Hasan Shahinaj: Një libër origjinal me sens enciklopedik.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 1 hour ago
- 4 min read

Refleksion studimor: Një libër origjinal me sens enciklopedik.
Sapo përfundova së lexuari tej këndshëm dhe përqëndruar totalisht librin e bukur vëllimor prej 450 faqesh të mikut dhe kolegut tim të mirënjohur z.Skënder Milaqi,me titullin domethënës metafotiko-alegorik”Udhëtimi i një jete”(jetëshkrim dhe u ndjeva dyfish i lumturuar.
Njëherësh dhe i surprizuar për disa risi të vërteta e interesante që mësova dhe duhen vënë në dukje me patjetër nga libri në fjalë.
Po rreshtoj vetl disa nga larmia tenatike e librit dhe sidomos mesazhet objektive përjetuese që na përcillen dukshëm,qartazi më së miri.
Së pari.
Gjatë rileximit të mjaft rrrethanave episodike të jetëshkrimit personal të poetit mu kujtuan enkas fjalët e arta dhe të drejpërdrejta të Nolit të madh i cili thotl:-“shkruani autobiografinë tuaj por pa fshehur gjë,pranoni çdo gjë dhe të jeni tl sigurtë se do shkruani dhe botoni një libër shumë interesant”.
Pra nëse nuk e shkruajmë siç duhet origjinën nga burojmë apo e anashkalojmë qoftë dhe pa dashje atëhere dhe vetë ne do të jemi të harruar nga fëmijët tanë.
Ndaj poeti dhe prozatori Skënder Milaqi ka dhënë në mënyrë të përmbledhur me autorrëfime autentike tl bollshme ekspozenë e ardhjes së tij në jetë,rrënjët burimore familjare,ngulimet e para farafisnore në lagjen e vjetër durrsake”Sefer Efendiu” dhe plot detaje e degëzime të familjes së madhe Milaqi,gjë që në të ardhmen sipas gjykimit tim personal do ti japë mundësi dhe dorë autorit të aftë shkrimtarit Skënder Milaqi që të hartoj me durim dhe saktlsi wytetare pemën e plotë gjeneologjike të trungut vital Mikaqi,duke i renditur shkallë-shkallë brezat e saj burimorë nga më i moçmi gjer te të sapolindurit.
Së dyti.

