top of page

Fambrikë


Fambrikë

(tregim) Nga Përparim Hysi

Aty,prag viteve '50-të , bujqësia shqiptare ishte e prapambetur. Nuk flitej për mekanizim dhe as për furnizim me plehëra kimike.Dhe jo vetëm kaq: mbi 90% e fshatrave kishin ekonominë e tyre individuale dhe prodhimet bujqësore qenë të niveleve të ulëta. Kjo ndodhte dhe në MYZEQE që quhej "hambari i SHqipërisë" dhe jo vetëm. Bujqit që shquheshin mbi të tjerët,shpalleshin bujq përparimtarë dhe shteti mundohej jo vetëm t'i reklamonte me emra,por ndodhte që t'u dhuronte o fletë nderi,o medalje dhe,kur bujku veç detyrimeve e tatimeve, çonte në favor të shtetit prodhime bujqësore a blektorale me shumicë, atëherë shteti,gjithmonë me porosi të partisë dhe,posaçërisht të komandantit(nënkupto Enver Hoxhën), i falte diçka të veçantë bujkut përparimtar. Për të qenë më i drejtpërdrejtë me lexuesin, në fshatin tonë,Petovë e re,në rrethin e Fierit, bujkut përparimtar,Bajram Maka,komandanti i fali një kobure. Ndërsa në Petovën e vjetër,ngjitur me fshatin tonë,bujkut përparimtar,Ferrik Dashi i fali një biçikletë"Diamant" ardhur nga Republika Demokratike Gjermane. Pak më tutje në Kallm (fshat që ndahet nga xhadeja Lushnje-Fier dhe anasjeltas) dhe,hanebir larg nga xhadeja,kur thonë në Myzeqe, u shpall bujk përparimtar Mustafa Buzi që,edhe këtij shteti(pra,komandanti) i fali,po kështu,një biçikletë. Pikërisht,për këta dy"çiklistët" po e shkruaj këtë tregim. Ma ka treguar Mustafa Buzi,kur qeshë mësues në Kallm dhe,sa për Ferrik Dashin, ky jo vetëm bëri emër(u bë kryetar kooperative,deputet dhe,me sa di,një rrugë në adminstrimin e Bashkisë Fier,mban emrin e tij. Ferrik Dashi ka qenë mik i famljes sonë dhe kishte një familje të madhe. Por sot, unë i kam"grupuar" këta dy"çiklistë"(jo biçikletistë) vetëm e vetëm për aq sa më ka treguar i ndjeri Mustafa. Lexuesi,të më falë,se shpesh do të hyjë në të folurën e treguesit.

* * * Unë qeshë mësues në Kallm në vitin 1963 dhe,për të shkuar në punë,përdorja një biçikletë "Robusta"(më duken se qenë hungareze),por më qanin sytë për një"Diamant" që e kishte një kushëri i Mustafait. E shita"Robustën" vura dhe ca lekë mbi të dhe e bleva. Kam përdorur nga të gjitha llojet dhe më të forta se"Diamantët" dhe"Mifat" gjermane nuk ka pasur. Kur e mora,ballë për ballë me Mustafan që,kur më pa që dola para biçikletës,se sikur ishte "shtrembëruar"timoni,m'u afrua duke qeshur dhe më tha:" ah,ky laço timon". Rregullohet lehtë,- u shpjegova unë. Ai prapë qeshi dhe më tha:"Left,left,por unë e pagova sa frëngu pulën. Natyrshëm, u bëra kurioz dhe prita rrëfimin e tij. * * * Ti mbase nuk e di,por qy,xhixhai para teje sot,ka patur një biçikletë si qo që bleve.Ma fali shteti.Një muana,një Ferrik Dashit që ti e njeh. I morëm"peshqeshet" dhe u gëzuam sidozot fëmijët.As unë dhe as Ferriku nuk dinim t'i jepnim kësaj"laçoje". Ferrik,- thashë una,- do sosim në shtëpi dhe ashtu: këtu "xërrohu" dhe aty ngrihu, do ta mësojmë,se behar është dhe dita e gjatë. Nesër,ashtu nga 9 -sahati,takohemi tek Ura (bëhet fjalë për urën e vjetër në Mbrostar-Ura të Fierit). U tha,u bë. Pak u drobolisëm se kush e di sa herë rashë,pastaj u bëra"usta". Mezi prisja të vinte dhe Ferriku dhe që të dy,njëri pas tjetrit,sosëm në qytet. E beson nuk e beson,po unë e Ferriku kemi qenë nga të parët në fshatrat e Fierit që kishim biçikleta dhe kaq nuk ishte pak. Ramë në Fier,që thuaj ti,e drejt e në klub,se si unë dhe,ca më shumë Ferriku, e hiqnim shumë atë të shkretën. Uleshim dhe nuk dinim të ngriheshim. Kishin kaluar gati nja tri sahat dhe po bëheshim gati të ktheheshim.Të ktheheshim,se për t'u "kapërdisur" shkuam. Dolëm dhe,kur vë dorë tek timoni i biçikletës,shoh që"qy laço" qe shtremëbruar. Shoh timonin e Ferrikut,birinxhi. Ferrik,-brrita i alarmuar,- u prisht!!!,Ferrik! Hajde tani dhe bëj derman. O burra me Ferrikun,këtë timen si me terezi si të qe qelqe që do thyhej,e drejt e tek ustai. Usta me halle si Taqi Dhimitri. -Punë e mbarë,- fola gjysmë trembur.Ky "meremiti im u prishti".Shikon si mënjan si një ka me një bri.Të kam rixha të madhe,zahmet e ke, ma bjerë në islla. E bën dot si qe dhe mos pyet për hesap. Ustait i erdhi gjahu në shteg dhe më thotë:- Do "punë të madhe" dhe vërdalisuni nja dy sahat. Prapë në klub dhe ashtu nga tre sahati mbasdite drejt e tek ustai. -Hë,usta,-u nguca unë.U bëti apo nuk u bëti? -Hyr brenda ta shohësh! Hyra me gjithë Ferrikun,kur shoh timonin sikur po më rrinte"gatitu":tohidho si i Ferrikut. Ke parë burrin të bëhet si kalama dhe brrita:- Fambrikë,Ferrik! Nuk i ka lënë gjë fambrikës. Dale usta, të të puth duarët. Për"dhëndërr" ma kish bërë timonin.Nuk shihej gjakundi prishja. Eh,usta- usta,sa të bën haka? -Katër mijë leka,- foli ustai. Një të hapur kuletën.ia numërova dhe një 500 qindëshe nga ato të kuqet bakshish.Po ta ketë dorën tjatri "fambrikë",hajde usta që mos vdeksh kurrë! Tani,kur të pashë tek timoni, m'u kujtuati historia ime. Dhe qeshëm të dy. Më vonë,sa herë shiheshim me Mustafan,unë i bërtisja:-Fambrikë,Ferrik! Fambrikë! * për çudi, të tre këta personazh të kësaj ndodhie i kisha miq.Të tre ikujtoj me shumë mall dhe,sa për " USTANË", mund të them me plotë gojë:ishte mjeshtër me duar të arta. Tiranë,12 janar 2023

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page