kemi frikë nga ai… si fantazmë! Duhet ta ngujoni…” Nuk bëja gjumë, i tëri i djerrsitur, herëherë dilsha rrugëve të qytetit, vozitja çmendurisht bicikleten dhe sa gdhinte, isha i rraskapitur. Mendimet rendnin papërcjellshëm shpejtë, përgjigjët i kisha të pasigurta, jo nga që nuk i kuptopja pyetjet-e kundërta, por nuk mund ti lidhja mendimet”. Pushoj paksa teksa znj.Fate e shikonte si e magjiosur dhe nuk dihej nëse nga dhimbësuria e përjetimeve, apo nga frika. ”Znj. Fate, doni të vërtetën, ashtu ua them në besim: nuk isha unë i sëmuari. Ishin ato! Unë isha ai që do vuaj sëmuarjen e tyre! E kuptoni…?” Po, ime grue bënte sikur ska një të vërtetë të këtillë… Për një kundra të vërtetë, ua kishte thënë dhe në vazhdim kishte marrë këshilla nga të motrat” ”Më falni për këte rrëfim, por e zu llafi dhe… ja!” Pasi bëri një ndërprerje kurse znj.Fate e ndjerë ngushtë, njësoj meditonte, vazhdoi tashmë rrëfimin: ”Atëherë, mjekët ardhen me shpejtësi!” Z. Mendo, pushoj pak dhe ishte në dy mendje nëse t’a bezdis akoma më znj. Fate, por tek e dinte afërsinë me gruan e tij dhe nga diç që e shtynte nga brënda, vazhdoj: ,,Dhe kur fare qetë dhe i mbledhur nga mendja ua thash “tjetërkush është këtu i çmenduri” tek e tha mjeku pa asnjë indikacion konkret ”do na mësyj fizikisht” me violencë, kur panë se do rezistoj dhe fizikisht, s´pari ma veshën këmishën e më pasë me shpurën në spital. Dini ju se çfarë përjetova në spital ?! Burgu të del parrajsë! Ishin një-dy pacient aty në dhomë që bënin grimasa, që shanin e që qanin dhe ky ishte ai ndëshkimi që më ishte përcaktuar nga hakërimi i mjedisit. Në veçanti i llahtarshëm ishte njëri që thrriste “Ndihmë! Do më vrasin fëmijët…. Ja, kanë dhe armët. Se hikim maleve! Më ikni…” dhe ngujohej në një qoshkë e nga dhimbja i qëllonte murit me grushtë e kokë tek përgjakej. Se si njëherë qante e pastaj në rritme pëshertinte… Po ai tjetri, një hollak-skelet -thuaje se kishte hikur nga koncllogori Belgen-Belsen, me një shikim të paqëndrueshëm-shetites, duke qeshur pa arsye, thrritte “ Vrava kryetarin. Kishte zënë vendin tim! Ishte një punë e lehtë. Vodha thikën nga Tezja dhe ia futa nën gabzher- zhëëët, vrushkull gjaku, një cast më shikoj si me qortim pastaj nguli shikimin në qiell. E zoti qeshej me te. Këte e bëra. unë..Uuuunnëëë!” sëpari përcjellte fjalët me mimikë e mëpas ulërinte gjatë dhe i qëllonte gjoksit me grushtë. E unë…Ç’të bëja që të ndryshoj gjëndjen time. Ishin futur të gjithë në një bindje e unë…vetëm. Një gjyq i korruptuar. Zuri t’i bie deres me grushta, britja e thirrja ,,hapeni deren! Po çmendem!” sakaqë vayhdoja t’i qëlloj deres fuqishem me grushta sa për t’ua bërë me dije se kishin mbyllur aty njeriun e gabuar. Reaguan duke u futur brënda një infermiere me syt plotë urrejtje duke më kërcnuar me dy burra të tjerë, duket të sigurimit, ” Z. ne dijmë jetën Tuaj, meritat. Por, çdokush sëmurët! Kini një atak po, ne jemi këtu! Qetësohuni! Do u kurojmë me tërë konsideratat! Në të kundërten… ju dini se ç’vie më pas” dhe sa ma pushtuan trupin, ndjeva therrjen me gjilperë. Pas disa çastesh humba ndjenjat”. Pas një kohe më të