
Une jam shqipare dhe Atdheu im eshte Shqiperia! Gjuha ime eshte ajo shqipe!
Zgjedhjet e mia personale, te kushtezuara apo jo nga faktore te jashtem apo te brendshem, nuk mund te ndryshojne realitetin tim te prejardhjes me gjithe perberesit e saj.
Pra jemi shqiptare, pavaresisht profesionit dhe vendit ku emigruam per nje jete me te mire!
Une pergezoj dhe duartrokas arritjet e gjithesecilit ne profesion dhe pervetesimin e gjuheve te huaja te vendeve mikpritese, ne nivele te kenaqshme!
Por, ajo qe vertete me brengos eshte perdorimi pa asnje nevoje i gjuhes se huaj midis dy shqiptareve, ne nje ambjent ku ka vetem shqiptar dhe per te mos folur kur ky ambjent eshte ne Shqiperi dhe ne familje!
Trishtues eshte qellimi ne vetvete.
Jo rralle ky (perdorim i qellimshem) perdoret si nje "hakmarrje" ndaj asaj qe vendi yne nuk na ofroi (thua eshte vetem faji i Tij dhe qe ne duhet vetem te presim, por tjeter çeshtje kjo) dhe varferise qe ende ai mban mbi supe!
Shpesh here vjen nga nje ndjenje e theksuar dhe e paster inferioriteti i te qenit pjestar i nje vendi, komuniteti te vogel dhe deshira per tu pranuar dhe bere pjese integrale e "te madhes" ku synon te jesh, fillon dhe mohon prejardhjen, "harron" gjuhen, dmth nuk e perdor as atehere kur te duhet, per te treguar se ti tashme je nga nje tjeter komunitet, ku behen e luhen "gjera te medha", se t'i ke pare gjera qe te tjeret i kane pare ne televizor...
Vaj medet, ti ke harruar kryesoren; ti ke harruar te rritesh! Por si mund te rritesh kur ti nuk je ndertuar mire qe ne krye te heres!
Emigrante ekonomike ose jo, ti ke nje prejardhje, nga cilido vend qofte ai dhe kete nuk ta ndryshon dot asnje perpjekje imituese, hakmarrese, inferior-shtypese e panevojshme!
Atdheu yne na dha sa mundi, sa kishte dhe ne morem sa mundem dhe sa ditem prej tij, por kudo qe te shkojme ne dhe bijte tane jemi shqiptar, te tjeret na quajne shqiptar.
Le te jemi perhere krenar per ate qe jemi dhe per vendin, kulturen, gjuhen e traditat tona.
Arbereshet kane 500 vjet te emigruar ne Italine e Jugut dhe e ruajne gjuhen e traditat ne menyre te shkelqyer!
Le te mesojme gjuhet e huaja mire e me themel, pasi keshtu njohim me mire kulturat, historite, letersite e filozofite e vendeve perkatese, por ju lutem ta ruajme e ta perdorim po aq mire dhe te paprekur qe te mundemi Gjuhen Tone!
Le te integrohemi ne vendet mikpritese, por integrim pa e keqkuptuar ate, pasi integrim nuk nenkupton ne asnje rast, asnjehere asimilim gjuhesor e kulturor!
Te tjeret na duan dhe na respektojne per ate qe realisht jemi dhe ofrojme profesionalisht ose miqesisht, jo per ate qe pretendimet tona synojne!
Shtetesia ndryshohet per arsye te ndryshme leverdie, komoditeti, por kombesia mbetet e pandryshuar perjete, si gjuha, prinderit...
Jemi brezi i pare i emigrimit pas 90-es dhe po asimilohemi me vetepelqim.
Ndaj solla shembullin e arberesheve te Italise...
Le te perpiqemi, nuk kerkon mund. Ne nuk po e mesojme nga e para. Nuk eshte nje gjuhe e re, e huaj. Eshte gjuha e gjakut. Eshte e jona!
Nuk mendoj se gjuha e gjakut harrohet aq lehte!
Kompleksimi vjen nga mosbesimi ne aftesite qe ke dhe ai duhet flakur tej...
Une e mendoj keshtu!
Natyrisht qe zgjedhja behet sipas deshires, ndergjegjes dhe ndjenjave!
Fol shqip o shqiptar dhe fol bukur!
Perqafime miqesore dhe shume suksese!
M.Gega
Korfuz, korrik 2020
Pershendetje, zonja Gega.Jam i nje mendimi me Ju.Kudo qe gjendemi, kudo qe jemi neper bote, ne jemi shqiptare dhe gjuha jone eshte shqipja.