top of page

Halil Rama: Duke ndjekur Ditën e Inaugurimit të Rrugës “Isa Boletini” në Staten Island, New York


 

REPORTAZH

Nga persekutimi komunist te nderimi në SHBA, saga e familjes Boletini

 

Përjetësia e heroit, rruga "Isa Boletini" në New  York

 

Halil Rama - Mjeshtër i Madh

·      Duke ndjekur Ditën e Inaugurimit të Rrugës “Isa Boletini” në Staten Island, New York - 30 Nentor, 2025

 

·      Ky tubim i organizuar nga Naser Nika, banues në Staten Island, u ndoq gjithashtu nga afër nga deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ambasadorët shqiptarë Suela Janina dhe Blerim Reka; ish diplomati Mal Berisha, gazetari Beqir Sina - ish i persekutuar politik nga regjimi komunist në Shqipëri, gazetari Halil Mula etj... 

1.

Në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht në inaugurimin e Rrugës “Isa Boletini” në Staten Island, së bashku me familjen time, mundëm ta ndiqnim nëpërmjet televizorit në banesën tonë në Tiranë. U gëzova shumë, vura re se kishin marrë pjesë personalitete të shumta amerikane, shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Shkupi.

Organizatori kryesor i asaj ceremonie ishte Naser Nika, banues në Staten Island, i cili në bashkëpunim edhe me shoqata të tjera dhe përfaqësuesë të politikës amerikane, arritën këtë ditë suksesi, ku emri i Heroit Isa Boletini të zerë vend përkrah firmëtarit të Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemali në një nga rrugët në New York.

Ishte kënaqësi për mua që në atë tubim të rëndësishëm të shikoja që e pranishme ishte edhe njëra nga vajzat e mikut tim Enver Dajçi, si një ndër pasardhëset e familjes Boletini, gazetarja dhe veprimtarja e njohur e komunitetit shqiptar në SHBA, Zj. Mimoza Dajçi, e cila me penën e saj është e vetmja femër shqiptare që ka shkruajtur gjatë, gjerë e vazhdimisht për jetën dhe sakrificat sublime të Isa Boletinit e familjes Boletini për çështjen kombëtare. 

Edhe pse moti ishte i keq me shi, pata mundësi të flas direkt me Mimozën në telefon, e cila i ndihej falenderuese Naser Nikës, Këshilltarit të Bashkisë në Neë York, David Carr, si dhe të gjithë shoqatave që morën iniciativën për realizimin e vendosjes së emrit të heroit tonë kombëtar Isa Boletini përkrah plakut të urtë e udhëheqësit të Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemali. Bisedova pak me Mimozën e cila ndodhej atje së bashku me vajzën e saj, violinisten e talentuar Merlinin. U ndjeva krenar për to, që po ecin në rrugën e patriotizmit dhe humanizmit, njëjtë si paraardhësit e familjes së tyre. 

 

KRIMET NDAJ SHQIPTARËVE


Mimoza më citoi edhe një shprehje të nënshkruesit të Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemali, me rastin e mbërritjes së Isa Boletinit në Vlorë: “I madhi Isa, luftërat tuaja ishin bazë e përpjekjeve të mia për Pavarësinë e Shqipërisë”.

“Unë jam këtu sot - tha Zj. Dajçi - për t’i dëshmuar shkjaut, serbit se gjaku i Boletinëve është gjallë dhe nuk i harron kurrë krimet që historikisht kanë kryer ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare në Kosovë. Krime që vazhduan edhe më pas, ku mes të vrarëve dhe të masakruarve mbetën gra, fëmijë e pleq, u vranë djemtë më të mirë të kombit, shqiptaro - amerikanë, vëllezërit Bytyci që edhe ata sot i kujtojmë me respekt. Nga makineria serbe në Kosovë u malltrajtuan dhe u përdhunuan mbi 20 mijë gra e vajza shqiptare. 

