top of page

Fritz RADOVANI: FANATIZMI  PO  THELLOHET!


Nga Fritz RADOVANI:

 

FANATIZMI  PO  THELLOHET !

 

Hiqni dorë sa ma shpejtë nga fanatizmi, se po mbesim edhe pa Shqipni!

Mos harroni se “atdhe” gjeni, po Shqipni tjeter nuk ka askund në Botë!

Në Shekullin XXI ajo që po ngjet me Popullin Shqiptar, nuk asht kurr një shpopullim, po asht shfarosje kombtare! Klasa sunduese vrastare asht e formueme nga specialista të klasës kapitaliste komuniste antishqiptare! Drejtuesit e asaj klasë jo vetem janë hajdut dhe plaçkitës, po mbi të gjitha kanë formimin antikombtar shqiptar të komunistave ma kriminela që ka pasë Shqipnia, të ”rilindur” me veset ma të flliqta të njerzimit vrastar!

Parimi bazë i tyne asht pabesia e shoqnueme me brraka gjaku të Rinisë së Pafajshme Shqiptare, që nuk i ngopë po nuk kaloi mbi gjunin e tyne.

Bijt’ e vrastarve të djeshem sot janë sunduesit e Shqipnisë së ”rilindur”!

Të gjithë paperjashtim mbiemnat e tyne janë në vargun e mbiemnave të kriminelave të djeshëm deri tek drejtuesit e organeve të sotme shtetnore.

Nder të gjitha hallkat shtetnore prej vitit 1944 prej formimit tyne deri sot pa asnjë perjashtim ishte ”projekti dhe aprovimi” i Sigurimit të shtetit.

Ky organ kriminal nuk u shfuqizue dhe as nuk u dobsue asnjëherë edhe atëherë kur shefave të tij ju dha plumbi në lule të ballit. Besoj se Shkodra e kujton mirë kohen vrasjes së kryetarit të Sigurimit të shtetit, gjeneralit të njohun në gjithë Shqipninë per veprat kriminale Hilmi Seiti.

Në vitin 1945 terroristi Enver Hoxha i jep urdhen Mehmet Sheut që ishte në Shkoder: “Të mos ekzekutohet asnjë njeri pa aprovimin e Enverit”, dhe ashtu u veprue. Pra, të gjitha vrasjet në Shkoder u bane simbas atij  projektit që kishte hartue komiteti qendror i PPSH (PKSH), tue u vra të gjithë ata që mendonte Byroja Politike dhe aprovonte vetë Enver Hoxha. Si shpjegohet që prej ditve të para të ”çlirimit” në vitin 1945, në Janar e deri në vitin 1991, nga Kleri Katolik Shqiptar u arrestuen 131 Klerikë në Shqipninë Veriore dhe prej Tyne u pushkatuen dhe u mbyten në hetuesi e dega të mbrendshme 66 Klerikë Katolik, ndersa nga Hoxhallarët që aso kohe kishte Shkodra, nuk asht vra as mbytë nga Sigurimi i shtetit ASNJĒ Hoxhë i qytetit të Shkodres? Edhe ky ishte fat! Po shkaku duhet tregue!

Kryesisht pse ishte gjithë kjo urrejtje kunder Klerit Katolik Shqiptar?

Themeli i urrejtjes së madhe kunder Klerit katolik ishin shkollat e nalta Europjane Perëndimore të kryeme me rezultate të kënaqëshme. Pjesa ma e madhe e Klerikve binin në sy per njohjen e shumë gjuhve të hueja.

Më tregonte At Pjeter Mëshkalla se: ”Don Kolec Prennushi zotnonte, dhe njifte shumë mirë nandë gjuhë të hueja.” ”E si mund të lehej i lirë Ky?”

Cilsia kryesore që thellonte tek besimtarët Musliman fanatizmin ishte se shkollat e nalta Europjane Perëndimore kishin formue një Atdhetarizem të patjetersueshem tek Kleri, inteligjenca e rinia katolike Shqiptare.

Studenti porsa mbaronte sudimet kudokjoftë jashta Atdheut, menjëherë Ai vinte me i sherbye Shqipnisë pa marrë parasyshë fare ku emnohej! E a kishte skutë apo shpellë nder Alpet tona që nuk shkelej nga ata studenta?

Kjo ishte fara e qytetnimit e kulturës Perëndimore që mbillej dhe rritej deri thellë nder Alpet e Shqipnisë sonë, ku çilte edhe lulet e saja të bukra.

Këta pra ishin Ata Burrat e motit që porsa perëndonte dielli i ke gjetë të gjithë tue pastrue armët per diten e neserme, me i pasë gati pa dalë drita.

