top of page

Fshati



Nga Fatmir Terziu


Sa shumë ka kafshuar tinëz natyra.

Sa shumë!

Kodrat kanë huazuar mjaft ngjyra

ujërat blegtijnë rrugë e pa rrugë,

shumë pak shtëpi nxjerrin tymin e verbër

bari zvarritet në baltë, mbi gurë,

nga erozioni i gjatë i baticës së gjelbër,

e mali turfullon si për të kujtuar

sëpatën e fundit të dimrit në të shkuar.


Gjendshëm shfaqet një pëshpërimë e qetë

Dielli shfleton memorjet në një fletore

Historia është histori. Dashuria vetvetiu rrëshket

djaloshi shkëmben mesazhe me vajzën bukuroshe

gjuhët gjejnë formën e tyre të re në Internet

e mali qetësohet bëhet mjaft i urtë,

përtej dy dimensioneve të ditës së butë.


Kështu është ky fshat.

I madh. Mitik. Një botë!

Edhe kur zbrazëtia shëtit vetminë ditë e natë,

ajo që mbahet mend është si një pozë

nga gozhda ku flet me gjuhën e vet një artefakt:

„Çdo vajzë prej këtu është ta pish në gotë,

Peri, krijesë hyjnore e ëmbël si mjalt!“

54 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page