top of page

Fatmir Terziu: Fëmijët në bordura


Fëmijët në bordura

Nga Fatmir Terziu

 

Sa herë që zgjohem në qytetin tim,

shkul nga memorja guriçka

gurë të mëdhenj „jabanxhinj“

më mësuan se frika

mund të hahet si buka e ngrohtë që zhduket në një çast

na mësuan të mos e ndjenim të ftohtin

kur mëngjeset na përvijonin fytyrat tona njëherësh,

të bardha,

të pastra, të lara,

me sapunin pesëmbëdhjetë lekësh

na mësuan të rriteshim më shumë,

nën lotët e dimrit,

lotët tanë që ktheheshin skenarë filmash në gjumë,

nektar për shikuesin e fshehur,

që na shikonte të rriteshim.

Na mësuan të flisnim në heshtje,

dhe akoma më në heshtje për muret me veshë,

që të mos zgjojmë dragoin e padukshëm se do të na merrte me vete

do të shkrihej mes nesh,

e ne do të kishim derte…

Sa herë që zgjohem në qytetin tim

më rishfaqen si fraktura

gurë të mëdhenj „jabanxhinj“

kanë zëvendësuar fëmijët në bordura.



Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page