Faruk Myrtaj: PRO LEVIZJES...
- 3 hours ago
- 2 min read

1. SHTEPIA E MIKUT...ME TE ZOTIN ATY
Jetët individuale dhe sociale e sugjerojnë këtë vajtje mendje: shfaqja, dukja ndryshe nga ç'je, dalja në rrugë apo treg, nuk është mënyrë për t'u fshehur, as për të thënë se "nuk jemi në shitje"!
Dolëm vet apo na nxorën në faqet e para të gazetave dhe mediave?!
Kush u be interesuar?
Çfarë u be si vlerë?
Per të rrëfyer sa vlejnë bukuritë e pasuritë tona që i kanë gëzuar vetëm të Këtushmit?
Apo që t'i ndajnë me të tjerë?
"Shtëpia e Shqiptarit, e Mikut dhe e Zotit"!
Që I Zoti i Shtëpisë të dalë jashtë saj?!
2. MOS U PASURO PA KULTURE
"Mos u bëni të pasur më shpejt se puna njerëzore t'u jetë kthyer në kulturë jete." Mbase do të ishte sentencë e nxjerr prej JETEVE..
Bie fjala: mos prit të të vështrojnë si Njeri, kur u thua se "Ne...do të ngremë në dheun tuaj një resort aq mahnitës sa ju nuk mund të hyni kurrë aty! Do t'a ngre Paraja e Tyre, billioniereve... që na mbajnë Neve sundues tuaj të përjetshëm...ata janë të Huaj por do te hyjnë këtu...e lumtura e Tyre do ngrihet këtu...tek Ne...!"
Memoria Humane nuk siguron kurrë t
3. SE PAKU ME SPAK
Nga që mund të radhiten dhjetra akuza të mbështetura se paku "...në dyshim të arsyeshëm", kërkohen prova të tjera: mund të mos përdorej bie fjala kryefjala Burg, për "Ata të Dy", se i Treti atje është, por: a nuk mjafton si akuzë fakti i pranuar nga të gjithë: për 30 vjet Shqipërisë i është shitur nafta falas?!
Shtresa politike e 35 vjetëve duhet të shpjegohet në SPAK, nëse ky nuk është shtresë, merret vesh..








Comments