GJITONIA E FATMIR TERZIUT
Nga Timo Mërkuri
Sinqerisht ju them që porsa lexova titullin "Gjitonia ime" te poezia e Fatmir Terziut një buzëqeshje më çeli në buzë, por dhe nisa të këndoja me vete këngën aq të bukur të Petrit Lulos “Gjitone e bukur gjitone” me tekst të Arben Dukës. Duhet ta pranojmë se vetëm kujtimi i gjitones vërsnike është jo vetëm një kujtim i bukur por edhe një shtysë për të shkruar për ndjesitë e fëminisë sonë. Janë të shumtë poetët që njohjen e para, puthjet e para, madje dhe eksplorimet e para i kanë përjetuar naivisht me gjitonet, dhe në kohe të ndryshme u kanë kushtuar poezi, të cilat përkujdesen për ndjenjën e humbjes së kohës dhe momenteve të fëminisë dhe adoloshencës së parë, por pavarësisht kësaj, ato mbartin një ndjenjë pozitive, të ngrohtë e të ndjeshme, e cila është karakteristikë e gjithë poezive të shkruara me këtë temë. Fëminia gjithnjë ka qënë një burim i pashtershëm sinqeriteti në krijimtarinë letrare, duke arritur majën në poezi. Si e tillë dhe poezia "Gjitonia ime" e Fatmir Terziut ka disa elemente që shfaqin sinqeritetin në vargje dhe, pavarësisht humbjes së saj (fëminisë), ajo mbart pozivitet në çdo varg:
Edhe pse poezia përshkruan një moment të një kohe të kaluar që nuk mund të kthehet mbrapsht, ajo shpreh një dashuri të thellë dhe kujtime të bukura të asaj kohe, element pozitiv që përforcon emocionet e ngrohta të poezisë dhe u kushton rëndësi momenteve të lumtura të jetës.
Poezia përshkruan një lidhje të veçantë dhe të ngrohtë me gjitonen, përcjell një ndjenjë të ngrohtësisë të lumturisë së përjetuar dhe shpreh një ndjenjë të thellë të lidhjes me atë, duke u shfaqur si një aspekt pozitiv në poezi dhe përvojë pozitive në jetë. Miqësitë e fëminisë i kanë rrënjët në thellësi të subkoshiencës sonë, ato nuk ndikohen nga ndryshimet e statusit shoqëror të fëmijëve në rritjen e tyre në jetë.Vargjet shfaqin naivitetin e një moshe që e quante të natyrëshme çdo lidhje që realizohej nëpërmjet ndjenjave shpirtërore, pa e parë më tejë zhvillimin e saj.
Edhe pse poezia shpreh nostalgjinë për ato çaste të një kohe të kaluar, ajo e bën këtë me një ndjenjë pozitive, pse vetë nostalgjia është një mënyrë për të ruajtur dhe vlerësuar kujtimet e lumtura dhe emocionet e jetës së hershme, ajo është një mall për rikthimin e kohës së shkuar.
Pra, megjithëse poezia shpreh ndjenjën e humbjes, si pasojë e ikjes së kohës dhe momenteve të kaluara, ajo bën këtë në një mënyrë që ve në dukje dhe forcon ndjenjën e lumturisë të përjetuar dhe kujtimit të bukur. Ndaj themi se kjo poezi e Terziut përcjell një ndjenjë pozitive të emocioneve të ndjeshme dhe të lidhjes njerëzore, duke kujtuar momentet e kaluara me dashuri dhe respekt.
II-Poezia është e shkruar me ndjenjë dhe imagjinatë të theksuara dhe shpreh emocionet e poetit ndaj kësaj gjitoneje, duke na lënë të kuptojmë apo të ndjejmë se ai, poeti ndjente diçka (fëminisht) për të. Këtë ai e realizon duke përdorur mjeshtërisht imazhet poetike.
Poezia fillon me imazhin e poetit që shkruan me përqendrim, me një "penë të nxehtë në dorën time" dhe vështronte drejt dritares së gjitones së tij, pamja e së cilës e bënte poetin fëmijë ta shijonte "si akullore", gjëja më e ëmbël dhe më e dashur e fëminisë sonë, duke shfaqur me këtë jo vetëm një ndjenjë kënaqsie.
Pasi shfaq një lojë ndjenjash me qëndrimin e zogjve në parvaz, poeti përmend një moment të ndjeshëm mes tyre, kur ata shikojnë njëri-tjetrin dhe shpreh se ai po qetëson zemrën e tij të trazuar nga malli me zërin e tij të butë dhe të qetë. Ky moment shfaq ndjenjën e një lidhjeje të ëmbël dhe të ndjeshme të dikurëshme mes tyre, kujtimi i së cilës i trondit shpirtin me dallgë ndjenjash, si deti bregun.
