1. Serenatë
Hapa dritaren ta dëgjoj natën,
të shoh tregimin e pambaruar.
Luta retë të më marrin në krahë,
rrugëtimit të erës, përtej meje.
Kur, hëna vizaton portret malli,
pika shiu fytyrës së njomur,
si dikur ndritur shpresëplotë.
Koha ikën, dhe retë sonte,
ne, të varur hijeve tona,
në tingujt magjik dirigjim kohe.
Ti, përsëri e heshtur vjen,
shekujve të mi pambarim.
Rreth shqiponja vijëzon qiellin
në shtegun e fjetur ngushëllim.
Eci kujtimeve sonte,
koha mall e dashuri thërret.
Në re tingujve serenatë varur,
kthehem, atje ku ti më pret.
2. Të lutem
Më lejo, të jem i lirë të prek tokën time,
ta ndiej diellin dhe fjalën e tij
të ngopem me ajrin e freskët të bjeshkëve të mia
të bërtas deri në kupë të qiellit.
O zot, ku je fshehur, përse flenë fantazmë!
liro tru të kalbura nga frika!
të lutëm, më lejo të flas e të dëgjoj
të shkruaj fjalët, e era të valëzon.
të ngopem me ngrohtësinë e miqve,
Më lejo, të dashuroj gjithmonë!
Të urrej urrejtjen tendë e timen
të përmbys Gurin e Thatë,
të zhduk fjalën që thyen zemra e ngjall hije.
Më lejo, të qaj derisa të ngopem,
vetëm për zemrën time të gjysmuar
Me lejo, të këndoj këngën që ndjej, shqip erë moteve,
simfoninë e kullës sime të vrarë.
të çmallem me këngën e ndaluar,
të vrapoj arave të mia deri në majë qielli
aty ku shqiponja ngroh zogjtë në çerdhe.
Më lejo, të shkel hije e zjarre mbi kodrat e mia
atje vrapi nuk ndalet
kali i Sokolit vazhdon trokun e dhunuar burgjeve
Të lutem, më lejo të ulëm pran trungut të gjyshit
ta ndiej aromën e dheut, dhembjen e tij,
lotët t’ia numëroj.
më lejo të lutem!
T’i falem dheut tim!
Bình luận