gjatë kuptova se kishin patur disa raste të elektroshokut të tepruar kur pacientët kishin vdekur mu në shtrat” ”Dmth. i kanë mbytur…?” pyeti e lemiritur nga rrëfimi znj. Fate. ”E kuptueshme, ati voltazhi nuk i bënë ballë trup demi lëre tru i njeriut” ”I burgosen…?” pyeta ajo. ”Ndonjë ditë…E dini si bëhen këto punë…Bënë një ekspertizë sipas së cilës mbi ta ishte shkarkuar energji elektrike aqë sa ishte norma, pastaj ndërhynë autoriterti i pushtetit dhe…u mbyll çështja penale. Duket bëri sekush me autoritet me gisht kërcnues nga një lartësi” Z. Fata zgurdullojë sytë tejmase e frikësuar dhe në një çast dukej sikur pranonte për të vërtetë ato që ia kishte thenë gruaja e vetë përkundra qëllimit të z. Mendo. Pa dijtur se çfarë t´i thot, vetvetiu i ardhi në mendje si një rrugëdalje pyetja: „Z. Mendo, kini Ju besim tek Zoti? Sikur t´i besonit, nuk do kishit netë aqë të shëmtuara.” ia tha ajo qetë në dukje por e djerrsitur nga rrëfimi i z. Mendo. „Ç´të them... Tani nuk dij ç´të them!” ia këtheu, sado që nuk mendonte ashtu. „Znj. Fatma!” ia tha pas një pushimi të shkurtër: ” Ç´është e vërteta, në vitet e herëshme isha futur në një ide që mohonte Zotin. Jo që isha futur, por duke me ndjekur jetë e përvuajtur, ajo më dha egzilin. Më strehoj…! E mendoja atëherë: po të ketë Zot, përse lejon kaq vuajtje. Znj. Fatma, e doja një zot për zemrën time. Mendoja në vete: përse na vdisnin fëmijët. Fatlumi… që ishte Fatkeqi? Përse kishim një baba të bëshem e ai luante kumar, kur në vuanim për bukën. Përse lejonte Zoti këte…? E ajo më doli hakut. Më magjiosi me premtimin dhe më rrembeu mendjen. Njerëzit do punojnë dhe do kanë një jetë të mirë. Të qëndrueshme. Këto më rrembyen mendjen se te ato gjeta një Zot që i shkonte qejfit tim. Doli dhe fjala që më dha…” shpiegoj Z. Mendo. Ajo e shikonte habitëshëm dhe shihte në te një të pakuptuar ndaj dhe antibesimtar që nga kjo katandiset dhe, ndonëse dinte se kur ngatrronte brirët me gruan ky kishte të drejtë, për një çast zu të marrë të arsyeshëm dyshimin e gruas së tij. “Ajo ka të drejtë” e mendojë. Nuk ia tha menjëherë por vajti asaj vije. “S´ka pazar me Zotin. Zotëri. Di ai ç´të bëjë me ne! Dhe kur vuajmë…” pastaj ia shtojë “Druaj se për shkak të kësaj do jetoni çaste të vështira…” Pas pak, kur në vete e përfundoj se nuk do ndikoj ajo që ia tha dhe e ndjejtur ngushtë nga bota në të cilën futi hapin e parë, e frikësuar u ngritë i kërkojë të falur dhe doli. Në të vërtetë iku dhe ngaqë herezi e z. Mendo-s e fyejti rendë. “ S´e kisha llafin për Zotin znj Fate. Doja t´ua them vetëm rrugën që më shpiejti tek ankthi…! Po ju e kapet nga bishti…!” ia tha pak si në tension në të dalur pa lëvizur vendit. Pa e mbyllur derën, këthej dhë njëherë kokën dhe disi me hakërrim ia tha ”Zoti z. Mendo, Zoti…” , e shikoj habitëshëm dhe doli. Pasi iku ajo, vazhdojë të pinte dhe të shikoj në televizion. „Teveqelja…” e tha me veten me gjysemzëri, jo edhe pa frikë se ajo zonja kishte një nam nga mjedisi ku gjetej dhe sa të raportoj gjëndjen shëndetësore të tij, do formohet një opinion me rreziqe për te. Tashmë ishte në të përfunduar të vaktit të