Autori i apasionuar Skënder Milaqi me kthjelltësi mendore dhe shpirtërore rikujton dhe përshkruan peripecitë e jetës së tij që nga gjeneza e vitlindjes dhe gjer në festimin nemorial tl 70 vjetorit në mjediset e hotel”Mediterranea” të Cen dhe Edi Tafës pranë torrës veneciane të Durrësit mes familjarëve tl tij dhe kolegëve dhe miqve të penës shkrimore.
Në këtë rubrikë thelbësore të librit që përshkruan si një fill i kaltër ylberian etapat historiko-shoqërore me objektivitet dhe paanshmëri të bie në sy krahas befasive ndër faqe.
Duke u ndalur në gjërat ml esenciale dhe kuptimplote gjatë të gjithë rrugëtimit jetësor.
Së treti.
Libri i plotsukseshëm”Udhëtimi i një jete” i autorit Skënder Milaqi pa asnjë mëdyshje,krahas brendësisë së pasur ideore,mesaxhuese,ideo-artistike ka sens enciklopedik ngaqë zgjeron optikën hulumtuese,verifikuese në formë objektive,reale duke na zgjeruar dijet tona me jetën plot peripeci të një emigranti,specialistit dhe intelektualit Skënder Milaqi.
Megjithëse me një familje të re ai sakrifikoj në tokën e huaj ëndërr premtuese ku me vullnet e dije arriti të çajë duke siguruar të ardhura dhe duke fituar dhe respektin e njerëzve që ndante jetën e përditëshme.
Së katërti.
Në kapitujt dhe nënkapitujt e librit të arrirë të Skënderit ngjarjet ecin në mënyrë kronologjike natyrshëm sipas moshës së autorit i cili hap kanatet e shpirtit të tij me një nostalgji frymëzuese duke rrëfyer në vetë të parë.
Sfidat e shumta familjare,shpirtërore me dritë- hijet e saj kanë spikatur në formimin e karakterit të tij dhe dhr evolimin e suksesshëm të tij.
Pema gjenetike familjare e tij përshkruhet në shumësinë e fakteve me shembuj dhe detaje sa të befasojnë për kujtesën fenomenale që zotëron si thesarin më të madh substancial vetiak.
Së pesti.
Libri autobiografik”Udhëtimi i një jete” zgjeron horizontin e çdo lexuesi në spektrin e gjërë dhe interesant të udhëpërshkrimeve reale që ka bërë me finesë e sharm autori së toku me familjen e tij të lumtur.
Pasqyrimi i guidave të kryera në vende të ndryshme të Europës na kujton stilin e novelistit të shquar Nasho Jorgaqi në letërsinë shqipe të traditës.
Posaçërisht autori ynë sqimëtar Skënder Milaqi me këtë rubrikë të pasur zë një volum të caktuar të librit të pasuruar në çdo kapitull me një album të pasur fotografik të ilustruar bukur duke lënë një kujtim i gjallë.Ai duket si një dokumentar i gjallë sidomos në pasqyrimin e imtësishëm mbi festimin e bujshëm të 70 vjetorit të lindjes.
Së gjashti.
Përmes këtij libri të pasur voluminoz prej 450 fq njihemi në brendësi dhe me aktivitetin e tij të pasur letrar duke pasqyruar dhe në hollësi për tre librat e tij të botuar si dhe disa poezi të pabotuara gjer në atë kohë.
Librin e ri jetëshkrim që pata fatin për ta lexuar,bëra analizën time sa më përmblrdhëse.ky botim dinjitoz i viti 2025 nga shtëpia prestigjiose “Jozef” të z.Jozef ksçulini përligj ,atë lidhje organike të domosdoshme falë dhe brendësisë e formës artistike të librit.Domethënë dhe kopertina përligj bukurinë e librit.
Vepra jetësore e shkrimtarit të aftë e të sprovuar Skënder Milaqi ,motivuesin e nderuar,vlerësuar me tituj nga institucione dhe shoqata jo weveritare të Durrësit dhe më gjërë na bëjnë krenarë pët meritat e kolegut tonë.
Sipas meje ky libër i plotë i bukur dhe solid ka dhe natyrë publicistiko-memoralistike se ka në brendësi kronologji të bollshme datore,por rendit dhe pasazhe prozodike të goditura.
Bie fjala për përshkrimin e bukur për patriotin fetaro-qytetar Sefer Efendiu;për gjenezën atdhetare të arrëzës së Korçës(origjina e bashkëshortes së Skënderit), për familjen e tij të madhe e të nderuar në kohë.
Së fundmi.
Ky libër është sot e gjithë ditën tërësisht bio- origjinal, i përveçëm dhe me optikë konkrete enciklopedike. Si rrjedhojë e tematikës së pasur pa dyshim dhe mbi të gjitha përmes mesazheve përcjellëse e frymëzuese që ofron për breza në kohë.
Gjithashtu ky libër është i realizuar nga çdo pikpamje duke justifikuar punën e madhe kohore, ideore, dokumentare, memoriale të shkrimtarit tonë të nderuar.
Megjithatë nga gjithë ai material i bollshëm lëndor kanë çeduar tek tuk gabime drejtshkrimore të shqipes standarte.
Megjithatë,përveçmëria dhe origjinaliteti i spikatur dukshëm,i modeluar, i parapëlqyeshëm i këtij lloj libri mjaft të vështirë për tu reslizuar.Ndaj nga zemra e përgëzoj fort autorin, mikun dhe kolegun tim të respektuar z.Skënder Hasan Milaqi dukr i thënë të lumtë mendja,zemra,dora për këtë vepër voluminoze dhe meritore që realizuar plotsuksesshëm!.
Hasan.M.Shahinaj, shkrimtar e studiues.









Comments