Fran Gjoka: Njeriu që rrezatoi mirësi e dashuri për të gjithë
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Sep 2
- 6 min read

- HOMAZH -
SA I THJESHTË NË DUKJE, AQ DHE I LARTË E NJERËZOR ISHTE
(Njeriu që rrezatoi mirësi e dashuri për të gjithë)
Njerëzit e mirë dhe me reputacion shoqëror po ikin çdo ditë nga kjo botë, ashtu në heshtje, siç qe dhe jeta e tyre. Secili në jetën e tij, me mundësitë që krijohen, dëshiron që të bëjë gjëra të mira, që t’i shërbjnë ecjes përpara për të mirën e fëmijëve, nipërve dhe mbesave, brezave që do të vijnë.
Punuan, u përpoqën, sakrifikuan, vuajtën, por pak fituan, fituan vetëm respektin e njerëzve për veprat e tyre të mira dhe me dinjitetin që lanë pas. E kështu vjen një çast qëjeta ndërpritet e le pas tek njerëzit e shoqëria keqardhjen, dhimbjen, lotët dhe sëbashku me ta edhe kujtimin e mirë në shërbim të njerëzve në nevojë.
Disa javë më parë u nda nga jeta, në moshën 84-vjeçare, burri i njohur i rrethit Kukës, Zef Nikolla, i lindur në fshatin Rras i Egër i Pukës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes dhe 7-vjeçaren në Tiranë. Pas arsimit 7-vjeçar, në vend që të vazhdonte shkollën më tej, për arsye ekonomike e në moshë fare të re, hyri në punë.
Organet kompetente të asaj kohe kishin parë te ky djalosh etjen e tij për dije, e ndihmuan që të vazhdonte përsëri në Tiranë, Shkollën Ushtarake "Skëndërbej". Këtu Zefi u brumos me ndjenjën e disiplinës së lartë e të karakterit të fortë, që më vonë e ndihmuan për të bërë karrierë të suksesshme.
Përsëri administrata vendore kërkoi që ta vazhdojë Shkollën e Lartë të Bashkuar, përsëri e refuzoi dhe prej andej e dërguan për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Vlorë. Në atë repart menjëherë ra në sy për aftësitë e tij, ndaj e emëruan shef i vetëkontrollit teknik tëBrigadës dhe prej andej transferohet përsëri në Ministrinë e Mbrojtjes, shofer i Heroit të Popullit, Myslym Keta. Në këtë detyrë qëndroi 2 vjet deri në dhjetor tëvitit 1963 dhe lirohet nga ushtria.

Për nevoja kuadri në arsim e emërojnë mësues në disa fshatra të Pukës. Pas disa vitesh pune intensive në arsim, kalon në rezervat e shtetit. I qetë e fjalëpak, me sytë që vetëm qeshnin e shprehnin dashuri për të tjerët, i palodhur, i papërtuar e dërgojnë në aparatin e komitetit ekzekutiv të rrethit, përgjegjës i administratës publike. Ishte i zgjedhur në organet e pushtetit dhe ka punuar në detyrën e Kryetarit të Këshillit të Bashkuar për 10 vjet si në Fush-Arrëz, Gojan dhe Gjegjan dhe së fundi përgjegjës në zyrën e gjendjes civile, ku ka dalë edhe në pension. Duhet të themi se për 18 vjet ka qënë i zgjedhur anëtar i këshillit popullor i rrethit Pukë dhe për 6 vite me radhë ishte në kryesinë e këtij organi.
Ishte dhe mbetet i thjeshtë në madhësinë e shpirtit të vet, idhtar i së vërtetës dhe i ndershmërisë, larg papritueshmërisë me vlerat e të tjerëve, ai punonte e punonte dhe shpesh harronte që duhej kujdesur dhe për veten.