drekes kur ia bëhu gruaja dhe e mbushur frymë u fut brënda. U ndal para tij, e shikoj paksa dhe iu drejtua me rrebesh: „Ç’është kjo çregulli! Ku n’dreq ishe?! Tek “lideri” i ”morteve të nates?” Hë… Thuaje de…aty ke ti vendin!” ia tha me ironi gjithnjë në pozitën e njejtë të trupit. “Po ti! Ishe në pazarin e dokrrave…? Me pedagogen që me prapanicën e ndikoj mastersin, mbase…dhe me nënën-at akuzatorën e ftohtë e që të ngulfat me doreza të bardha.” ia këtheu atypëraty e vazhdojë: “Nuk vajta, më thirri…jo pedagogja por psikologja. Në lidhje me “aferën e martirëve!” iu përgjegj më pas me kujdes. „Di ti ç´është kjo?” e pyeti z.Mendo. “ E për çfarë me merr…Për një mendjetul? Vajte tek njeriu që pa dëgjim ua vë njerëzve çengelin nën mjekër që e di secili, e ti më pyet nëse di ç´është kjo. Ti që para ndonjë viti, ardhëshe lole në shtëpi duke të tërhequr nëpër tokë si një ngordhësirë”. Z. Mendo e shikojë më gjatë me një fytyr të mrrolur dhe me dy mendje nëse të vazhdoj dialogun që pastaj do kalonte në një monolog pakufi i cili, i përsëritur me vite i bëhej i papërballueshëm. „Çmenduri…” e tha në gjysëm zëri po ajo ia zuri fjalën. E shikoj më gjatë dhe tek iu duk fjalë pa logjikë, e përforcojë përshtypjën se gjëndja mendore e tij e para shumë viteve kishte filluar të rrokulliset poshtë me një ritem më të shpejtë se atëherë. „ Tashti ka dhe një matufllëk! Mosha...!” e tha më vete. Z. Mendo ndjente vetën të pafuqishëm përballë suljeve të fjalëve që ia bënte ajo me të dy motrat. Tashti që ishte i mpleksur nga mosha dhe i ftuar nga autoritetet bashkiake që të konfirmoj me deklaratën e vetë se cilët mund të ishin martir që meritonin namin e cilët hetimin për veprim paskulisor që kishin rrezikuar – sikur e thoshte “Lideri” interesat e vendit, ndjente vetën të raskapitur. Iu shfaqë një dëshprim dhe gadi se u ligshtua. Që ti hikë kësaj ia ngriti zërin televizionit dhe u bë kinse dëgjonte lajmet politike të ditës. Ajo tashmë, pasi e kishte shikuar më gjatë me atë mimikën hakërruese, e revoltuar kishte dalur nga dhoma. Ashtu nga një ngushti shpirti e ti iken, i ardhi në mendje se në frigo, nga kushedi se kurr, kishte ca proshutë dhe vajti e e morri. “Kush mund të dij se nga cila kafsh është tharë. Ky makro i tregtisë bënë dhe krime për fitime” Megjithë këte droe ai mori ca flegra dhe zu t´i përtyp. „ Dreq të njelmta…” Nuk përcjellte lajmet e ditës nga që mendimet që ia tha “lideri” sikur i thoshte gruaja, ngulmuan në mendjën e tij dhe e detyronin që t´i bëjë një vështrim më të thellë. Këte edhe s´do e bënte, sikur, nga fjalët e tij disi fshehur t´mos vë re një kërcnim. Përkujtoj fjalët e tij që ia kishte thënë në zyrën e bukur në një atmosferë frikësuese. Në mur kishte varur trofetë, si thoshte ai, nga lufta, mirënjohje, ikonografi që madhëronin personin e tij dhe libra të shkruara për te në frymë të ikononamit. „Kemi gjetur ca dokumenta që flasin për përkushtimin tuaj. Ka dhe dëshmitarë! Aferim! Ishit një njëri i guximit”. „Është një lavdërim paksa i nxituar ky…” ia kishte thënë nga modestia z.Mendo, po edhe nga që mendonte ashtu. „ Jo,jo! Kjo i dha një peshë