top of page

FLAMURI IM!


Fatmir Terziu

FLAMURI IM! Nga Fatmir Terziu

Më bëj emblemën tënde, duke më mbështjellur me frymëzim mblidhmi ngjyrat më të mira le të shihen përmes veprave dhe vargjeve të mia.

Më bëj molekulën tënde, Flamuri im më lart nga shtyllat e Babilonisë, më shpurpurit me valëvitjen tënde me qëllim, jam shpirti yt, palitja e erës që përgjithmonë zgjat.

Më bëj himnin tënd me të vërtetën mbi fjalë që duken aq të qarta më këndo me zë të lartë dhe të vërtetë që merr dhenë, këndo gjithmonë për të gjithë për të dëgjuar: “Duaje Atdhenë, si shqipja folenë!”

Më bëj besimin tënd, premtimin e strukur memorjeve të stërgjyshërve bashkërisht të mbajmë gjithmonë Emrin e pavdekshëm, të shkruar me ar, m’a shkruaj me zemër e bardhësi atje lart: “Jam krenar që jam Shqiptar!”

Më bëj palë me dashurinë tënde strehëza ku nuk dallohet nata dhe dita një strehë e sigurt për t’u kthyer mbi vargjet e një kënge me fatin më të Shenjtë të arbërorit u rrita.

Ose thjesht ...

Më bëj dikush ..., thjesht Njeri të të meritoj të më mbash në gji ... Kështu që të paktën e di që unë ekzistoj më bëj një dikë të thjeshtë në jetën tënde, më bëj pjesë e Hymnit, pjesë e kësaj kënge, jo vetëm një emër në një listë të harruar, nga rrënjët Ilire, në atë mrekulli, mbi atë truall, më zgjo me ninullën e nënës sime të shtrenjtë edhe pse jam i mërguar!


#fatmir #terziu

61 views42 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page