Gjithashtu - tha ajo - Falenderoj mbesat dhe nipin e Isa Boletinit Ariana Hoxhën, Arieta dhe Armend Muratin si pasardhës të denjë të Heroit Isa Boletini, të cilët vazhdojnë të ngrenë lart figurën emblematike të Gjeneralit me qeleshe të bardhë Isa Boletini në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare". 

Isa Boletini lindi më 15 janar 1864 në Mitrovicë, ai u bë një nga prijësit kryesorë të shqiptarëve të Kosovës në luftrat e tyre kundër pushtuesve osmanë, serbo-malazezë dhe grekë. Një nga ngjarjet më të njohura të jetës së tij, është pjesëmarrja në ngritjen e Flamurit në Vlorë në nëntorin e 1912-ës, ku Ismail Qemali shpalli Pavarsinë e Shqipërisë. Isa Boletini u vra nga forcat serbo-malazeze të Gjeneralit Vukoviq, teksa ishte duke kaluar në urën e Ribnicës në qytetin e Podgoricës. Bashkë me Isa Boletinin, atë ditë u vranë dhe shtatë pjestarë nga familja e tij.

 

KTHIMI I ESHTRAVE

 


Pas vrasjes së Heroit Isa Boletini, djemve, nipave dhe luftëtarëve të tij në Podgoricë më 23 Janar 1916, eshtrat e tyre qëndruan më tepër se 80-të vite në varrezat e Malit të Zi. Që nga viti 1978, autoritet Kosovare filluan përpjekjet e para për tërheqjen eshtrave të Isa Boletinit dhe luftëtarëve të tjerë në Podgoricë dhe për t’i rivarrosur ato në vendin e lindjes në Kosovë, ku një nga këmbëngulësit e mëdhenj që eshtrat e Isa Boletinit të mbërrinin nga Mali i Zi në Kosovë, ka qenë edhe Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

Meritë e veçantë për këtë i takon edhe ish Kryetarit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Idriz Demiraj, i cili njoftoi familjarët në Mitrovicë për marrjen e eshtrave të Isa Boletinit.

Si dhe nipit të Isa Boletinit, Remzi Muratit, djalit të Shehides, vazjës së Isa Boletinit, që në maj të vitit 1998 mes reziqeve të mëdha si amanet i nënës së tij Shehides, arriti të sjellë eshtrat e Isës dhe luftëtarëve të tjerë në Kosovë.

Si rezultat i politikës të ndjekur nga Beogradi dhe Tirana komuniste, që pas vrasjes së Isës nga familja Boletini u vranë apo ekzekutuan 15 vetë, dhjetë të tjerë kaluan vite të tëra në burgje dhe internime politike duke vuajtur dënimet nëpër burgjet e tmerrshme të Serbisë dhe Shqipërisë, ku mes tyre mund të veçoj edhe babanë e Mimoza Dajçit, që e kam njohur personalisht dhe ruaj konsideratën dhe respektin më të vençantë për të, si patriot, intelektual, zotërues i shtatë gjuhëve të huaja, ish i burgosur politik në Shqipëri dhe xhaxhain e saj pushkatuar pa gjyq nga forcat sllavo komuniste në Prizren në vitin 1944.

Represioni dhe hakmarrja e sllavo-komunistëve ndaj familjes së njohur të Isa Boletinit filloi që në nëntorin e vitit 1943, kur komunistët në Shkodër vranë nënkolonel Adem Boletinin, djalin e tretë të Isës, i cili kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Vjenë. 

 

PERSEKUTIMI KOMUNIST

 


Pas kësaj, si në Mitrovicë ku jetonte pjesa më e madhe e Boletinëve, ashtu edhe në Shqipëri, familja Boletini u gjend nën një persekucion të egër dhe barbar nga regjimet komuniste të Titos dhe të Enver Hoxhës. Regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj familjes së Boletinëve ndoqi po atë politikë të cilën kishte ndjekur për shumë vjet regjimi komunist i Titos. 

