top of page

Halil RAMA: Aktivitet për Dilaver Kurtin...


Prezantohen dokumentari dhe tre libra të historianit, arkeologut dhe etnologut matjan

 

“Dilaver Kurti, ikonë e kulturës sonë kombëtare”

 

Nga Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

 

·      Për veprën studimore shkencore të Dilaver Kurtit flasin/interpretojnë: Margarita Xhepa – Nderi i Kombit, Akademik prof. dr. Adem Bunguri – Drejtor i Institutit të Arkeologjisë; Prof. dr. Aferdita Onuzi, Shkrimtari dhe studjuesi i mirënjohur Behar Gjoka, Dr.Teki Kurti – Drejtor i Arkivit të Ministrisë së Mbrojtjes, kantautori Esat Ruka – Mjeshtër i Madh dhe studjuesi Sefer Duka.

 



 

·      Fedetara e Paqes Universale Shqipëri vlerëson me titullin “Ambasadore për paqe” MIMOZA DILAVER KURTIN, për kontributin si mësuese shembullore e letërsisë në Mat, Tiranë dhe SHBA

 

Vepra studimore shkencore e studjuesit, arkeologut dhe etnologut majtajn Dilaver Kurti është prezantuar të shtunën më 27 janar 2024 në sallën “Consortium” të Hotel Tirana Interantional në një dokumentar televiviz (me skenar dhe regji timen - H.R) ku përveç tekstit letrar flasin Prof. dr. akademik Adem Bunguri, prof.dr. Aferdita Onuzi, Prof.dr. Myzafer Korkuti, prof.dr. Xhangolli etj.

Dokumentari u ndoq me interes të veçantë nga qindra pjesmarrës, mes të cilave dhjetra akademikë, profesorë të njohur, arkeologë e etnologë, shkrimtarë dhe studjues të letërsisë etj.

Në këtë event promovues të moderuar me mjeshtri të rrallë artistike nga Defrim Methasani – Mjeshtër i madh, tre librat e Dilaver Kurtit: Trashëgime iliro-arbërore”; “Shënime etnografike nëpër Mat” dhe “Folkor nga Mati” u vlerësuan nga shkrimtari dhe studjuesi i mirënjohur i letërsisë Behar Gjoka, nga Dr.Teki Kurti – Drejtor i Arkivit të Ministrisë së Mbrojtjes, nga Adelina Farrici – ish kryetare e Bashkisë Burrel dhe nga studjuesi Sefer Duka si bashkohës dhe një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Dilaver Kurtit.

Ndërkohë nga pjesmarrësit u duartrokit nxehëtsisht artistja e madhe Margarita Xhepa – Nderi i Kombit që interpretoi poezinë që poeti Rakib Lasku i ka kushtuar Dilaver Kurtit.

Më pas sallën e elektrizoi këngëtari dhe kantautori i njohur majtjan Esat Ruka – Mjeshtër i Madh, me interpretimin mjeshtëror të këngës që ai i ka kushtuar ikonës së kulturës kombëtare Dilaver Kurti, me tekst të poetit të paharruar Gjok Beci.

Pjesëmarrësit në këtë event mbresëlës i përshëndeti edhe Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu. Po ashtu u ndoq me interes edhe poeti Bajram Canameti në interpretimin e poezisë që ai i ka kushtuar Dilaver Kurtit.

Zbulimet arkeologjike të Dilaver Kurtit, me vlera të mirëfillta kërkimore shkencore kanë marrë ekspertizën dhe vlerësimin e dhjetra personaliteve akademike të fushës së arkeologjisë, si të: Prof. dr. Muzafer Korkutit, prof. dr. Afërdita Onuzit, Prof. as. dr. Zhaneta Andreas, prof. dr. Bep Jubanit, prof. dr. Mark Tirtës, prof. Selim Islamit, prof. Frano Prendit etj.

