top of page

GJARPRI I SHPIRTIT

  • Oct 21, 2019
  • 1 min read

Nga Vangjush Ziko


Nuk e di pse m'u kujtua gjarpri, gjarprin e kam urryer tërë jetën megjithëse s' më ka kafshuar kurrë, e kam ndjekur me gurë, është fshehur në guvë në gjoks të dheut.

Shpirti im në trupin tim fshehur shpesh më mbështjell të gjithin si gjarpër i vërtetë, më kafshon në zemër, në tru, ku të mundë, mbyllem në guvë edhe unë, bëhem gjarpër vetë, gjarpër pa helm, gjarpër i shtëpisë në fund të themelisë.

Mos e vra gjarprin e shpirtit se shëmben muret e vetvetes.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page