top of page

Il me faut des géants


Edmond Eugène Alexis Rostand

Il me faut des géants

(Unë dua gjigandë)


Dr Fatmir Terziu


Shtrirë në shtrat, duhet të jetë një përvojë krejt e përsosur dhe e nivelit të lartë botëror, në qoftë se personi i shtrirë në atë shtrat do të kishte një laps me ngjyrë të mjaftueshme për të nxjerrë piktura të llahtahrshme në tavanin mbi kokën dhe krevatin e tij. Mos e thëntë Zoti që ai të kishte dhe mundësinë e një peneli të gjatë, ku dhe bojërat të ishin jo të ujta, por të trasha e të parjedhshme.

Ai, pra i shtriri për pesë palë qejfe do të ishte natyrshëm piktori më i kërkuar dhe më i vlerësuar në të gjithë mjedisin e artit. Megjithatë, kjo qasje e tillë dihet se nuk është në përgjithësi një pjesë e aparatit të brendshëm, në lokale, hotele, motele, shtëpi, banesa, apartamente, qëndra sociale, azile, shkolla, kopshte, por ndoshta është diku në disa institucione, më së miri në zyrat e nivelit të lartë, sidomos në ato zyra ku të shtrirëve në shtrat koha postmoderne u ka krijuar dhe fate, apo dhe shance tejet postmoderne.

Nëse lajmi i sotshëm që sillej me gojën e spikerit të BBC-së e ulte disa pozicione Britaninë e Madhe përsa i përket sistemit telefonik “4G” dhe e rendiste pas Shqipërisë, kjo vëmendje dhe përkushtim i të shtririt në krevat me laps të gjatë me ngjyrë, apo dhe me penel, do ta kishte lartësuar akoma më shumë, mjaft me shumë se lluksi me “4G” sistemin e të shtririt në atë shtrat vetëm me këtë qasje të mrekullueshme tekno-artistike.

Dhe ndërsa kjo nuk duket aq e lehtë, mendoj se gjëja e artikuluar me personin në shtrat, mund të menaxhohet me vetëm disa penela dhe me një kurs të tipit “Aspinall”, jo vetëm për të qenë sportivë, por dhe “FiT’ për të risjellë në vëmendje atë që John Victor Aspinall (11 qershor 1926 - 29 qershor 2000) bëri si pronar zoologjik dhe i klubit të kumarit me të njëjtin emër. Nga një qytetar anglez i klasës së mesme ai përdori në vitet 1960 lojërat e fatit për të kaluar në qendër të shoqërisë së lartë britanike.

Ai kishtelindur në Delhi, gjatë Rajit britanik, dhe ishte një qytetar i Mbretërisë së Bashkuar. Këtë natyrisht në Shqipëri e bën më lehtë, madje fare lehtë i shtrit në krevat, sepse ka dhe lehtësi zyre, institucioni, dhe natyrisht dhe pa ndonjë pengesë, apo investim në ndonjë kopsht zoologjik, ndoshta vetëm në lojëra të ndryshme fati. Peneli apo lapsi i gjatë me ngjyra, mund ta ndihmojnë të zëvendësojë realitetin e një kopshti zoologjik me perceptimet e tij artistike në tavanin sipër shtratit.

Dhe këtë e bën ama, vetëm dhe vetëm në qoftë se një i tillë ka punuar në një mënyrë të vërtetë gjithëpërfshirëse dhe mjeshtërore, duke e vënë atë ngjyrë në plane të mëdha, që me kalimin e ditëve mund të pikojë përsëri poshtë në fytyrën e Tij nga përmbytjet me ngjyra të pasura dhe të përziera si një shi i çuditshëm zanash. Dhe kjo do të ketë dhe disavantazhet e saj. Për këtë qëllim, në të vërtetë, tavani i bardhë do të jetë e vetmja sipërfaqe e mbetur e bardhë, si pasojë e përdorimit të madh e të mundimshëm, që në fakt, vetëm tavani është e vetmja sipërfaqe ku përdorimi i të shtririt në shtrat, e bën të mendojë për një tavan të bardhë duke u vënë në pushtetin e bojatisjes, asaj që ka kohë që është e vetmja gjë që është bërë në vendin ku i shtriri në shtrat është personazhi kryesor i librave plot art, i vetë artit të gjallë e konkurues në botën globale, pa përfshirë “Kurban”-in.

Por sinqerisht, për këtë eksperiment kaq të bukur, mjaft të bukur të njeriut të shtrirë në shtrat, unë kurrë nuk mund të kisha pasur asnjë ide, po qe se nuk do ta kishte zbuluar atë vetë autori i këij projekti madhor shqptar në exspozita të kalibrit të lartë. Për vite me radhë, sidomos pas 1996-ës kam kërkuar gjithandej ndonjë hapësirë për të bërë ndonjë lloj arti në Shqipëri, por ishte e vështirë.

Parrullat” mbushën me mjeshtërinë dhe talentin e Aliçkajt jo vetëm me germa në prozë, tekst e skenar, por dhe folën në disa gjuhë mes imazheve lëvizëse, duke përmbushur dhe një hapësirë delikate. Kështu arti dhe hapësirat boshe shkuan drejt hapësirave më të vogla. Kjo falë rritjes së kërkesave për art, konkurencës së ligjshme, dhe mjaft sukseseve që solli vetë artisti me ardhjen e tij të shtrirë në shtrat. Dhe kjo sepse letra është mjaft e vogël për të bërë një sukses kaq të madh, për të bërë piktura alegorike, sikurse romancieri, dramaturgu, epistolariani dhe duelisti francez, Edmond Eugène Alexis Rostand e thotë tek drama“Cyriano de Bergerac” (1897): “Il me faut des géants” (Unë dua gjigandë).


11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page