PAK RADHË PËR TRE LIBRAT E DILAVER KURTIT

Prof. dr. Muzafer Korkuti, arkeolog (ish – kryetar i Akademisë së Shkencave të RSH) vlerëson se “Nderi dhe kontributi që ka dhënë Dilaver Kurti në fushën e zbulimeve të kulturës ilire të gërmimeve në tumat e Burrelit, të Komsisë, të Suçit, etj., ka një vlerë kombëtare, sepse nëpërmjet dhjetëra tumave e qindra varreve u grumbullua një inventar shumë i pasur, i cili zgjeroi shumë njohjen tonë për kulturën e Matit”. Në përmbajtjen lëndore të veprës së tij madhore “Trashëgime iliro-arbërore” gjejmë gjurmë të kulturës së herëshme shqiptare në Mat”, si dhe kulturën e vonë antike të Matit si hallkë ndërlidhëse të kulturës iliroshqiptare. Pjesë e përmbajtjes së pasur lëndore të kësaj vepre janë gjithashtu: “Shqiponja në motivin e gunës shqiptare”, “Veshja gurabardhase”; “Kulla e Matit”; toponimet e poemës “Kënga e sprapsme e Balës”, “Andrea Stopan i Arbërit”, “Shën Trinia e Matit” dhe studimi i thelluar për prejardhjen e Kastriotëve. Madje i Madhi Dilaver Kurti njihet edhe si lokalizuesi i vendit ku u shenjtërua Formula e Pagëzimit. 

Në librin e tij të dytë “Shënime etnografike nëpër Mat”, të Dilaver Kurtit – Qytetar Nderi i Burrelit, ku një rrugë kryesore e këtij qyteti mban emrin e tij, përshkruhen gjer në detaje, jo vetëm gërmimet arkeologjike, por edhe të dhënat gojore nga bashkëkohës në 62 fshatra të Matit, që nga Macukulli, Laçi, Bruçi, Uraka, Dukagjini, Bushkashi, Shkopeti, Batra, Martaneshi, Muzhaka, Gurra e Madhe e Gurra e Vogël, etj. Dhe siç vlerëson Rakib Lasku, një emër i njohur i letrave dhe kulturës në Mat dhe në rang kombëtar: “Kushdo që ka rrënjët në Mat, qysh nga grykët e thikta të Shkopetit dhe deri në Martanesh, nga Qafë Murra në Qafë Shtamë, prej Qafës së Buallit në Qafën e Murrizës, do të gjejë në këtë libër vetveten ose të paktën një pjesë të vetvetes dhe sigurisht për atë, që është krenar për origjinën e vet, kjo nuk është pak”.

Libri i tretë i Dilaver Kurtit “Folklor nga Mati” ka shtrirje të gjerë në hapësirë dhe në kohë. Ajo ngërthen ngjarje të vetë trevës së Matit, trevave përrreth tij dhe të mbarë trojeve shqiptare. Duke e parë në këtë vështrim, brenda truallit shqiptar topografia e tij rrezaton deri në Janinë, Delvinë, Vlorë, Berat, Elbasan, Durrës, Kavajë, Peqin, Manastir, Gostivar, Ohër, Shkup, Prizren, Prishtinë, Nish, Pejë, Gjakovë, Ulqin, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Lumë etj. Por kjo topografi i shpërthen kufijtë e vendit e del jashtë deri në Rusi (Moskov), Austri (Nemca), Turqi, Greqi (Junani), Serbi, Mal të Zi (Karadaku), Egjipt (Misir), me të cilët lidhen ngjarjet apo tematikat folklorike. Ky parashtrim shëmbëllen botëkuptimin e gjerë të Dilaver Kurtit në studimet e gjurmimet e tij folklorike, jo vetëm nga Mati, por në gjithë trevat shqipfolëse, brenda e jashtë kufijve tanë tokësorë. Dhe këtë e bën mjaf mirë në librin “Folklor nga Mati” me një lëndë mjaftë të pasur, në gjashtë kapituj (me 315 faqe) ku përfshihen: Balada; Këngë kreshnikësh; Këngë historike; Lirika familjare; Lirika shoqërore (gjithsej 268 tituj këngësh) dhe proza popullore (me 12 tituj përrallash e 3 anektoda) që reflektojnë bardin popullor si krijues, interpretues dhe instrumentist. Këtë e pasqyron më së miri prof. dr. Agron Xhangolli, sipas të cilit: “Puna e realizuar për regjistrimin e krijimeve të ndryshme folklorike nga Dilaver Kurti ka qenë e shtrirë në kohë… Në krahina të ndryshme etnografike të Matit, në fshatra jo të pakta, ka shënuar tekste të këngëve të ndryshme, si tekste baladash, ndonjë tekst nga këngët e kreshnikëve, tekste këngësh historike, këngë lirike të llojeve të ndryshme, si ninulla, këngë dasme, synetie, vajtime, dashurie, nizami etj”. Po ashtu prof. Xhangolli evidenton edhe krijime të mirëfillta të Dilaver Kurtit nga proza popullore, të tilla si përralla, anektoda, proverba dhe gjëegjëza.

