top of page

Fatmir Terziu: Shqipja

  • Aug 7
  • 3 min read

Shqipja

(Gjuha)

 

Në Londër, sidomos në zonën e Croydonit janë me dhjetra e dhjetra djem shqiptarë që kanë ardhur dhe janë regjistruar nën moshë. Ata të gjithë janë nën përkujdesje shtetërore sipas ligjeve britanike. Janë sistemuar dhe kanë lirinë e tyre deri në shqyrtimin e fakteve që ata paraqesin për azilin e tyre. Ndërkohë dita-ditës ndeshemi me fjalë, biseda dhe dialogje të tyre të ndryshme. Disa janë të mistershme. Disa të frikshme, disa tronditëse...

“Oh, sa mirë, qenke shqiptar!”, tha ai.

“Si e mësove gjuhën kaq bukur? Tha ai.

Sinqerisht, çfarë mund t’i them atij? Unë u rita në veri - një djerrinë e braktisur nga shteti, qeveritë, politika dhe të gjithë formatimet e njerëzisë. Si mund ti përgjigjem atij për një pyetje kaq naive. Unë jam shqiptar. Por a kam qenë shqiptar për pesë vite izolimi brenda mureve të një shtëpie. Gjaku, e punë gjaku, hakmarrja, Kanuni!

Kujtime të turbullta, të paqarta. Memorje të zhdërvjellta për godinë të tmerrshme, për klasa të këqija ku historia jonë e fshehtë u hodh në dorë të votave elektorale vetëm për të shkuar drejt në bazat e quajtura Deputet, privilegj, ofiq i lartë i kohës sonë postmoderne (A je majër or cull?)

Jo! – seriozisht, si të mos jem mirë. Me të mirën... - nuk isha i lidhur me të mirën as edhe një ditë në jetën time. E mira, pra ajo ishte anonim për mua në atë moshë.

Harruar... shumë e harruar, si një jehonë e largët për të vizituar Shtëpinë dhe muret e saj konkubinë të frymëve dhe ëndrrave me gjaka e gjakësorë, eh, si mund ta kisha një të mirë, si fëmijë.

Sigurisht, e dinim se ishte “e rëndësishme”, "gjuha jonë kombëtare", "trashëgimia" etj. Dhe na paralajmëruan se ajo shpejt po rrëshqiste në ikjen e hegjemonisë së ftohtë të mureve, të jetëikjeve, të mbytjes dominuese perëndimore.

Por ishte e çuditshme, jo e ndjeshme dhe vetëm banditë me humor të Kohës me Politikë me fytyrë të zhveshur nga njerëzillëku në mes nesh ishin në njëfarë mënyre të etur.

Pastaj ajo u zhduk, ashtu si kujtimet e zbehta të fëmijërisë sime të lirë nga shkolla ime fillore.

Duke parë përsëri pyes veten, çfarë ishte pika që na bashkoi dhe na ndau me të mirën, të bukurën Gjuhën time të të parëve të mi, Gjuhën Shqipe?

Një masë e gjysmë e plotë që i kushton shërbimit tonë identitetit tonë.

Mësuesit dhe drejtorët e tmerruar nga zullumi i madh me emrin tonë postmodern “Korupsion i Lartë” zbulojnë se mësimet e leksionet e tyre, atje Lart dhe atje Poshtë mund të kenë lënë të kuptohet (a ishin duke u përpjekur të na ndalonin të ishim në Pritje, për të na detyruar të hynim në hullinë e zhdukjes sonë si racë njerëzore?).

Dhe e gjithë kjo kundër turpit të tmerrshëm të një gjuhe të lashtë që nuk kishte armiq, por që prodhonte miq në Kodin e saj të mikpritjes... “Shtëpia e shqiptarit e mikut dhe e Zotit” ende ishte rrëshqitje e ngadaltë duke u mundur nga brigjet tona dhe pellgjet që mbusheshin me gjak për gjak.

“Nuk e di” tha ai.

“Mund të ketë qenë kaq e ndryshme”. Tha ai.

