Gëzuar ditëlindjen, Prof. Dr. Sali Berisha!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 15, 2025
- 2 min read

Gëzuar ditëlindjen, Prof. Dr. Sali Berisha! Uroj që të ecim së bashku për shumë vite të tjera!
Sot, Lideri i Opozitës dhe kryetari PDSH-së, Prof. Dr. Sali Berisha, feston ditëlindjen e tij. Në emër të lexuesve, dashamirësve dhe mbështetësve të tij në vite i dërgojmë një përshëndetje të veçantë me rastin e festës së ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë:
Gëzuar ditëlindjen, i dashur Prof. Dr. Sali Berisha!
Për të gjithë ne, për të cilët PDSH është një kauzë dhe një fat i përbashkët, sot është një Festë. PDSH është një shpresë për ne që na jep durim, besim dhe përkushtim. Dhe ju jeni Lideri ynë. Dhe kjo nuk është ekzagjerim.
Prania juaj në jetën tonë, në jetën e Fjalës së Lirë, në jetën e Demokracisë dhe në politikë është e paçmuar. Ngjarjet historike të viteve, muajve dhe ditëve të fundit e rivërtetojnë këtë. Ne po vërtetojmë edhe një herë se sa me kujdes, vetëdije dhe përgjegjësi duhet të nxjerrim mësimet tona, të lexojmë dhe analizojmë. E kuptojmë sa shumë gjëra keni thënë dhe keni përcaktuar të ardhmen...
I nderuar Prof. Dr. Sali Berisha, në emrin tim personal dhe në emër të të gjithëve ne nga Fjala e Lirë, ju uroj shëndet, shumë suksese dhe lumturi! Le të ecim së bashku në këtë Rrugë për shumë vite të tjera, për të arritur fitotren e Demokracisë së plotë në Shqipëri, dhe për të rikthyer besimin tek Demokracia. Mos harroni, të gjithë ne, PDSH, Fjala e Lire, Shqipëria, kemi nevojë për ju, për zërin tuaj, për vizionin tuaj, për udhëzimin tuaj. Koha Historike e kërkon këtë. Me mirënjohje dhe vlerësim të pamasë, ju urojmë festa të lumtura!
Për shumë vite që vijnë!









Comments