E kur fillonte Ajo Tokë e Bekueme të plasaritej do të gjindej një Prift, per me i mbyllë ata plasaritje aq të thella nga urrejtja, me Gjakun e Tij të paster e të Pagzuem me formulen shekullore t’ Imzot Pal Engjullit. E pra, nuk ishin aq pak sa mos me i kujtue Ata Klerikë që dhane jeten e Tyne: Kanë krye studimet e nalta në 24 Universitete të ndryshme të Evropës në 450 vjet studime. Shumica prej Tyne janë përfshi në GENOCIDIN KOMUNIST vetëm se ishin KLERIKË KATOLIKË DHE ATDHETARË SHQIPTARË. Prej 200 klerikëve shqiptarë në vitin 1944, janë pushkatue dhe mbytë ndër burgje 66 klerikë, dhe janë arrestue dhe vuejtë shumë vite burg 65 Klerikë të tjerë. Prej gati 200 Klerikve gjithsejt 131 klerikë.

Klerikë të pushkatuem:Janë 31 klerikë ku përfshihen: 4 Ipeshkvij, ndër të cilët Imzot Frano Gjini ishte Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni. 1 Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë, 1 Rektor i Kuvendit Françeskan, 1 Rektor i Jezuitëve të Shkodrës dhe 1 Zv. Provinçial i Jezuitëve të Shkodrës. Këtu përfshihet edhe 1 seminarist.

Mosha mesatare e Tyne ishte 47 vjeç, kanë ba 258 muej hetuesi ose 21 vite të gjithë së bashku. Shumica nuk ka dalë në gjyqe publike dhe nuk i asht ndigjue gjyqi nga populli.

Klerikë të mbytun ndër tortura: Jane 8 klerikë ku përfshihet 1 fratel.

Mosha mesatare e tyne ishte 50 vjeç, kanë ba 68 muej hetuesi ose 5 vite.

Klerikë të mbytun pa gjyqe ndër burgje ose kampe shfarosje:

Jane 4 klerikë ku përfshihet 1 Ipeshkëv.

Mosha mesatare e Tyne ishte 56 vjeç, kanë ba 56 muej hetuesi dhe së bashku me vitët që kanë vuejt dënimin janë kenë gjithsejt 18 vjet.

Klerikë që vdiqën pak muej mbas hetuesisë:

Jane 3 klerikë. Mosha mesatare e Tyne ishte 52 vjeç. Kanë krye 3 vjet hetuesi dhe kanë vdekë si pasojë e torturave të Sigurimit Shtetit.

Klerikë që vdiqën në burgje e kampe shfarosje: Janë 20 klerike ku përfshihen 3 Ipeshkvij. Mosha mesatare ishte 56 vjeç.

Kanë krye 156 vite burg dhe punë të detyrueme ndër kampet e shfarosjes deri ditën e vdekjes së Tyne.

Klerikë që vdiqën mbasi kryen dënimet ndër burgje e kampe shfarosje:

Janë 38 klerikë, tue përfshi edhe 2 fratela.

Të gjithë së bashku kanë vuejtë 315 vite burg.

Klerikë që kanë vuejtë shumë vite burg dhe janë kenë në sherbim të Fesë në vitin 1993: Jane 25 klerikë, ku përfshihen 3 Ipeshkvij.

Kanë krye 363 vite burg dhe punë të detyrueme në kampet e shfarosjes.

Motra që u burgosën dhe janë në sherbim të Fesë janë dy.

Të gjitha vitët e hetuesisë, burgut dhe vuejtjes së Tyne në kampet e shfarosjes komuniste janë kenë 881 vite, ose gati 9 SHEKUJ.

Me të drejtë Papa Gjon Pali i Dytë ka thanë në Tiranë me 25 Prill 1993:

“Historia endè nuk e ka njohë até që ka ngja në Shqipni... Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan! ”

Ajo që ka ngja në qytetin Martir të komunizmit barbar në Shkoder mbas vitit 1944 dhe, që po vazhdon edhe sot, asht e panjohun nga Historia!

Sot Shqiptarët e vertetë atdhetarë duhet të pyesin veten: “Cili ishte qellimi i vertetë i SEKSIONIT KATOLIK NĒ SHKODER MBAS VITIT 1946, DHE A DUHET VAZHDUE EDHE SOT URREJTJA VLLAZNORE MES BESIMEVE, BURIM I SHFAROSJES KOMBTARE NĒ SHQIPNI ?!

            Melbourne, 16 Janar 2024.

                                                                                         

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page