top of page

I LË KËTO VARGJE SI LAMTUMIRË


GËZIM HAJDARI

GËZIM HAJDARI

Gëzim Hajdari, ka lindur në vitin 1957, në Hajdaraj (Lushnjë), Shqipëri, në një familje e pronare tokash, ish-pronat e së cilës u konfiskuan gjatë diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Mbaroi shkollën fillore në qytetin e lindjes, kreu shkollën e mesme, gjimnazin, dhe institutin e arsimit të lartë për kontabilitet në qytetin e Lushnjës. U diplomua për gjuhë-letërsi në Universitetin "A. Xhuvani "të Elbasanit dhe për letërsinë moderne në" La Sapienza "të Romës.


I LË KËTO VARGJE SI LAMTUMIRË

Kur pashë këtë poezi të poetit Hajdari

në një Blog me poezitë e Staneskut Lorkës

A.Merinit, Bodlerit, shkruar italisht nga vetë

poeti ynë, e përktheva këtë cikël me gëzimin

që më krijoi poezia e lushnjrit tim Hajdari.

F. Haliti


I lë këto vargje si një lamtumire

gëlltitur nga lakuriqësia e kujtesës

duke e ditur se bota nuk ka nevojë për të

Për përshëndetjen time me dorën që dridhet

poshtë në sfondin e ndritur

askush nuk kujtohet.

Horizonte të dyshimta

mbështetem ujit tënd të ftohtë

dhe gërmioj ballin tënd prej qielli të zi

të braktisur në mjegullën e dendur

nuk e di nga vij dhe ku shkoj

rrethoj dëborëra që më rrethojnë

në komandën e zogjve të zinj

dua të di kush më ndan nga një tokë e çmendur

dhe ç’fund do të kenë hija ime përtej ujit

shiu që bie në shi dhe zotat midis pemëve

në radhë pranë ftohtit dhe fatit

pres që të më thërrasin në agsholinnga gurët

fytyra të venitura me zëra të ngjirur

emri im është një vijë që ndan

dritën nga terrina

trupi im metër midis rërës dhe qiellit

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page