top of page

Fahri Dahri: RETROSPEKTIVË

  • 2 days ago
  • 5 min read

 (Prapavështrim)

 

Largimi nga vendlindja në moshë feminore dhe qěndrimi larg tij për 60 vjet, pa patur asnjë informacion, asnjë lloj komunikimi, madje i ndaluar rreptěsisht për t’u vizituar, i mbyllur me porta të padukshme, por të hekurta nga njëra anë dhe streset, trysnitë, nënvleftësimet, shpifjet, trajtimet e diferencuara herë të drejtpërdrejta dhe herë të tërthorta nga ana tjetër, ndikojnë në shtimin dhe dëndësimin e mjergullës që shpie drejt shuarjes së imazhit, fshirjes nga kujtesa të relievit, deri në hutimin gati-gati të plotë edhe për vendndodhjen e qytetit, fshatit, shtëpisë ku të ka rënë koka.

Njerëz janë ata që ndërtojnë strategjira për të siguruar lumturi në kurriz të skllavërisë, vuajtjeve dhe mjerimit të të tjerëve, por edhe këta që lëndohen janë po ashtu njerëz!.

Është kjo arësyeja që të gjithë njerëzit duhet të jenë vazhdimisht vigjilentë, ditë e netë pa pushim, qoftë dhe atëhere kur mendohet se gjithçka është nën kontroll.

Kështu më ndodhi në Qershorin e vitit 2004, ku mbas plot 6 dekadash u krijuan mundësitë për të shkuar në vendin me të cilin ishin prerë, këputur të gjitha llojet e lidhjeve që nga korriku i vitit 1944. Megjithëse me pamjen e parë nga deti më dukej si vend i huaj, diçka e brendshme më ngjallte hare, gezim dhe pa e fshehur ndjeja një krenari, e cila padyshim ishte fryt i dhururar nga pema e vendit që të lind. Ndërsa trageti voziste duke krijuar valë të lehta në detin e kaltërt të gjirit të     Gumenicës i cili po bënte gjysëm rrotullimin për ankorim, na u shtuan emocionet dhe kujtimet. .

Pas pak do të shkelnim në tokën e vendilindjes, ngjarje që e prisnim prej 60 vitesh, zemra më gufonte, gjaku levizte më shpejt se herë tjetër, të paktën kështu më dukej.

Çamëria u gjet, ajo u shkel e tëra, pothuaj të gjitha fshatrat e qytetet. U muar takim me vendlindjen, me Dheun që na kishte rënë koka. Çamëria u njoh, u pa, u gjet, nuk është më e humbur, as e padukshme si efekt i mjegullave tejet të dëndura, apo gati e tretur në kujtesë. Pavarësisht dekadave larg saj, ajo tashmë është përsëri e gjallë, ekziston, është zgjuar dhe po zbukurohet, përgaditet për pritje të mëdha, për gëzimet madhështore.

 

Thesprotia dhe komuniteti i saj çam, nuk shkon drejt shuarjes, por drejt përtëritjes!

 

Pema, me rrënjët mijëvjçare e Çamërisë, e cila në vitet 1944- 1945 kishte rreth 28 mijë degë me lule që u këputën nga dora gjakatere e shtetit dhe e kishës së  atëhershme greke, nuk u tha, por jetoi dlhe është shumëfishuar, është më e përtërirë, tani ajo ka mbi 250 mije degë që banojnë në Shqipëri, që lulezojnë dhe përhapin aromën e këndshme, sikundër aromizonin jetën e këtij vendi edhe në vitet dhe shekujt para 1913-tës.

Për mundësinë e realizimit të rikthimit, të rinjohjes së vendlindjes, duke shkuar disa herë, falënderoj djalin që mori guximin dhe realizoi këtë mrekulli, běri realitet një ëndërr shumëvjeçare.

Vizita e parë dha mundësinë e fillimit të shkrimeve të para për mrekulitë e asaj krahine dhe vazhdimin gjërësisht të shkrimeve të shumta në të githa gjinitë letrare, sigurisht nga autorë të shumtë, duke bërë të mundur jo vetëm njohjen e saj, por ringjalljen e dashurisë dhe ngrohtësisë amëtare, si dhe besimin e palëkundur për kthimin në Identitet të Çamërisë.