Në pjesën tjetër të poezisë, shkruhet për xixëllonjat që ndezën dritaret zjarr dhe shenjat e errëta që shuhen ngadalë, duke përshkruar një kthim të natës në ditë nëpërmjet lodrave të tyre të moshës dhe një ndjenjë të ngrohtësisë e lumturisë, pavarësisht se poeti nuk mund të gjejë fjalë për të përshkruar ndjenjat e tij.
Poeti shpreh se fletorja e tij sot kujton gjitonën e asaj kohe dhe ndien se zgjimi është vonuar. Dritarja është bërë një pikë e bardhë dhe sytë e tij janë të ndaluar tek ajo dritare. Ai shprehet se nesër nuk e di ç'do të ndodhë, por: “për mua do të mbetesh një lule,/që çel gjithnjë një varg të malluar” duke shprehur çiltërsinë e ndjenjave të tij fëminore që jetojnë te ai.
Pra poezia shpreh ndjenjat e dashurisë, mallit dhe melankolisë, dhe paraqet një moment të kujtueshëm të një lidhjeje të ëmbël dhe të pashuar me gjitonen, duke përdorur imazhe të bukura dhe të ngrohta për të përshkruar këtë moment dhe për të shprehur emocionet e tij në një mënyrë të ndjeshme dhe të ndjeshme. Dhe duhet të shtojmë se kjo është realizuar mjeshtërisht me një varg e gjuhë të ëmbël, formuar me fjalë të thjeshta që mbajnë ngrohtësinë e ndjenjave të herëshme.
III-Poezia ka një tonalitet të ndjeshëm dhe të butë, me imazhe të pasura që shfaqen në të gjithë tekstin për të përshkruar momentin dhe ndjenjat e poetit.
Imazhet e natyrës dhe dritares, si zogj dhe xixëllonja, përshkruajnë bukurinë dhe harmoninë e momentit. Dritarja e gjitones si në gjithë poezinë shqipe, edhe këtu është elementi kryesor i poezisë dhe shpërfaq jo një objekt por një ndjenjë të ndriçuar dhe të ngrohtë.
Në këtë poezi emocionet e dashurisë dhe mallit janë theksuar fuqishëm pasi me ato poeti shpreh ndjenjën e tij të thellë për gjitonen, ndjenjë që përforcon lidhjen dhe bukurinë e momentit. Vlen të shtojmë se poeti përdor mjeshtërisht kontrastin mes dritës dhe errësirës për të përshkruar ndryshimin e natës në ditë dhe ndjesinë e ndryshimit nga trishtimi në gëzim, por edhe si një mjet artistic I pikturës poetike.
Poezia natyrshëm përmban elementë të nostalgjisë, pasi kanë kaluar shumë vite nga përjetimi naiv i ndjenjave të fëmijës, poeti ndien se këto momente të bukura do të mbeten në kujtesën e tij edhe në të ardhmen, një kujtim i këndshëm dhe një burim i kënaqësisë dhe i një frymëzimi për të.
IV- Poezia është e strukturuar në strofa me vargje me gjatësi gati të njejtë, por të ndërlidhura nga tema e përgjithshme e poezisë. Kjo strukturë e ndihmon lexue-sin të kuptojë zhvillimin e ndjenjave dhe ngjarjes në poezi.
Ajo është realizuar si një portret poetik i një momenti të bukur dhe të ngrohtë në jetën e autorit, një ndjenjë e thellë e dashurisë dhe mallit përjetohet në të dhe autori arrin të komunikojë këto ndjenja me një mënyrë të bukur, të ndjeshme dhe poetike. Sinqerisht që ky është një shembull i bukur në poezinë shqipe që përshkruan emocionet dhe bukurinë e zakonshme në mënyrë të veçantë dhe të gjallë.
V-Fakti që shumë poetë kanë shkruar poezi apo tekste këngësh për gjitonen është i zakonshëm dhe ka arsye të dukshme, disa prej të cilave mund t'i shtjellojmë në kontekstin e poezisë "Gjitonia ime" dhe më gjerësisht në poezi.
-Shumë njerëz kanë përvjetuar fëmininë dhe adoleshencën në një ambient të ngushtë komunitar ku fqinjët dhe gjitonët janë një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre. Këto lidhje të hershme mund të ndikojnë thellë në emocionet dhe kujtimet e tyre.
- Fqinjet e bukura shpesh janë burime të pasura frymëzimi për shkrimtarët , të cilët shfrytëzojnë përvojën dhe çiltërsinë e moshës fëminore apo të adoloshe-ncës së parë në veprat e tyre. Adoleshentët janë të prekshëm nga ndjenjat dhe emocionet dhe kjo fazë e jetës është shpesh e përkryer për të shprehur ndjenjat përmes poezisë, madje shumë adoloshentë nnisin të shkruajnë poezitë e para të përjetimeve të moshës.
