top of page

Ildije Xhemali: SHKURT!

  • 6 hours ago
  • 1 min read

SHKURT!

Ju shihni tre adoleshente, ndërsa unë shoh EDHE: TRE deputetë,

( të kishim tre president do thoshja edhe tre president).

- Unë shoh tre kryetar partie që vënë në dukje "meritat" e njëri- tjetrit.

- Unë shoh tre analistë që zhurmojnë e zihen dhe nuk qartësojnë asgjë.

-Unë shoh tre personazhe të emisioneve( nuk po i përmend me emra) që mbajnë të rinjtë zgjuar gjithë natën dhe dëgjojnë debate shterp me fjalor rruge e sjellje rrugaçësh për të fituar në fund një individ.

-Unë shoh baballarë që ulen para gotës së birrës dhe harrojnë që edhe vajza, edhe djali do t'i përkushtosh kohë.

-Unë shoh nëna të vogla që vërtet e ka fëmijën pranë po telefonin nuk e heq nga dora.

-MUA më dhimbset ai baba e ajo nënë që robtohen nga mëngjezi e gjer në darkë( por jo BIZESMENËT) në punë që mundohen që fëmijëve të tyre t'u krijojnë mundësitë

TË ARSIMOHEN!

-DUHET forcuar FAMILJA!

PRINDËRIT "janë" SHOK me fëmijtë e tyre kur ATA vetë të bëhen prindër!

Shkrimet e fundit

bottom of page