Në vend që të nxitonin për të vënë diçka në kafkat tona të zbrazëta, ata na vinin në ëndërra që të na jepnin një ndjenjë gëzimi, krenarie dhe besimi në kulturën tonë.

Mbetën ende edhe sot duke bërë thirrje Naimi, Çajupi, Asdreni dhe të tjerët që të na zgjonin dhe zgjojnë nga ëndrra e izoluar në gjuhën e paraardhësve tanë. Duke treguar historitë e vjetra ... po të rejat?

Gjuha është duke u bërë lëmsh dhe gjuha po lidh vetvetiu këtë lëmsh sa në Qeveri, Parlament, aq dhe në skuta të tjera edhe atje në Atdhe, e kush po pyet për emigracionin... edhe pse thuhet se fëmijët mësojnë gjuhën shqipe, edhe pse luftohet me të madhe të mbahen me mund e me djersë shkollat suplementare shqipe,...

... kam mësuar. Mëmëriti ai. ... kam për të mësuar... Por kjo nuk është diçka që kam marrë nga shkolla ime e fëmijërisë sime të ndarë më dysh në Atdhe.

“Oh, sa mirë, qenke shqiptar!”, tha ai.

“Si e mësove gjuhën kaq bukur? Tha ai.

Na e kanë fajin fijet e politikës... vazhdoi të bërtiste ai...

Eh, fijet “shkrepëse” të Politikës. Dhe gëthtis disa vargje nga poezitë e mia:

“Ndërtimi i urave me pemët e rëna në fakt,

vetëm sjell zjarr si në qytet edhe në fshat.”

4 Comments


Selman Meziu
Aug 07

''Kujtime të turbullta, të paqarta. Memorje të zhdërvjellta për godinë të tmerrshme, për klasa të këqija ku historia jonë e fshehtë u hodh në dorë të votave elektorale vetëm për të shkuar drejt në bazat e quajtura Deputet, privilegj, ofiq i lartë i kohës sonë postmoderne (A je majër or cull?),,

                       LEXOJENI JU LUTEM KETO PAK RRJESHTA TE PROF. Terziut.

KJo eshte KUDO PROFESOR UN E E KAM TAKUAR NEITALI, BELGJIKE, HOLLANDE

     TE VAJTOSH NATE E DITE KU JEMI KATANDISUR

Like
Fatmir Terziu
Aug 07
Replying to

Ju falënderoj me gjithë zemër për fjalët tuaja vlerësuese dhe për kohën që i kushtuat shkrimit tim. Më gëzon që ai gjeti jehonë tek ju dhe që e ndatë me të tjerët.

Shkrime të tilla nuk synojnë vetëm të kujtojnë të shkuarën, por edhe të nxisin reflektim për të tashmen dhe të ardhmen. Nëse arrijnë të zgjojnë mendim e debat, atëherë qëllimi i tyre është përmbushur.

Mirënjohës për mbështetjen dhe inkurajimin tuaj. Respekt!

Like

Vasfi Baruti
Aug 07

Si s'ka më e dhimbëshme!

Like
Fatmir Terziu
Aug 07
Replying to

respekte mik dhe faleminderit, i nderuar. Po, ndoshta kjo është ndër gjërat më të dhimbshme që mund t'i ndodhë një kombi: kur fillon të humbasë gjuhën në brezat që vijnë. Gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi; ajo është kujtesë, identitet, histori, mënyrë të menduari dhe vetë vazhdimësia jonë si komb. Shkrimi im nuk synon të fajësojë askënd. Ai është një thirrje për ndërgjegjësim, sidomos për ne që jetojmë larg Shqipërisë dhe Kosovës. Integrimi në vendin ku jetojmë është i domosdoshëm, por ai nuk duhet të vijë në kurriz të gjuhës amtare. Fëmijët tanë mund të flasin disa gjuhë, por nuk duhet të rriten pa gjuhën e nënës. Nëse arrijmë të mbrojmë shqipen në familje, në shkollat shqipe, në librat dhe…

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page