top of page

Heshtja e gjeniut


Neki Lulaj

Heshtja e gjeniut (Lasgush Poradecit )

Akrepat e orës lëshonin tiktakun e butë Ne xhepin e palltos se arnuar të kryepoetit Cuci ecte para si kalorës në furtunë Kalldrëmeve buzë liqenit ecën Pogradeci

Ato kohëra hetuesie stinët i kafshonin Si gjarpëri në pabesi ecte ai shekull i egër Shikimet memece palcën e shpirtit copëtonin Vetmi e mbytur prekej në hapa poeti të heshtur.

Valët e liqenit puthnin bregun me droje.. Edhe birucat e qelisë kishin sy e veshë Hekuri i ndryshkur u kthye në relike kohe

Ora,palltoja, kapelja dhe Cuci Ishin me besnikët e gjeniut Në një kohë që asnjëherë nuk hesht.

E besë nuk u zihej as mjellmave as pulëbardhave Djepi i frymëzimit flinte e zgjohjej netëve Edhe ëndrrat u fshehën përtej valëve Pa gjyq dërgoheshin me internime e vdekje.

Besniku i pandashëm i udhës së liqeni Në qytetin e mbushur me valë e lirikë Poeti zëshenjtëror ende hapat i hidhka.

18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page