më të madhe çështjes dhe ja ku dolëm!” ia këtheu Lideri i qeshur me kokën të qethur si një marinc amerikan. Z. Mendo dinte se ai nuk e mendonte ashtu dhe se kjo që ia thot ishte lajkë e rreme pas së cilës vie kërkesa. „Zotëri, bëra ate që ma thoshte mendja. Spikata paksa më me ngulm të drejtën që më takonte dhe dëgjova koshiencën time. Bëra dhe ndonjë veprim rebelie dhe aqë!”ia kishte thenë Z. Mendo duke i hikur borxhit që në një çast do ia kumtonte Lideri. Pasi ia kishte servir një kafe sekretarja e tij, një bukuroshe me një veshje shumë të reduktuar, me gjij guf gjysëm të zbuluar si të skalitur, gjentile sa ska, Mendo kishte kërkuar të falur për largim nga aty, por Lideri duke i bërë me dorë lutje që të qëndroj edhe paksa, i kishte thënë: “Pijeni kafenë se kjo ia ka doren. Përse nxitoni. Jam një adhurues Juaji. Ndofta isha paksa i egër e nuk dijta t´ju përfitoj! Keni shpresuar këthimin e ndonjë përfitimi që ua morren nga grushti dallaverxhinjtë. Më vie keq po qe kështu. Po do i ndryshojmë gjërat…”. Z. Mendo pa pritur gjatë, me rezikun që ta thot ate që nuk duhet, paksa i revoltuar për guximin e sigurinë në paraqitjen e Liderit, ia dha përgjigjën: „Po përse më trajtoni të nevojshëm në hesapet Tuaja? Ç´ju duhem unë? Ju kini zotësi sa për ta bëni një mbretëri të vogël! Dhe e bëtë këte fët-e-fët. E do e rritni akoma.Vrap… “Ah zotëri i çmuar! Për gjëra të tjera me qanë zemra. Këte do ua them në një takim tjetër!” “ Po do ndryshojmë gjërat dhe Ju nuk do jeni sikur jeni…” ia këtheu ai përsëri ftohtë e duke qeshur dhe i veshur me këmishën të zezë e një kravat roze, mbi të cilën ravizoheshin muskujt, jepte një pamje dhunuesi. “Do ikja po mbaruat llafin me mua. Kam dhe unë detyrime…” pa pirë kafenë ia tha me nerva e sa për të ikur nga aty. ” Po,po.Ju flm. që ardhet... Ua vlerësoj këte…Po dhe unë do e bëjë ate që thash…në çastin e duhur/“ dhe u ngritë për ta përcjellur deri të dera e zyrës. “Tua jap një makinë…?” ia ofroj ai shërbimin e vetë “Kini një rrugë paksa të gjatë” “Kursesi…Ma do shëndeti të eci këmbë. Mjeku… Po juve flm.” Duke përkujtuar dialogun me Liderin dhe nga droe në mos e ka futur në hesapet e veta ku mund të kishte vetem bëma kriminale, vajti ora 17 e pasditës. Jasht binte një shi i imtë i prajtë dhe ishte më ftohtë se orëve të mëherëshme. Ndofta dhe një borë e imtë. Me vështirësi u ngritë.Vajti në dhomën e vetë dhe pasi kyqi derën me çelës nga brënda, u shtri. U ngritë dhe sa për të hapur dritarën që të dëgjoj shiun që i bënte kënaqësi, shtriu perdet e errta përgjatë dritares pastaj sërish u shtri dhe sa për lavdërim e zu gjum i thellë… Në orët pas mesnates tek rrotullohej në shtratë duke cijatur si një këlysh i lënë në ndonjë rrugicë të pafrekuentuar, pau një endërr sikur, duke kaluar rrugës së Bashkisë i sulej një qen që ashtu i përjargur, duhej të ketë qenë i tërbuar dhe që me kafshimin e tij ia grisi pantolonat dhe ia gërvishti lëkurën. Në suljen e tij të dytë, me tamam sa deshi ta përsëris veprimin, i doli gjumi duke brohoritur “Oooo…! Uh… ç´po më ndodhë kështu! Tmerr” Brofi shpejtë në këmbë, skajoj perdet sa për të hyrë drita