Falenderoj të gjithë autorët, të cilëve u jam referuar gjatë shkrimeve të librit “Amaneti Çam”, pasi më kanë ndihmuar në trajtimin me objektivitet të problemit të pakicës çame në Greqi. I ndërgjegjshëm dhe i detyruar nga mungesa e bashkëbisedimit me ‘ta, kam cituar edhe fjali të marra nga shkrimet e tyre, duke i përshtatur dhe saktësuar të pa vërtetat e disa tezave apo përcaktimeve të qellimshme ose jo, për të arritur vetëm tek e vërteta.

Mallkim nënëshkruesve të vendosjes së kufijve në vitin 1913, që çamët nga zot autoktonë të vendit të tyre, i kthyen në pakicë kombëtare dhe si rjedhojë shteti dhe kisha Greke i therën, i vranë, i dëbuan nga vendlindja.

Autorëve, të prezantuar me anë të shkrimeve, duke na dhënë mundësinë për t’u njohur me mendimet e konkludimet e tyre, u shpreh mirënjohjen time, qoftë dhe atyre që mundohen për të kundërtën. Mbasi u njohëm me shkrimet e disa prej tyre kuptuam sa të varfěr janë me argumentat, madje arrin deri atje sa nuk dinë se ç'farë të thonë, por mjaftohen me kamuflimet duke thënë se:      

"Ne grekët jemi zëmërgjerë, harrojmë shpejt, bëhemi si kalamajtë..”, ose "çamët janë otomanë në  thelb"', "Ata janë vrasës dhe shejtanë budallenj" etj. etj, shprehje që nuk tregojnë asgjë, por thellë flasin të kundërtën.

Sot mbas 82 viteve vërtetohet se sa harrojnë grekët, si me gjëndjen e Ligjit të luftës, apo me veton ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kuptohet ata duan të mbulojnë krimet e paraardhësve të tyre që e kanë damkosur shtetin dhe kishën Greke me "Turpin më të madh të kohës".

Do të vijë dita që krimet do të gjykohen. Historikisht kështu ka ndodhur!.

Gjithashtu falënderoj Prof. dok. Resmi Osmanin, i cili jo vetëm si mik e shok i vjetër, por dhe si një ish fëmi çam që mbeti jetim, se baba Taipin ia vranë grekët, bashkë me të kthyerit e tjerë (Dhjetor- Shkurt 1944 "45); poetin, shkrimtarin e studiuesin Namik Selmani; shkrimtarin, poetin Arben Iliazi, tẽ cilët me sugjerimet e tyre më ndihmuan në performancën dhe rritjen e vlerave të botimit të librit “Amanti Çam” nga ku është shkëputur ky fragment. E quaj privilegj që emrat e këtyre patriotëve janë prezent në "Amaneti Çam".

Së fundi shprehem se do të isha i qetë në ndërgjegjen time nëse kam aritur nëpërmjet shkrimit të këtij Libri, të kem nxjerre në dritë jeshile të vërtetën e madhe, të ngjarjeve të kobshme të kryer nga shpirtzinjtë, nga harbutëria e kusarët; sjelljen arrogante dhe brutale shtetërore ndaj pakicave; me faktet reale dhe të vërteta. Dëshiroj të kem aritur të kuptohen kasaphanat e masakrat çnjerëzore që ushtruan ekstremo- nacionalistët e racistët etno-fetar me genocidin shtetëror dhe kishtar Grek, ndaj banorëve islamë të Çamërisë. Gjithashtu dëshiroj që analizat e argumentet e sjella në librin Amaneti Çam të shërbejnë për perdorimin e tyre nga Institucionet e drejtësisë Shqiptare dhe Ndërkombëtare, për të realizuar "Akt-Akuzën kundër genocidit grek"; të jetë i vlefshëm si dokument i rëndësishëm dëshmues në Gjyqin e Madh: “Në mbrojtje të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut"

Unë akuzoj, mbasi jam një nga ata fëmijë që kam parë me sytë e mi tmerret e asaj kasaphane, kam jetuar vuajtjet e vazhdueshme që na shkaktoi genocidi. Njoha pasojat e shpërnguljes me dhunë. Jetova mohimet, shkeljet e të drejtave dhe liritë themelore të njerëzimit të shkaktuara nga "Ekstremo- Nacionalizmi dhe racizmi etno- fetar"Grek”.

 

Tiranë, më 23/11/2010

Fahri DAHRI - AmanetI ÇAM

 fq. 308-311

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page