top of page

Gladiola Jorbus: Rruzare petalesh

ree

Rruzare petalesh


Në heshtje rrjedhin rrahjet e zemrës

 si ujëvarë e pazëshme.

Fjalët druhen të tingëllojnë.

Një hije e lehtë - si tis mbi shpirt,

 kujtim i një kohe që s’kthehet më.

Sytë shohin së largu shpresat amorfe,

 si mjegull enden në mëngjeset gri.

 Frymëmarrja i ngjet një fushëbeteje,

midis asaj që duam dhe asaj ç’na duhet.

Në thellësi të qenies, një dritëz lind…

ngjizur nga plagët e vragat e dhembjes.

 Heshtja bëhet rruzare petalesh,

që aromat e zemrës të zgjohen sërish.

 Dhe errësira buzëqesh një çast.

A thua i dhimbsen...

lutjet e pëshpëritura brishtësisht?!

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page