Në një material publicistik, Mimoza Dajçi shkruan: "Kur im atë kryente një pjesë të dënimit të tij si i ish i burgosur politik në burgun e Ballshit në Shqipëri, atë kohë në atë burg vuante dënimin si i burgosur politik edhe nipi i gjeneralit Vukoviq, që kishte vrarë Isa Boletinin. Svetko, kështu quhej nipi i Vukoviqit, ishte ankuar në drejtorinë e atij burgu, që të largonin nga ai burg Enver Dajçin, me pretekstin se jeta e tij nuk ishte e sigurtë aty nga nipi i Isa Boletinit, Enver Dajçi, i cili mund të hakmerrej ndaj atij. Kur babai im dëgjoi këto fjalë - shkruan Mimoza - si një personalitet me integritet të lartë intelektual dhe me gjakftohtësi të plotë përgjigjet: “Svetko per mua, të qëndrojë i qetë, pasi unë nuk jam hakmarrës. Kur xhaxhai i tij Vukoviq vrau Isa Boletinin, Svetko nuk kishte lindur ende, dhe nuk ka asnjë faj për atë krim, që do ta dënojë koha”. Dhe vërtetë ashtu ndodhi, Svetko doli gjallë nga ai burg, pa asnjë kërcënim për jetën nga im atë, ndërsa babain tim e izoluan për disa javë në një birucë në burgun e Ballshit vetëm pse tha “Atë krim do ta dënojë koha".

Në ceremoninë e inaugurimit të Rrugës “Isa Boletini” në Staten Island, i pranishëm ishte edhe patrioti dhe aktivisti i njohur Esad Rizai, i cili në nëntorin e vitit 2018 me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, me iniciativën e tij dhe mbështetjen e Presidentit të Bashkisë në Bronx Ruben Diaz, Jr., i akordoi Proklamatën e Nderit Heroit tonë kombëtar Isa Boletini. Ky tubim u ndoq gjithashtu nga afër nga deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ambasadorët shqiptarë Suela Janina dhe Blerim Reka; ish diplomati Mal Berisha, gazetari ish i persekutuar politik nga regjimi komunist në Shqipëri Beqir Sina, gazetari Halil Mula etj... 

Isa Boletinit i është akorduar titulli i lartë “Heroi i Popullit” nga shteti shqiptar, ndërsa në vitin 2010, Kosova i dha Çmimin “Urdhëri Hero i Kosovës”. 

I paharruar qoftë jeta, vepra dhe kujtimi i Tij!

 

2.

 

NIPI I ISA BOLETINIT PË RBALLË  NIPIT TË  GJENERAL VUKOVIQIT, VRASË SIT TË  HEROIT NË  BURGUN BALLSHIT

 

Historia e Enver Dajçit në  qelitë  e diktaturës….

Enver Dajçi vinte nga një derë e njohur atdhetare, ishte nip i Isa Boletinit. Ai u bë një figurë e njohur gjatë Luftës së Dytë Botërore, por pas ardhjes së Enver Hoxhës në pushtet, përfundoi në qelitë e errëta të hetuesisë komuniste.

 

Ai nuk mund të pajtohej me shitjen e Kosovës te Jugosllavia, as me kthimin e Shqipërisë në një shtet-burg dhe shprehu pakënaqësitë hapur. Rreth tri vite i kaloi në tortura të skajshme në qelitë e ftohta të Hetuesisë së Enver Hoxhës që ia kalonte dhe atyre të Hitlerit. Pas gjyqit të inskenuar atë do ta dërgonin në Ballsh në kampin-burg, ku do të kryente dënimin pa bërë faje, madje edhe do ta ridënonin. Mimoza Dajçi aktiviste e njohur e komunitetit shqiptar ne SHBA, presidente e Organizatës së Gruas Shqiptaro-Amerikane “The Ë omen’s Organization” “Hope & Peace” shprehet se: “Kur im atë kryente një pjesë të dënimit të tij si i ish-i burgosur politik në burgun e Ballshit në Shqipëri, atë kohë në atë burg vuante dënimin si i burgosur politik edhe nipi i gjeneralit Vukoviq, që kishte vrarë Isa Boletinin.

