top of page

Faruk Myrtaj: RROTACION PËR STABILITET...?!

36 minutes ago
3 min read

(...a u takua Ursula me Ambasadorin e Ri Amerikan në Tiranë?!-


Miku im,  a nuk ishte groteske ngatërresa e zbritjes së Edi Ramës nga Amerika, me hyrjen e Sali Berishës në aeroport për në Evropë?!

Ndaj druaj se, nëse nisemi nga "thjesht Vetja", biem më lehtë në konflikt interesi!

Nëse arrijmë t'i ndajmë “Ata të Dy”, për çfarë ka ndodhur në atë vend që ende quhet Shqipëri, do duhet shpjeguar: pa rënë në kundërshtim flagrant me atë që jemi shprehur më herët!

(Mos kthimi i pronës pronarëve legjitimë, zëvendësimi i tyre me “kapitalistët e Partive të Dekretuara”, mos-hapja e dosjeve hetuesve të hapjes së tyre jo thjesht viktimave të tyre që ngrenë krye, kompromiset e pa falshme ndaj ekonomisë se tregut, Historisë reale të komunizmit dhe të nacionalizmit në Shqipëri, sa për të përmendur tri katër prej plagëve të pa-mbyllshme dot.)

Natyrisht, Individi Anti-Shtet në Zyrë si KM është bërë tashmë i pa-krahasueshëm. Siç është e pashmangshme që Hakërrima e Ali Asllanit ka për t'i rënë pas qafe një ditë.

Nuk e shpëton dot kush prej kësaj Evrope- që druaj se po u mbetet ne dore shqiptarëve!, dhe as ndokush në Amerikën e Dollarit (edhe pse ky i Shërben Zotërisë së Radhës pa u pritur asnjëherë i ftuar si KM zyrtarisht në USA).

Pa harruar rezistencën që shqiptarët dhe PD ka bërë (në Opozitë) është sido si absurde mbajtja larg e saj në tërësi, në protestë, ku nuk është e mundur të mbeten vetëm Jaka të Veshura për Herë të Parë.

Megjithatë, për një mijë arsye....Berisha nuk është më.

Kaq gjë do duhej t'ia thoshin prej moti ata që ende e duan apo ende e besojnë si shpresë të tyre të moçme. (Në fakt, duke pranuar mos zgjedhjen e KM më shumë se dy herë, ai vet e ka pranuar këtë slogan të Protestës. Siç edhe Ag Tufa e ka duartrokitur sloganin "Të ikin të Dy"! (Formulimi për Burg natyrisht është slogan proteste, jo verdikt gjykate. Tek e fundit, Berisha është në proces, veç Ramës i kërkohet të paraqitet në SPAK!).

Sërish, ta artikulosh mbetjen në betejë të PD "në ripërtëritje" kur ata në pushtet prej 13 vjetësh flasin për "rilindje" është falenderje e të kënaqurit në opozitë, ymër o Zot!

Kur, opozita duhet prirë me frymëzim tjetër:..

Opozita (të tjerët dhe PD me ta) duhet të mendoj për staf dhe Kabinet të vitit 2026, me Anti-Korrupsion live dhe IA që shkund Njeriun në Identitet!)

Të shumtët e shqiptarëve e ndjejnë se Rama është duke Ikur. Kjo është edhe kthesa e individëve që dalin prej masës për tu vetëdijesuar nga të qenit turmë.

Këtë KM mund ta mbaj edhe ca kohe Evropa apo edhe Ambasadori i Ri- nëse nuk u tregon shqiptareve se mund të besojnë, pra se ka Vetëm 1 Amerikë, jo Dy!,

Pyetja sot është e qartë: a e mbush dot Sheshin e Protestës Opozita Shqiptare, pse s’e bën këtë? Nëse Po, vetiu, Rama bie, pra shpëton edhe Ai nga lëngata nën peshën e pushtetit të grumbulluar naivisht...

Vetëm një këputje zinxhiri, një qeveri provizore jo drejtpërdrejtë politike, do të hapte një udhëz iluzioni për mbarësi qytetare apo kombëtare. Të ndryshoj ligji për zgjedhjet, të mundesohen maksimalisht të lira, për të provuar se meritojmë një Shtet për këtë Atdhe.

(S’duhet shkuar as ndërmend ardhja e një Opozite në pushtet me mentalitetin e Rilindiotëve: Atdheu- Partia Ime, kur edhe ish-PS-ja ka mbetur pa gojë!)

Çfarë bën PD-ja në Parlament për këtë?!

Merret me numrin e komunave dhe bashkive?! Kërkon Komisione për Një Mijë e Një Netët e Korrupsionit të Pa-limit?! Çon kallëzime në SPAK duke e mallkuar atë?!

Nuk dua të vë në dyshim se kështu mendon edhe ti, mik...Së paku kështu besoj...

Le të presim Ambasadorin e Ri!

Nëse Ai kërkon vetem Stabilitet, atëherë le të dalim në Sheshin e Bulevardit të të Rënëve pa Vetëdije dhe te këndojmë në kor Himnin e Nostalgjisë për Uillsonin e fillim shekullit të kaluar që shpëtoi Shqipërinë fillestare!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page