Vepra shumëdimensionale e Dilaver Kurtit vlerësohet edhe nga Esat Ruka, i nderuar e vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, laureat i festivaleve folklorike, “Qytetar Nderi” i Matit dhe ambasador i paqes. Në librin e tij “Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese”, Ruka e vlerëson Dilaver Kurtin si arkeologun dhe etnologun e mirënjohur matjan. Kjo sipas tij, për faktin se Dilaver Kurti, pinjoll i fisit Kola të Burrelit qe nga ato personalitete që rrëmoi me pasion e përkushtim në sektorin e historisë, specifikisht në arkeologji e etnografi. Pasi evidenton linçimin e Dilaverit (si të dhjetëra personaliteteve matjane) nga sistemi i diktaturës, sepse i ati i tij kishte qenë oficer i Mbretërisë Shqiptare, Esat Ruka ndër të tjera shkruan se: “Gjithsesi, puna e tij titanike bëri që ai ta rrëmbejë mbështetjen, duke ngritur njërin nga muzetë historikë më të mirë në shkallë vendi”. Ndaj dhe Esat Ruka e vlerëson veprën e Dilaver Kurtit si apel për intelektualët, që të kthejnë sytë edhe nga sektori i kulturës si pjesë e rëndësishme e identitetit tonë. Apeli i tij është se në kohëra do të kemi nevojë për të tjerë “Dilaver Kurtë”. Madje, z. shprehet se “Ky vlerësim dhe respekt për të paharruarin Dilaver Kurti, matjanin zemërbardhë, e si një dhëndër i lashtësisë, është përjetësuar me një këngë të bukur. Kënga ka marrë në hapësirat e saj poetike polenin e mjaltuar të vargjeve të poetit Gjokë Beci dhe muzikë e interpretim të kantautorit Esat Ruka që në vitin 1999”.

Në gjurmët dhe sipas shembullit e përvojës së tij, ecën edhe i biri, Artan D. Kurti, autori i librit “Matja në gur e në dru”, i cili me largimin nga jeta të të atit (studjuesit Dilaver Kurti) u mor me sistemimin dhe botimin e materialeve të tij,

Krenare për veprën e babait të tyre ndjehen në çdo çast edhe vajzat: Melida, Mimoza,  Selvia, Edlira dhe Blerta të cilat sot kanë krijuar familjet e tyre.

Vepra krijuese e Dilaver Kurtit përmban thesare të çmuara arkeologjike dhe etnokultuore, dhe si e tillë frymëzon dhe do të frymëzojë studjuesit e kësaj fushe në të gjitha kohërat.

 

 

MIMOZA DILAVER KURTI MERR TITULLIN “AMBASADORE PËR PAQE”

 



 

Mimoza Dilavar Kurti, mësuese e talentuar e letërsisë, që prej vitesh banon e punon në SHBA (me disa diploma e çertifiktata të fituara edhe në Amerikë), i është përkushtuar studimit të historisë, duke eksploruar në terren venburimet ku babai i saj zbuloi thesare të arkeologjisë dhe etnokulturës matjane. Pikërisht për këtë kontribut ajo u vlerësua nga Federata e Paqes Universale Shqipëri me titullin “Ambasadorë për Paqe”. Në dorëzimin e këtij titulli, nënkryetari i FPU ABdulla Domi, tha se Mimoza, mësuese e talentuar e letërsisë, që prej vitesh banon e punon në SHBA (me disa diploma e çertifiktata të fituara edhe në Amerikë), i është përkushtuar studimit të historisë, duke eksploruar në terren venburimet ku babai i saj zbuloi thesare të arkeologjisë dhe etnokulturës matjane.

