top of page

Gjuhë e shkruar dhe e folur



Astrit Lulushi


Mësimi i gjuhëve nuk ishte gjë e re. Pellazgët zgjodhën bregdetin për shekuj me radhë dhe shumë popuj që pasuan flisnin gjuhën e tyre për tregti dhe si gjuhë të kulturës. Kështu helenët dhe ilirët që u vendosën në trojet pellazge u mësuan të dëgjonin ose të përdornin gjuhë të tjera. Në kohën kur Romakët erdhën, Mesdheu ishte një rrjet i madh tregtar, dhe shkëmbimi i gjuhës ishte bërë i zakonshëm. Ilirët thjesht mësuan Latinisht ashtu si kishin mësuar pellazgjisht në mënyrë që të përparonin politikisht dhe ekonomikisht. Por edhe fakti që shoqëritë Ilire ishin brenda botës mesdhetare ndihmoi kulturën romake të zërë rrënjë sepse romakët nuk mund të shtrinin kulturën e tyre mbi asgjë, por mbi popuj disi të ngjashëm me ta në kulturë dhe vlera. Madje vetë Roma ishte formuar prej tyre.

Sa përqind e një gjuhe moderne mund të kuptohej nga njerëzit e lashtë? Sa nga gjuha e lashtë mund të kuptohet nga folësit e sotëm? Edhe pa përfunduar një shkollë fillore, njeriu është në gjendje ta kuptojnë gjuhën folur. Kjo është arsyeja që greqishtja e zakonëshme (koine) u përdor afërsisht 2,000 vjet më parë për të shkruar Dhjatën e Re. Ndërsa, një fermer që gjen një gur varri antik ndërsa lëron arën e tij do të jetë në gjendje ta lexojë dhe të kuptojë se kush dhe nga se vdiq 2500 vjet më parë njeriu, emri i të cilit është gdhendur. Pra gjuha e thjeshtë, ose gjuha e folur, vulgare, u hodh në letër për të përhapur fenë mes njerëzve të varfër e pa shkollë.

Jo të gjithë tekstet e letërsisë janë njësoj. Sa më shumë prapa shkon aq më të vështira bëhen ato për t’u lexuar e kuptuar. Homeri, për shembull, shkroi poemat e tij epike, Iliada dhe Odisea, rreth shekullit të 8 pes, në dialekte, kështu që është më vështirë të kuptohen nga grekët e sotëm. E njëjta gjë vlen për tragjeditë klasike 300 vjet më vonë, kryesisht për shkak të gjuhës poetike dhe përdorimit krijues për të nxitur reagime të thella emocionale vetëm me fjalë. Sofokliu tek Edipi shkruan: "Je i verbër në veshë, në sy e në mendje". Shumica e fjalëve janë ende në përdorim, por nuk janë të lehta për t'u ndjekur. Gjuha e shkruar është e ngjashme, gjuha e folur është ndryshe. Në shembullin e cituar, Sofokliu do t'i shqiptonte fjalët me një theks të ngushtë, kështu që citimi do të tingëllonte sikur të ishte këngë.

Ka mjaft shkronja, shqiptimi i të cilave nuk ka ndryshuar shumë. Pra, një Athinas nga koha e Platonit mund të kuptojë fjalët me shkronja relativisht të pandryshuara, por do ta kishte të vështirë me ndonjë fjalë tjetër. Edhe një njeri që ka studiuar Greqishtet Homerike, Klasike dhe Koine, e ka të vështirë ta kuptoj Greqishten e re; leximi i vështirë, e bën më të vështirë kuptimin. Gjuhëtarët dhe klasicistët nuk bien dakord për shqiptimin e greqishtes së lashtë. Sot ekzistojnë dy qasje themelore: Shqiptimi Erasmik, që pranon skemën e shqiptimit kriptik, ose të hamendësuar. Kjo teori u paraqit nga Desiderius Erasmus (1469-1536), por ai vetë kurrë nuk e përdori. Nga ana tjetër, ekziston Shqiptimi i Gjuhës kishtare - të cilës shumica e gjuhëtarëve i përmbahen - kjo gjuhë është e njohur se respekton traditat, pra është ‘Ortodokse’, dhe nuk ndryshon me kalimin e kohës edhe për shumë çështje të tjera.


45 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page