Svetko, kështu quhej nipi i Vukoviqit, ishte ankuar në drejtorinë e atij burgu, që të largonin nga ai burg Enver Dajçin, me pretekstin se jeta e tij nuk ishte e sigurt aty nga nipi i Isa Boletinit, Enver Dajçi, i cili mund të hakmerrej ndaj atij. Kur babai im dëgjoi këto fjalë – shkruan Mimoza – si një personalitet me integritet të lartë intelektual dhe me gjakftohtësi të plotë përgjigjet: “Svetko për mua, të qëndrojë i qetë, pasi unë nuk jam hakmarrës. Kur xhaxhai i tij Vukoviq vrau Isa Boletinin, Svetko nuk kishte lindur ende, dhe nuk ka asnjë faj për atë krim, që do ta dënojë koha”. Dhe vërtetë ashtu ndodhi, Svetko doli gjallë nga ai burg, pa asnjë kërcënim për jetën nga im atë, ndërsa babain tim e izoluan për disa javë në një birucë në burgun e Ballshit vetëm pse tha “Atë krim do ta dënojë koha”. Enver Dajçi jetonte pranë vajzës së tij Mimoza dhe mbesës Merlin në Bronx, NY derisa ndërroi jetë në vitin 2015.

 

PERSEKUTIMI I BOLETINËVE

 

Hakmarrja e sllavo-komunistëve ndaj familjes së njohur të Isa Boletinit, filloi që në nëntorin e vitit 1943, kur komunistët shkodranë të udhëhequr nga Vasil Shanto vranë me atentat babanë tim nënkolonel Adem Boletinin, djalin e tretë të Isës i cili kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Vjenë (sidhe djalin e Ademit, Isain). Pas kësaj si në Mitrovicë ku jetonte pjesa më e madhe e Boletinëve, ashtu edhe në Shqipëri, familja jonë u gjend nën një persekucion të egër dhe barbar nga regjimet komuniste të Titos dhe të Enver Hoxhës. Nga ky represion i paparë që u ndoq ndaj djemve, nipave dhe mbesave të Isa Boletinit, numri i të vrarëve dhe të ekzekutuarve nga familja jonë arriti në 15 vetë dhe dhjetë të tjerë vuajtën për vite të tëra në burgjet e tmerrshme të Serbisë dhe Shqipërisë.

Regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj familjes së Boletinëve ndoqi po atë politikë të cilën kishte ndjekur për shumë vjet regjimi komunist i Titos dhe si rezultat i kësaj vetëm në vitin 1962-in, Isa Boletinit iu akordua titulli i lartë i Heroit të Popullit. Edhe pas kësaj familja e tij pati vetëm një ftesë zyrtare për të shkuar në Vlorë në përvjetorët e ditës së ngritjes së Flamurit dhe në 1981 kur u inaugurua monumenti i Isa Boletinit në Shkodër. Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.

 

 

DITA E VRASJES

 

I lindur më 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, patrioti shqiptar Isa Boletini, ishte vrarë pabesisht nga malazezët në Podgoricë më 23 janar 1916, së bashku me bijtë e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë. Isa Boletini, vitet e rinisë i kaloi në vendlindje. Në prill të vitit 1881, si 17-vjeçar, ai mori pjesë në betejën e Shlivovës, ku u ndeshën trupat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me ushtrinë osmane. Edhe pse në vitin 1908 ishte në krahun e xhonturqve, kjo lidhje u prish shumë shpejt. Në nëntor të vitit 1908, Porta e Lartë dërgoi një ushtri prej 7 mijë ushtarësh për të nënshtruar Kosovën.

