Fatmir Minguli: Një traktor i vjetër zvicerian në Belsh
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 3
- 2 min read

Një traktor i vjetër zvicerian në Belsh
Nga Fatmir Minguli
Fillesën ky shkrim e mori nga libri i studjuesit Meçan Hoxha “Riza Kishta- emër që nuk harrohet” dhe ishte pikërisht suksesi i këtij libri që nipi i tij Ilmi Ismaili (Kishta) na mblodhi në një drekë në qendër të Belshit të bukur.
Ne ishim një grup i studios 2M nga Durrësi që botuam librin e Mecan Hoxhës “ Riza Kishta – emër që nuk harrohet “ shoqëruar dhe nga publicisti Dashnor Kaloshi i cili ka shkruar shumë për Riza Kishtën. Ilmiu është nip i Riza Kishtës

Aty, gjatë drekës mësuam dhe historinë e traktorit zvicerian të gjetur në kodrat e Belshit nga vetë Ilmiu.” Ishte i mbuluar nga ferrat e nga shkurre të dëndura e mezi e kam nxjerë që andej…” thotë Ilmiu dhe na tregon se si e riparoi dhe e solli në gjendje pune e që me të punon për vete por edhe për fermerët e tjerë aty rreth e rrotull.
Eshtë e çuditshme se si ai solli në jetë atë traktor që ka qenë prodhim i viteve 1930 dhe më e çuditshme është sjellja e tij në Shqipëri.
Nga interneti mëson se shumë traktorë Buhrer janë shitur në Kosovë ( në ish Jugosllavi) dhe jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni.
Firma Buhrer ka histori të vetën dhe u krijua nga një djalë i ri i quajtur Fritz Bührer i lindur më 1896 në Hofen SH. të Zvicrës. Kjo firmë filloi në 1929 dhe vazhdoi deri në 1978.
Do ishte shumë spektakolare një përqasje e kësaj historie të Ilmiut me ndonjë zvicerian…

Durrës 3 Janar 2026









Comments