top of page

Fituese ...


Nga Gladiola Jorbus


Fituese e konkursit ’’Balcan Voice’’


Durrsakja Borana Musaj, nxënëse e shkollës ’’Ernest Koliqi’ ka qenë pjesëmarrëse dhe fituese e konkursit ndërballkanik të oratorisë "Balkan Voices". Ai është një event vjetor që organizohet nga Universiteti Amerikan i Bullgarisë dhe shkolla ’’Ernest Koliqi’’ merr pjesë gjithmonë.

Borana është nxënëse e vitit të parë, një vajzë e ndrojtur që nuk e ndiente veten plotësisht të sigurt për të qenë pjesëmarrëe në një konkurs oratorie.

Por dëshira dhe vullneti për të mposhtur këtë pasiguri te vetja e nxitën të merrte pjesë në këtë konkurs oratorie.

Kompeticioni në ’’Balkan Voices’’ konsiston në mbajtjen e një fjalimi 10 minutësh mbi një temë që secili prej konkurentëve e përzgjidhte vetë, duke anashkaluar "hot topics" sigurisht.

Borana rrëfen se kishte përgatitur dy fjalime. Ja se si e përshkruan ajo eksperiencën e saj në këtë konkurs.

’’Fjalimin e parë e kisha përfunduar rreth fundit të shkurtit, por nuk ndihesha e bindur as për mesazhin dhe as për vlerat e rëndësishme që përcillte. Kisha krijuar një temë që përfshinte bullizmin, seksizmin, diskriminin ndaj LGBTQ -së, pra stereotipeve të dekadave të fundit që janë produkte të shoqërisë ku jetojmë sot. Ama nuk ndihesha e përmbushur dhe e realizuar me këtë temë sado aktuale dhe koherente që ishte.

Gati 2 javë para konkursit, po lexoja një artikull në Neë York Times që fliste për një sëmundje mendore e cila po përhapet shumë dhe vërtet ka ndikim tek të rinjtë. Unë vetë i kam ndjerë pasojat e saj.

"BDD" - Body dismorphic disorder. Siç e kam përmendur edhe në fjalim "BDD is characterised by an excessive thinking one someone's physical appearance, making you forget ëho you really are because you can't tell anymore ëhat's a true mirror reflection and ëhat is not." BDD karakterizohet nga një mendim i tepruar i pamjes fizike, duke ju bërë të harroni se kush jeni në të vërtetë sepse nuk mund të dalloni më se është reflektimi i vërtetë në pasqyrë e cili jo.

Reflektova dhe u ula të punoja seriozisht atë mbrëmje me orë të tëra. Doja që studimi im të ishte sa më empatik, dhe po aq empirik e shpjegues.


Borana Musaj, fituese e konkursit ’’Balcan Voice’’

Konkursi u mbajt online për shkak të pandemisë. Ishte si një humbje me një fitore të vogël brenda. Në kushte të tjera do të kisha udhëtuar në Bullgari, por nga ana tjetër kisha rehatinë e shtëpisë.


Më date 19 mars prezantova fjalimin tim në platformën Discord. Ishte paksa hutues si organizim, ndaj m’u desh të përshtatesha pak nga pak. Komunikova 6 herë radhazi me gjyqtarë të ndryshëm, në dhoma të ndryshme virtuale, e çuditërisht kalova me sukses secilën faze.

Nga ora 09: 00 – 18. 00 ishte stërmundim fiziko- emocional i konsiderueshëm për adoleshentët, por nga ana tjetër përvetësimi i materialit të përgatitur të dhuronte siguri.

Rreth orës 19:00 dolën rezultatet, pra emrat e finalistëve që do të garonin sërish të nesërmen. Instinkti im nukmë gënjeu dhe shpërtheva në entuziazëm kur dëgjova emrin tim. Ndihesha sikur ecja mbi re.


Të nesërmen u përballa me 6 gjyqtarë të tjerë. Sigurisht që kisha emocione të pafundme, madje edhe flutura në stomak, por çdo gjë shkoi mirë. Në ceremonine e mbylljes pata sërish një ankth të papërshkruar.

Po jepej renditja e emrave dhe ndihesha sa e lehtësuar, aq dhe e emocionuar. Kur u shpall emri i vendit të dytë, fluturova nga gëzimi, hoqa syzet dhe lova pak. Ishte një moment euforik dhe një fitore shumë e ëmbël për mua sepse fjalimi ishte alegorik: gjykoja shoqërinë e sotme, gjykoja veten time duke ndarë me të tjerët në gjuhë të huaj, një eksperiencë shumë personale të luftës sime me BDD.

Disa javë më vonë organizatorët më dorëzuan certifikatën dhe kupën përmes postës. U ndjeva e rëndësishme sepse zëri im më në fund u dëgjua dhe jehoi anembanë gadishullit. Ishte nje ëndërr e bërë realitet ku lumturia, krenaria dhe sensi i lojës u njëjtësuan së bashku.


Fragment nga punimi i Borana Musaj:

’’ Ideja për atë që është e bukur ka ndryshuar gjatë mijëvjeçarëve. Veçanërisht për trupin e femrave, trupi “perfekt” është dukur ndryshe nga koha e Egjiptit të Lashtë deri në ditët e sotme. Edhe gjatë shekullit të kaluar, format dhe përmasat e preferuara kanë evoluar vazhdimisht, duke ndjekur evolucionin e shijeve dhe tendencave, gjë që më bëri të kuptoj se njerëzit nuk janë gjithmonë të sigurt për atë që duan, prandaj kënaqësia është më e vështirë për t'u arritur.

Në ditët moderne, modelet e gjata dhe të dobëta nuk mund të shmangen, qoftë në revista, sfilata televizive, sfilata mode, reklama, kudo, gjë që çon në një imponim të vazhdueshëm të tipit ideal të trupit, duke e ditur mirë se është e paarritshme për shumicën e njerëzve dhe as që duhet menduar si e tillë. Këto standarde bukurie kanë gjetur terren pjellor në rrjetet sociale, për shkak të kohës së kaluar në këto platforma, veçanërisht nga të rinjtë: Instagram, Youtube, TikTok etj.

Nuk mungojnë influencuesit, modelet, aktoret, aktorët që shfaqin çdo ditë tiparet e tyre të idealizuara, duke bërë përpjekje të mëdha për ta bërë këtë. Edhe pse jeta e tyre virtuale nuk pasqyron domosdoshmërisht jetën e tyre reale, dhe fotot priren të jenë shumë të redaktuara, nuk është e vështirë të mendosh "ajo që shihni është është e vërtetë", duke çuar në rritje të presionit dhe pakënaqësisë trupore për audiencën e tyre’’.

Të tillë të rinj dhe nxënës vërtet na dhurojnë krenari e shpresë, ndaj dhe i urojmë shumë suksese Boranës e bashkëmoshatarëve të saj kudo ku jan

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page