Nuk e njihte egozimin dhe egocentrizmin dhe kjo është arsyeja që unë sot po shkruaj për të si për njeriun e vlerave, si njeriun që e donte athdheun dhe vendlindjen e tij, si njeriun që e donte përparimin dhe nderin e Shqipërisë. Kjo e bën edhe më të paharruar kujtimin e tij.
Zefi i ndjerë rridhte nga një familje me tradita të shkëlqyera patriotike dhe arsimdashëse. Gjyshi i tij, Prend Nikolli ishte plak Kanuje, po kështu edhe babai i tij, i cili në vitin 1944, me votën popullore,është zgjedhur Kryetar i Këshillit Nacional-Çlirimtar. Familja e Zefit ka jetuar me djersën e ballit e me forcën e krahut dhe për këtë arsye familja dhe fisi i tij shiheshin gjithnjë me atë syrin e mirë nga sistemi i asaj kohe, ku dallohej për sjellje shembullore, punë të ndershme, fjalës së matur dhe sofrës bujare.
Zefi qe burrë i pjekur dhe me përvojë jete dhe pune të ndërgjegjshme, për t'u patur zili, sepse kishte gjithmonë parasysh zbatimin me rigorozitet të normave të sakta tradicionale dhe burrërore. Pra, në fjalën e tij bindëse, thërriste gjithmonë për bashkëpunim, unitet dhe pajtim. Pra, ishte njeri i vlerave dhe i kuvendit, i njohur në krahinën e Pukës për fjalën, mendimin, faktin dhe oratorinë e pasur.
Veçohej për punën e tij të palodhur dhe qëndrimin korrekt ndaj problemeve që ndodhnin në zonë, duke ndërhyrë plot guxim për zgjidhjen e tyre dhe deri te gjakmarrja, kjo plagë e hershme e shoqërisëshqiptare.
Jo kushdo e kishte këtë element pozitiv, por Zefi e pati pjesë të jetës së tij, pjesë të qënies së tij burrërore. Ajo qëështë më kryesorja, nuk pranonte kompromis në dëm të shoqërisë e miqësisë.
Në tërë udhëtimin e tij jetësor, Zef Nikolli ka manifestuar dy cilësi kryesore jetësore, që ishin pjesë themelore e karakterit të tij, korrektësia në punë dhe shoqëria e ndershmëria në komunitet. Në jetën shoqërore dhe publike ishte dhe mbetet një njeri për t’u adminiruar, qytetar dhe atdhetar shqiptar me zemër të madhe.
Me ardhjen e tij në Lezhë, më ka rastisur shpesh të takohem e të bisedoj me të, kujtoj veçanërisht kur biseda binte te tema e ndryshimeve në periudhën e tranzicionit të tejzgjatur. Ai ishte gjithnjë i hapur e me vështrimin e butë e gjithë respekt, bashkëbisedonte me pasion, logjikë e argument për vlera e alternativa, për ide e mendime të dobishme, për demokracinë ende të brishtë në Shqipëri.
Toleranca dhe bashkëjetesa fetare, ishin për Zefin tipari dallues që e bënte të rrezatonte mirësi e dashuri tek miqtë e shoktë e shumtë të tij, me të cilët punonte e ndante me ta të mirën e fatkeqësinë njerëzore. I priste dhe i përcillte njerëzit si vëllezër dhe shokë në shtëpinë e tij.
Sa punoi e jetoi, kurrë nuk bëri kompromis me karakterin e tij, edhe kur ishte përballë të mirave materiale e famës shoqërore që ai kishte krijuar. Asnjëherë nuk diti të diferencojë njerëzit sipas shoqërisë e miqësisë, por gjithnjë ishte pranë tyre.