Fëmijët janë shëmbëlltyrë e prindërve, thotë një shprehje. Dhe kjo shprehje ka gjetur vend dhe tek familja Kurti me kontribute te medha. Mimoza Kurti, vajza e historianit dhe arkeologut të mirënjohur matjan Dilaver Kurti u rrit dhe u edukua në familje me virtytet më te mira. Ajo ka trashëguar denjësisht shpirtin e dashurisë të të atit Dilaverit dhe nënës Sulltana, për punën, për zonën, vendin e saj duke ecur në gjurmët e sipas shembullit të tyre.. Ajo ka ndjekur me përpikmëri rrugën e Dilaverit në mënyrën më të denjë të mundshme në evidentimin e pasurisë historike të zonës. Nxënësja e shkëlqyer e 8 vjeçares dhe gjimnazin e Burrelit dhe studente e degës gjuhë letërsi në Univerisitetin Luigj Guarakuqi në Shkodër, dijen arsimore e dërgoi edhe me lart duke kontribuar si mësuese e dalluar në shkollat e Matit dhe Tiranës duke mbartur edhe detyra në drejtim dhe koordinim të shkollave të zones, duke fituar respektin e kolegëve, nxënësve të saj dhe komunitetit ku ajo punoi si misionare e dijes, jo vetëm nga ana intelektuale, por edhe njerëzore.

Në 1 Nëntor te vitit 1997, nga QSHDNJ (Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut) në bashkepunim me UNESCO dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës Mimoza merr Çertifikatë me motivacion: “Edukimi i të Drejtatve të Njeriut në Shkollë”.

E pajisur jo vetëm me dije por edhe me shpirtin e saj human, ajo, në verën e vitit 1999  aktivizohet me QSHDNJ në Tiranë duke punuar më fëmijët e traumatizuar kosovarë, duke ofrtuar ndihma materiale dhe humanitare për to.

Në Maj të vitit 2005 famijarisht ajo emigron në SHBA.

Me dashurinë dhe pasionin për arsimin vijoi rrugën e kualifikimeve edhe në Amerikës, ku u integrua shumë shpejt falë shpirtit dhe dashurisë se saj për dijen. Në 10 Maj, 2014, në moshën 52 vjeçare, pas shumë mundi, këmbëngulje dhe pune të palodhur, Mimoza arriti të diplomohet në Kolegjin Peru State Kolegj, me dinstiktin më të lartë akademik që i jepet një studenti, “Summ Cum Laude” (Sam Këm Llaude) e  duke u kualifkuar si mësimdhënëse në shkollat amerikane nga klasa e parë deri në vitin e fundit gjimnaz.  Pas një pune prej 18 vitesh atje ajo vendosi të kthejë sytë në vendin e saj të origjinës Mat, për të dërguar edhe më larg misionin e të atit, në promovimin e vlerave tradicionale të zonës.  Në këtë mënyrë, që nga viti 2022 bashkë me vëllain e saj Artan Kurti falë pasionit, vullnetit dhe dashurisë për vendin e saj ka realizuar 8 (tetë) dokumentarë për të siguruar në memorjen e gjithkujt vlerat e një zone me pasuri të rrallë sa i takon historisë, kulturës, dhe traditës. Rrjeti social Facebook dhe kanali në Youtube, janë kthyer në vendin ku shpaloset vullneti për promovimin e zonës së Matit me anë të dokumentarëve të shumëllojshëm.

Mbesa e një familje shkodrane, vajza matjane me tradita familjare dhe patriotike me një ecuri të shkëlqyer po ngjit shkallët një e nga një me përkushtim, pasion dhe talent të rrallë në shërbim të vendit ku babai i saj la ka lënë një emër të madh. 

Familja e saj, djali i madh Besmiri dhe bashkeshortja e tij mesuese Hillëri dhe dy djemtë e tyre, Besiani dhe Armendi, vajza Borana dhe djali i vogël Marjusi ndihen më krenarë se kurrë për mamanë dhe gjyshen Mimoza që i ka trashëguar virtytet më të mira, vlerat njerëzore, traditën dhe kulturën e familjes tradicionale matjane, ku mësimi bazë është se si ta duan vendlindjen dhe çdo gjë shqiptare. Mimoza Kurti, shprehet qe fëmijët janë mbështetja dhe mentorët e saj në rrugën e rëndësishme që ka nisur. 

Misioni vazhdon...

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page