dhe mbet po në atë pike ku terhoq dritarët. Shikoj, njëherë dhomën, pastaj nga dritarja natyren dhe kërkonte mënyra sa për të davarisur atë mendje. Kishte një britmë të frikshme të fuqishme. Gruaja e dëgjojë, lëvizi vetëm pakes derën dhe e trajtojë prove se mendimi i saj për një shkallim ritmik e në rritje, mbase ishte i arsyeshëm po nuk i pranojë peshën që kishte. Tani hapi dritarën tërësisht sa zu të depërtojnë dhe pikla shiu që në një mënyrë ia freskonin fytyrën dhe në çast përkujtoj se një endërr të tillë kishte parë para shumë e shumë vitesh. Ishte ajo koha e suljeve, kërcnimeve e ndëshkimeve gjithëfare. Në veçanti e frikes në mos do e burgosin, do e heqin nga puna, do e vrasin në ndonjë rruginë periferike, do ia aksidentojnë vajzen. Frikë e cila gjetë vetën për mrrekulli në një ëndërre llahtari… ”Po tani përse përsëritet. Si t’a dij këte. Ndofta në esencë janë gjëndjet e njejta me njerëz të tjerë. Sa të largëta janë të vërtetat për njeriun…!” Tek ndiqte gjurmët që ia thoshte mendja e mendoj se, ishte kohë kur djalli kishte marrë frerët në duart e veta dhe bënte hatanë mbi njerëzit. Koha kur njerëzit bënin pelegrinazh të dhunëshëm pa dijtur se në cilën faltore të ndaleshin, me ate ” nuk heqë peshë nga do ndalojmë, por nga do ikim”. Koha kur ishte ilusion qetësia shpirtërore e njeriut. Dhe kjo si një film i tmerrit zu ti shpaloset para syve aqë sa, që ti hikën, duhej, pa kushte të ikte dikund- dikah. Natën! Në mengjes!Nëpër acarr, shi, vap, kodrave, baltes! Dhe pyetej: do m’a mbajnë vitet këte. E përgjigjej, sikur mua kjo, do i dhunoj dhe unë këmbet. Nga torturë e brëndëshme, shpejtë e shpejtë u vesh, vëri një kapelë hedhi dhe një shall rrotull qafës dhe pa i bërë gëk as lajm gruas, doli rrugëve të qytetit. Tek qëndra, nxorri një Diazepam të 20 që ia kishte paracaktuar mjeku dhe në çezmen e Shatërvanit e piu si i thohet në këmbë. Sa kalojë përskaj ndërtesës të pushtetit lokal si një provë e ogurit që mbante ëndërra, i hedhi një shikim dy policëve dhe sa deshi ti anashkalojë ata e ndalën dhe kërkuan identifikimin nga ai. “ Ju lutem t´mos më ndaloni” ua tha me shqetësim. ” Kam dhëmbje koke dhe me duhet ajri e hecja” ua shpiegojë arsyen. “Zotëri, është orë e vonë sikur e shihni!” ia tha njëri nga ata, bullafiq dhe me një qeshje të thartë e të shkurtër. “ Skeni dëgjuar ju për vrasjet që kanë ndodhur në këto orë…? …E dyqanxhiut, n’atë çarrishten e fshatit tek shkon nga kryeqyteti! Tash, sëfundi” ia tha tjetri. “Zotërinjë, unë nuk jam vrasësi! Besoj e kuptoni” ua tha në gjëndje që në çdo çast të filloj me ulërimë të një të sëmuari tek e shihte tashmë vetën në këmishen e çmendurisë. “ Ne do marrim gjeneraliet e identifikimit dhe do i paraqesim në divizionin e krimeve” ia tha ky i dyti nga fytyr e të cilit rezonte një indiferencë. “ Si të doni…po shpejtoni paksa” ua tha. “ Ju doni të përcaktoni mënyrën e punës! Kohën! Mbajeni gjuhën brënda, për interesin Tuaj” ia tha polici i dytë. “ Vetëm ata që kanë në mendje diç të prishur enden poshtë-lart- qytetit në këte kohë” ia shtojë i pari.

85 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page