Fatmir Terziu: Urime Panairi i Librit
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 3 hours ago
- 3 min read

I dashur miku i librit, i shtrenjti lexues:
Nga Londra e ndjek shfletimin e librit tënd, atë që ti dëshiron ta kesh në Bibliotekën tënde, apo dhe në shportën e dhuratave. Po ju dërgoj pak erë të lagësht Tamizi, pak të ftohtë dhe një listë me të cilën mund të harroni kohën e mërzitshme dhe mundin për kërkimin e dhuratave të duhura për fundvit. Ju sugjeroj të dhuroni një libër për këto festa. Dhe sidoqoftë, megjithëse kam shkruar vetë këtë vit, (por librat e mi nuk janë në këtë Panair) zgjedhja nuk është aspak e vogël. Për ta bërë më të lehtë, po ju dërgoj edhe një hartë me numërimin e të gjitha stendave në Panairin e Librit të Tiranës. Mjedisi i tij është i madh dhe librat janë të fshehur kudo.
Nuk mund të mos e filloj me stendën që e ndjej, me atë që e kam ndoshta më për zemër në këtë rast (por le të mos ia citoj emrin), meqenëse lidhja ime shoqërore është shumë e lidhur me disa nga titujt e kësaj stende. Vetëm javën e fundit, shtëpia botuese që ka këtë stendë u ka dhënë fansave të saj disa botime, nga të cilat zemra e çdo dashamirësi të letërsisë së mirë do të rrahë me shpejtësinë e faqeve të shpalosura. Midis tyre janë botime luksoze, që kjo stendë me zemrën e kësaj shtëpie botuese ka deleguar në duart e lexuesve të shumtë. Diku jashtë kësaj stende kisha lexuar „Letra nga Babagjyshi“ nga J. R. R. Tolkien - një dhuratë ideale për fëmijë të vegjël e të rritur, e mbushur me histori nga Poli i Veriut. Diku tjetër kam konsideruar „Arti i Romanit“ i ribotuar nga Milan Kundera, një lexim i domosdoshëm për këdo që dëshiron të dijë pak më shumë rreth historisë së romanit dhe zhvillimit të tij nga Cervantesi deri në ditët e sotme. Dhe në mendje jo pak kohë më ka mbetur libri magjik „Shoku i shkëlqyer“ nga Elena Ferrante, nga faqet e të cilit mund të prekësh Neopolisin si turist, ku turnetë nuk mund ta tregonin. Por ama unë kam ndjerë „Komeditë Kozmike“ të pabesueshme nga Italo Calvino. Për të cilat do të flasim. Por ndoshta gjëja që ishte më afër zemrës sime dhe surpriza më e madhe ishin korrespondencat e Rainer Maria Rilke, „Letra drejtuar një Poeti të Ri“, „Letra drejtuar një Gruaje të Re“, „Rainer Maria Rilke: Marina Tsvetaeva. Korrespondencë“. Dhe nëse dikush duhet të rifitojë besimin e tij në bukurinë e shpirtit - atëherë universi i Rilke është për të.
Dhe për shkak se kjo festë është shqiptare, urimi im për këtë vit është një paketë zemre që ndalet tek „Rënia„ dhe „Nishani“ nga shkrimtari shqiptaro-amerikan Shefqet Meko. E bukur festivja. Një emër që vjen nga emri i tij në letrat shqipe e më gjerë, është një arritje e mrekullueshme ta kesh në këtë festival libri. Urime shkrimtarit Shefqet Meko dhe natyrisht lartësim „Rënia“-s dhe „Nishani“-t që shënojnë nishanin e narrativit të tij të shënjuar.
Këtë vit, më shumë se një ose dy tituj kam prositur që të më bien në dorë. Gjatë vitit të kaluar, kam pasur vështirësi me disa nga titujt e mrekullueshëm (dhe për nga madhësia) që ia vlejnë vëmendjen tuaj, nuk mund të më transportoheshin me postë, dhe as furgonët që transportojnë mallra nga Tirana në Londër dhe anasjelltas nuk patën ndonjë mundësi. Por në fund mora dy librat e mi të botuar nga „Ura“ në Prishtinë. I përqafova shumë këto libra pasi e mora. Dhe ndaj mendoj se shtëpia botuese, gjithashtu përkëdhel, kërkimet estetike të lexuesit, ndaj do të ketë shenjë të mirë për tu bërë dhuratë fundviti.
Për adhuruesit e fantazisë, distopive dhe narrativimeve të çuditshme sikurse shkruan Lumnie Thaçi-Halili „zëri autorial si ndërgjegje kritike te “Vetingu në Vilën e Madhe” dhe „ARGUMENTUM BACULINUM (Argument Shkopi)“ do t'i çojnë lexuesit e tyre në hapësira të panjohura.
I dashur Lexues, koleg, mik a adhurues:
Ndoshta kam humbur shumë, që nuk jam vetë në Tiranë, por as me librat e mi, por shpresoj se gjithkush do të bindet se Pallati i Librit (pra i Panairit) është i madh dhe librat janë kudo. Dhe dhurata më e mirë për fundvit mbetet përmbushja e ëndrrave dhe botëve të tjera. Është mirë që të paktën në libra kjo është e mundur.









Comments