top of page

Fatmir Terziu: Si shkas nga shkrimtarja Teuta Metra dhe Diplomati Flamur Gashi


Si shkas nga shkrimtarja Teuta Metra dhe Diplomati Flamur Gashi


Nga Fatmir Terziu

 

Jo thjesht duke u nisur nga një koment. Aspak. As dhe pse kam punuar në një kohë tjetër në atë radio, sikurse ishte Radio „Kontakt“, me komentuesin e nderuar, po aq dhe me shkrimtaren që tashmë po bën emër në dy gjuhë. Emrat ndonjëherë nuk kanë rëndësi, as dhe gjuhët në rolin e tyre nuk krijojnë kryefjalë, aq sa vlera dhe mesazhi që përcjellin të dyja në fakt. E para, shkrimtarja e njohur për lexuesin e shumtë të saj, Teuta Metra, nëpërmjet një videoje direkte shprehet se kritikat në thonjëza për të shkruarën në gjuhën angleze, apo dhe në vendin ku ajo ka vite që jeton dhe punon, e kanë bërë që të përgjigjet bukur në gjuhën e bukur shqipe, sikurse e flet ajo rrjedhshëm dhe mjaft ndjeshëm, të cilën po aq bukur gazetari, publicisti, profesori dhe diplomati, Ambasadori, dhe ish Drejtori i Radio "Kontakt" Flamur Gashi e qartëson në një koment të tij: „Teuta, Ti çdoherë ke folur SHQIP, edhe atëherë kur nuk i ke botuar librat e tu në gjuhën SHQIPE... Asnjëherë nuk e harroj librin tënd të parë që ma dërgove në Sarajevë... Nuk të kam kthyer përgjigje atëherë dhe deri më sot dhe as kam bërë komente për atë libër, jo se nuk më pëlqeu, por, pse unë nuk isha personi kompetent të bëja një shënim, apo kritikë për një libër të mrekullueshëm sipas meje... Tuti i "Radio Kontakt", ti ishe nga zërat më të bukur dhe më radiofonik që ka pasur radiogazetaria në gjuhën shqipe...

Teuta, jam shumë krenar që kam punuar me ty, që të konsideroj mike të mirë dhe ndjehem shumë i lumtur për arritjet e tua si shkrimtare dhe si njeri i mrekullueshëm që je! Fat dhe mbarësi, për ty dhe familjen tënde!“

E ndërsa ndalem tek të dy, gjuhët dhe komenti, nuk e përjashtoj dhuratën e parë që kam pasur nga intelektuali dashamirës i librave, z. Aqif Neli, të një libri të shkrimtares në fjalë, po aq dhe leximin e dy librave të tjerë të saj. Ndërkohë komenti i z Gashi më bën të ndjej akoma më shumë thelbin e asaj që kam cituar, se Teuta ka ide dhe ka një die të shëndoshë në shkrimin e trajtimin e veprës së saj, ndaj natyrshëm komenti dhe gjuhët bashkohen në këtë pikë të rëndësishme. Pra, idetë janë me të vërtetë pjesa më e rëndësishme e një shkrimi. Në fund të fundit, idetë janë arsyeja pse shkrimtarët shkruajnë. Nëse nuk do të kishim asnjë ide, nuk do të kishim nevojë për fjalë për t'i shprehur ato. Dhe nëse nuk do të kishim nevojë për fjalë - mirësi, si do e kuptonim idenë. Kështu gjuhët këtu gati theken në një pikë. Dhe të gjitha gjuhët e duan idenë e bukur. Kjo i është bërë udhëshkrim Teutës, të paktën në librat që ka prurë deri tani, të cilët e bëjnë atë një emër që kërkon e kërkon më shumë vëmendje.

Në Universitetin që punova mbi pesëmbëdhjetë vite, studentëve të mi natyrshëm u rekomandoja shumë aspekte të shkrimit që janë të rëndësishme, duke përfshirë idetë, por nuk mund të harroja ato që kanë të bëjnë thelbin tek gramatika dhe drejtshkrimi. Tani në Universitetin e ri, vendin e ri të punës, pas përfundimit të Postdoktoraturës, normalisht kam parasysh jo vetëm gramatikën dhe drejtshkrimin e duhur që i tregon lexuesit të kandidatit student për shkrimtar të së nesërmes, se është një profesionist dhe i kushton vëmendje detajeve. Gjithashtu, kjo e bën më të lehtë për t'u kuptuar atë që cekëm më lart, po aq dhe shqetësimin e thonjëzuar të shkrimtares Teuta Metra, dhe komentin e denjë e profesional të diplomatit dhe njeriut fisnik, Flamur Gashi.

Zëri aktiv në të dy rastet i bën lexuesit të mund ta kuptojnë më lehtë dhe më shpejt shkrimin me zë aktiv sesa shkrimin me zë pasiv, ku më pas vetëm korrigjimi është hapi i fundit në procesin e shkrimit dhe ndihmon të mos ketë gabime dhe mospërputhje. Në asnjë nga këto shkrimtarja nuk është larg, as dhe ajo që e shqetëson në thonjëza nuk është ndonjë problem, pasi si komentuesi ashtu dhe thelbi e përcaktojnë bukur atë që ndalet tek aftësitë e të shkruarit. Sikurse dihet, disa aftësi të të shkruarit përfshijnë fjalorin, ndërtimin e fjalive, strukturën, kërkimin, qartësinë dhe bindjen dhe të gjitha këto së bashku bashkohen tek një pikë meritore, që është vetë meritorja e dy pikëtakimeve në fjalë.

59 views2 comments

2 Comments


Guest
Aug 18

Flamur Gashi

I dashur Fatmir,

Uroj mbaresi dhe te mira, per ty dhe familjen tende. Gjithashtu uroj qe te lexojme sa me shume libra nga ti dhe Teuta.

Teuta po shkelqen si nje meteor ne letersi dhe eshte fat per te qe e ka jeten perpara dhe nga penda e saj mund te presim edhe shume libra te tjere te mrekullushem!

Fatmir, te lumte per perkrahjen qe ju jep çdohere shkrimtarve qe po hedhin hapat e pare por te sigurte ne letersi.

Pershensetje te perzemerta per te dy ju miqt e mi te dashur, Teuta Metra dhe Fatmir Terziu!

Like

Guest
Aug 17

Flamur Gashi

I dashur Fatmir,


Uroj mbaresi dhe te mira, per ty dhe familjen tende. Gjithashtu uroj qe te lexojme sa me shume libra nga ti dhe Teuta.


Teuta po shkelqen si nje meteor ne letersi dhe eshte fat per te qe e ka jeten perpara dhe nga penda e saj mund te presim edhe shume libra te tjere te mrekullushem!


Fatmir, te lumte per perkrahjen qe ju jep çdohere shkrimtarve qe po hedhin hapat e pare por te sigurte ne letersi.

Pershensetje te perzemerta per te dy ju miqt e mi te dashur, Teuta Metra dhe Fatmir Terziu!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page