Komandën antiosmane e kishte në dorë Isa Boletini. Gjatë tërheqjes, osmanët i dogjën kullën në shenjë hakmarrjeje. Më pastaj, Isa Boletini udhëhoqi kryengritjet e kosovarëve në Prishtinë, Prizren e gjetiu. Ai ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së pranverës së vitit 1910. Isa Boletini ishte bërë i njohur edhe për atë që i kishte ndodhur në Londër, kur edhe pas kontrollit që i kishin bërë rojat kur hyri për të takuar ministrin e jashtëm, Eduard Gre j, ai ia kishte dalë që njërin revolver ta fuste brenda. Greji kishte bërë shaka me Boletinin duke i thënë se “atë që se bëri ushtria osmane, e bëra unë”. Me etjen për hakmarrje, serbët dhe malazezët u bënë bashkë me rusët dhe francezët për ta eliminuar Isa Boletinin. Atë që nuk e kishin arritur ta bënin në luftë ballore në fushëbeteja, ata e bënë në urën e shtetit fqinj, Malin e Zi. Konsulli francez në Podgoricë, Bichoc, është njeriu që nisi aplikimin e kurthit duke e ftuar Isa Boletinin të shkojë në Cetinjë, në mënyrë që prej andej ta dërgonte jashtë Malit të Zi. Boletini i besoi kësaj ndihme pa e menduar se në fakt po shkonte drejt ekzekutimit. Teksa ndodhej në Podgoricë ai u gjend në një kurth që i solli vdekjen. Në fakt, ajo nuk ishte thjesht një vrasje, por një kasaphanë.

U vra gjatë një shkëmbimi zjarri me malazezët në Podgoricë së bashku me 17 shoqëruesit e vet. Me 19 janar 1916 në Podgoricë, te Ura e Ribnicës, i zënë me pabesi nga malazezët, vritet Isa Boletini. “Pobjeda” e përditshme nga Titogradi, më 26 maj 1980 e botoi kronikën e atëhershme ku thuhej se ngjarja kishte ndodhur më 19 janar. Isa Boletini u varros dy dytë pas vrasjes në Podgoricë, në një ceremoni ku morën pjesë një numër i madh njerëzish. Në vitin 1973, u bë kërkesa e parë për kthimin e eshtrave në vendlindje. Falë përpjekjeve të familjarëve dhe studiueseve varri u zbulua dhe më 15 nëntor të vitit 1979 u krye zhvarrimi. Në fakt këtë proces e shpejtoi dhe një projekti bashkisë së Podgoricës që në tokën ku preheshin eshtrat do të ndërtohej një park. Bashkë me eshtrat e Isa Boletinit u nxorën edhe eshtrat e të shtatë të vrarëve të tjerë të masakrës së 23 janarit 1916. Ishin dy fakte që vërtetonin se ato eshtra i përkisnin Isa Boletinit: Epitafi mbi gurin e varrit, por edhe mungesa te eshtrat e gishtit të mesit në dorën e majtë. Sipas familjes Boletini, Isa e kishte prerë këtë gisht në moshën 3-vjeçare me sëpatë. Eshtrat u vendosën me kujdes në një arkë dhe u varrosën në një kënd të oborrit në xhaminë e Mitrovicës në fshehtësi të plotë.

Muhamet Shukriu, Latif Berisha, Asllan Murati ishin tre personat që u betuan me njëri-tjetrin që nuk do t’ia tregonin askujt këtë sekret. Një sekret që u mbajt deri në lirinë e Kosovës e më pas për të ndërtuar një memorial të veçantë. Ndërkohë, pas 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, nisi procesi i verifikimit të eshtrave për të kryer një ceremoni zyrtare varrimi. Në korrik të vitit 2011, mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës. Ato ia dorëzoi imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili 13 vjet pas rivarrimit nga Podgorica i ruajti në një vend të fshehur. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Strasburgut, në janar të vitit 2014, konfirmoi se eshtrat e dërguara për ekzaminim ishin të Isa Boletinit. Më 10 qershor 2015, Isa Boletini u varros në oborrin e kullës së tij në Buletin të Mitrovicës.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page