top of page

GRATË SI YJET


Vladimir Muça

GRATË SI YJET


Nga Vladimir Muça


Yjet në qiell jan si gratë, Në shikim gjithnjë kanë mister; Veshur si xhindet me Lëkurën e Artë Vjedhur nga miti i Odisesë.

Gratë janë si yjet,miklojnë pa zë, Të joshin në rrugëjetë pa mbarim; Bota coptohet në mijëra peisazhe Me zëra Circesh,Sirenash pelegrin.

Kur yjet shuhen një nga një Në peisazhe qielli,pa ulërimë, Gruaja ndezur në majë heshte Në sy e zemër të djeg vetëtimë.

Ndonëse yjet janë si gratë Qielli më mbetet besë e perendisë, Dhe pse shumëherë në imagjinatë Pushtoj gruan,pa zhurmën e mërisë.

Se gratë janë si yjet, përralltare, Orbitave të humbin në shrate ënderrushi, Ndonëse kryepushtete të çdo imagjinate Në shpirt e mëndje të ulen si askushi.

Nga vëllimi"Pegasiane"


7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page