-Adoleshentët zhvillojnë lidhje shpirtërore me njerëzit që janë të pranishëm në jetën e tyre të përditshme, ku fqinjët janë aktorët e krijimit të tyre, pa pretenduar për vazhdimësinë, kujtimi i të cilës shpesh i tremb si diçka e panjohur. Kjo situatë afërie ose intimiteti fëminor shpesh shpërblehet në poezi.
-Adoleshentët përjetojnë ndryshime të shumta emocionale e të ndjeshme dhe poezia ofron një mënyrë të mirë për të shprehur dhe për të kuptuar ndjenjat e tyre, ku fqinjtë dhe gjitonët janë pjesë e rëndësishme të këtyre emocioneve dhe kujtimeve.
Kjo poezi është një shembull i mirë i kësaj ane të shkrimtarëve që përdorin përvojat e tyre me fqinjët për të shprehur emocionet dhe ndjenjat e tyre në një mënyrë të poetike. Një poezi e tillë përcjell thellësinë e lidhjeve njerëzore dhe ndikimin e të tjerave në jetën tonë, veçanërisht në momente të rëndësishme të adoleshencës dhe rinisë. Është bukur të shkruash për përjetimet e para të njohjes së vetes nëpërmjet syve të një fqinje vërsnike, është një përvojë që nuk e fiton në asnjë fakultet.
V-Poezia "Gjitonia ime" e Terziu shpreh një tipar psikologjik të theksuar, veçanë-risht në kontekstin e ndjenjave, të lidhjes dhe të kujtimit. Ideja e poezisë është thelbësore për kuptimin e këtij tipari psikologjik:
-Te kjo poezi Terziu tregon se edhe pas kalimit të kohës, ai kujton me dashuri dhe nostalgji momentet e kaluara me gjitonen, ku nostalgjia është një ndjenjë e thellë e kujtimit dhe dëshirës për të kthyer kohën mbrapsht në kohë. Ky tipar psikologjik tregon për ndikimin që kujtimet dhe lidhjet e hershme kanë në mendjen dhe emocionet e njerëzve.
-Poezia përshkruan ndjenjat e thella të dashurisë ndaj gjitones dhe një brengë të fshehur për ndërprerjen e saj, duke shfaqur ndikimin e ndjenjave të ndryshme emocionale që adoleshentët mund të përjetojnë kur zhvillojnë lidhje të hershme me fqinjët dhe gjitonjët e tyre.
-Ajo shpreh një intimitet të ngrohtë e të ndjeshëm me gjitonjen, e cila përforcon ndjenjat e një lidhjeje të thellë, të sinqertë dhe të veçantë në këtë periudhë të jetës, pse adoleshentët në këtë periudhë të jetës ndihen më të prekur nga emocionet dhe ndjeshmëritë.
-Poezia shfaq dhe ndjenjën e humbjes së “shansit” dhe të momenteve të bukura të adoleshencës. Autori ndien se "zgjimi është vonuar" dhe se "dritarja ka mbetur një pikë e bardhë," ku, duke treguar për ndryshimet dhe kohën që kalon, shfaq indirekt një aspekt psikologjik që lidhet ngushtë me ndjenjat e humbjes dhe të kujtimit
Poezia “Gjitonia ime” e Terziut është një poezi e sinqertë, e ngrohtë, thellësisht emocionale dhe shfaq ndikimin që kujtimet e lidhjet e hershme kanë në psikologjinë dhe emocionet e njerëzve. Ajo thekson rëndësinë e ndjenjave të adoleshencës dhe lidhjes së tyre me kohën dhe kujtimet. Sinqerisht duke lexuar këtë poezi qortova veten pse nuk i kam rruajtur poezitë e rinisë së parë, shumë vargje të së cilave më shfaqen në kujtesë si meteorë.
Sarandë, më shtator 2023
Gjitonia ime
Nga Fatmir Terziu
Pena e nxehtë në dorën time
një re e dendur mbi atë fletore
po fshije dritaren gjitonja ime
sytë e mi të shijonin si akullore.
Zogj të sapoardhur rrinin në parvaz
xhamin me njolla puthën nga malli,
ti po më shihje. Unë me atë avaz
qetësoja zemrën e dehur nga halli.
Xixëllonjat ndezën dritaret zjarr.
Shenjat e errëta u shuan ngadalë.
Yjet u kapën e u bënë një varg,
unë trendja vargun e s'gjeja fjalë.
Fletorja sot kujton gjitonen përballë
zgjimi është vonuar. Jashtë ka gdhirë
dritarja ka mbetur një pikë e bardhë
Nesër nuk e di ç'do të jem më tutje
ndoshta thjesht për ty një i huaj,
për mua do të mbetesh një lule,
që çel gjithnjë një varg të malluar
Minella Gjicali
Eshte dhunti te futesh kaq thelle e kaq bukur ne boten intime te poetit. Kete aftesi duket se e kini , i dashur Timo. Lexuesi nxitet e paraprihet per perjetimet qe mund te kaloje. Dhe i shtohet kersheria...