Mbeti deri në frymëmarrjen e fundit i dashur me të vërtetën dhe i rreptë me padrejtësitë. Për të gjitha këto është vlerësuar me dekorata e tituj të shumtë pune, ku vlen të theksohet dhënia e tiullit të lartë për shërbime të shquara shoqërore e shtetërore dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Ai e jetoi pensionin si një sfidë ndaj vetë fjalës "pension", asnjë qetësi e rehati nuk e linte të ulte tempin e punës krijuese. Përkundrazi, në vitet e pensionit të tij, jetoi me intensitet e punë krijuese,ku botoi librat: "Flaka e yjeve", "Mjeksia popullore", "Të njohim Vendlindjen", "Me Heroin e Popullit Myslym Keta" (kujtime) dhe libri i fundit "Qëndresë dhe dije".
Sa jetoi nuk kërkonte lavdi, por kerkonte që gjëra te mira të mos shuheshin. Ky ishte meraku i tij në jetë. Me gjithë karrierën e tij të shkëlqyer në drejtimin e menaxhimit të punëve në mësuesi dhe administratën publike, ku ka punuar për afro gjysëm shekulli, mendoi që Këshilli Bashkiak i Pukës t’i japë, pas vdekjes, emrin e një shkolle apo rruge rurale.
Këtu, më vjen ndërmend një thënie e Getës së madh: "Jeta është një fushë, që na jep ashtu si ta përdorim ne, një korrje gjëmbash ose lulesh." Lumturia e tij nuk kishte cak, këtë lumturi ja sillte ngrohtësia, respekti dhe njerëzia e dy djemve me nuset e tyre, si dhe dashuria pa fund që kishin katër vajzat e martuara për babain e tyre, për nipat dhe mbesat që i deshi, i respektoi dhe i edukoi me ndjenjat më të mira të harmonisë, të mirësisë dhe bashkëpunimit familjar.
Ndërsa Genti, njëri nga djemtë, me lotë malli në sy, thotë: "Jemi kurdoherë krenarë për babain tonë. Për ne vëllezërit dhe motrat, ai ka qënë dhe mbetet burim drite, që na ka ndriçuar që në fëmijërinë tonë të hershme, udhën tonë të jetës e të punës, ndaj mbetet burim frymëzimi për ne dhe nipat e mbesat që vijnë pas nesh".
Ndërsa zonja e tij Franga, një grua e qetë, por tepër fisnike, me fjaët e saja te ngrohta e miqësore, priste e përcillte miqtë e shokët e bashkëshortit. Kjo u vërejt në përcjelljen e lamtumirës së fundit të tij, nga Lezha për në fshatin e lindjes, Pukës, ku morën pjesë qindra miq e bashkëkombas të tij, përfaqësues të pushtetit lokal e plot të tjerë.
Kuptohet qëështë vështirë që brenda një shkrimi homazh të sjellësh të plotë para lexuesve figurën dhe kontributin e gjithanshëm të Zef Nikollit. Do të duhet që figura të tilla të një modeli të cilësisë dhe dashurisë njerëzore të ndriçohen në të ardhmen, jo thjeshtë si shfaqje respekti dhe vlerësimi ndaj tij, por dhe si ndihmëse në shërbim të brezave të rinj në administratën tonë publike kombëtare.
Përjetësisht mirënjohje kujtimit dhe veprës së tij të ndritur!









Personalisht nuk arrita ta njoh Zotin Nikolli, por ndjehem me fat, çë arrita të njoh Bashkëshorten e tij Zonjën Franga, dhe djalin e tyre Gentin . Një Familje e jashtëzakonshme per kohët çë po jetojmë, janë të rrallë. Familje e dashur dhe me Tradita. Të gatshëm për ndihmë dhe sakrifikim për të tjerët. Me këtë dedikim dhe shkrim dinjitoz çë lexova për Zotin Nikolli, e kuptova se pasqyrimi i tij, paska lënë pas këtë Familje kaq të mirë të cilët tashmë ju jam mirënjohëse gjith jeten, për të mirat dhe ndihmën çë na kanë dhuruar. Për tu marrur shembull . I përjetshem qoft kujtimi i Zotit Nikolla