top of page

Halil Rama: “DHURO NJE LIBËR”…



OPINION

“DHURO NJE LIBËR”…

 

Halil Rama – Mjeshtër i Madh

 

 

·      Dashuria për leximin, përvetësimin e librit, të punuarit në bazë të njohurive dhe dijes, projektimi dhe lëvizja në bazë të dijes prodhojnë përparim e lulëzim, ndërsa largimi prej tyre shpie në prapambetje

 

 

Referuar thënies së  Ernest Heminguey se “Asnjë nuk është aq besnik sa një libër”, nisma e Shoqatës Bashkësia Dibrane “Dhuro një libër” ka rëndësi të veçantë. Kjo nismë është në koherencë me ralitetin objektiv të humbjes së interesit për librin nga rinia e sotme e ndodhur nën trysninë e agresionit të rrjeteve sociale. Gjithsesi dhurimi i më shumë se 100 tituj librash, Bibliotekës së Njësisië Administrative Nr. 8 (më e madhja ndër 11 njësitë e Bashkisë Tiranë) qe shembulli më sinjifikativ i disa shkrimtarëve dibranë, anëtarë të kësaj shoqate. Midis titujve të librave të dhuruar nga Prof. dr. Bujar Kapexhiu “Nderi i Kombit”, Prof. dr. Saimir Shatku, Prof. Dr. Tofik Jegeni, Prof, Dr. Suzana Varvarica Kuka, shkrimtarët dhe përkthyesit e njohur Remzi Zeqja, Edvin Cami e Hasan Bello do të veçoja: “Prehistoria e Dibrës”, “Vehbi Dibra, personalitet dhe veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare”, “Atdhetarët Shatku”, “Novela grafike shqiptare”, “Dibra e Madhe dhe Radika”, “Në panteonin e vlerave”, “Rrahman Parllaku, një legjendë në kufirin e dy kohërave”, “AND-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut”, “Ditari i zgjedhjeve 2011”, “Dokumente për Esat pash optanin”, “Të fitosh titullin Njeri”,  “Shenjtëria”, “600 fjalë të urta me bisht”, “Kontrata sportive” etj.

Punonjësit e kësaj biblioteke Agron Ramku dhe Inis Kolli, mirëpritën dhe falenderuan dhuruesit e librat duke shprehur bindjen se kësaj nisme do tí bashkohen edhe shoqata e shkrimtarë të tjerë

Ju bashkova edhe unë  kësaj nisme, duke  i dhuruar kësaj biblioteke moderne, 12 nga 24 librat që kam shkruar dhe botuar e redaktuar në harkun kohor të dy dekadave.

Pa modesti do të thoja se e përbashkëta e këtyre botimeve të mirëpritura e vlerësuara nga lexuesi dhe të promovuara në salla të mëdha me praninë e dhjetra personaliteteve të letrave si dhe në të përditshmet më të mëdha shqiptare “Panorama”, “Telegraf”, “Dita”, Sot”, në të përjavshmen letraro kulturore prestigjioze “Nacional” dhe në portalet fjalaelirë, Albania-press, start - neës e gazetadestinacioni, është se kanë si lajtmotiv kryesor nxjerrjen në pah të figurave dhe të veprave kryesore të bashkëkohësisë, të cilët ndikojnë në përndritjen e mendimit dhe të historisë së Shqipërisë e më gjerë.

Kam synuar kryesisht letërsinë dokumentare, duke shkruar dhe botuar me bashkautor Sakip Camin monografi kushtuar kompozitorit të tangos shqiptare Muharrem Xhediku e gjeneralit legjendë Rrahman Parllaku; me bashkautor Shaqir Skarrën monografi për personalitetin dibran Dine Hoxha i njohur si një nga këshilltarët më të afërt të Mbretit Zog, monografitë “Muhurri-histori dhe personalitete”, “AND-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut”, “Histori brezash të familjkes së shquar Kazazi të Durrësit”, “Skëndër Cala në gjerdanin e artë të kultures kombëtare”, “Lutfi Ndreu, mesues dhe artist” etj.



Po në kuadrin e letërsisë dokumentare do veçoja profilin e ikonës së artit e kulturës kombëtare Hazis Ndreu – Nderi i Kombit, reportazhet “Përmendorja e eksodit të dibranëve”dhe “Dibra e Madhe dhe diaspora”, reçensat e librave “Toponomia e Gollobordës: Diskursi i dygjuhësisë  dhe derivati i origjinës” të Prof.dr. Fatmir Terziut dhe “Adhetarët Shatku” të bashkautorëve Saimir Shatku e Qatip Mara, historikun e minierës së Bulqizës etj.

Po ashtu në disa libra kam lëvruar suksesshëm edhe kritikën letrare kushtuar botimeve të suksesshme të Zija Çelës, Bujar Kapexhiut, Besnik Mustafait, Shefki Karadakut, Preç Zogajt, Bashkim Hoxhës, Namik Dokles, Ahmet Prençit, Shefqet Mekos, Naim Berishës, Flamur Buçpapës, Sakip Camit, etj..

Jam ndjerë vërtetë i vlerësuar për faktin se librat e mi kanë kaluar ekspertizën dhe janë përcjellë tek lexuesi me parathënie nga personalitete akademike e të letrave, si nga Prof. dr. akademik Shaban Sinani, Prof.dr. Bujar Kapexhiu – Nderi i Kombit, prof. dr. Fatmir Terziu, prof. dr. Zaho Golemi, Dr. Hajri Mandri, Dr. Mujë Buçpapaj, Dr.Selman Mëziu; nga shkrimtarët e mirënjohur Andon Andoni e Namik Selmani etj.

Pa u zgjatur, shpreh edhe njëherë vlerësimin tim për nismën e Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, “Dhuro një libër”, synimi kryesor i së cilës është pasurimi i bibliotekave publike dhe nxitja e leximit, sidomos tek të rinjtë, të cilët nga frekuentimi i rrjeteve sociale, çdo ditë e më shumë po largohen nga leximi.

Kjo edhe për faktin se dashuria për leximin, përvetësimin e librit, të punuarit në bazë të njohurive dhe dijes, projektimi dhe lëvizja në bazë të dijes prodhojnë përparim e lulëzim, ndërsa largimi prej tyre shpie në prapambetje.

79 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page